Author: Rilinda

Nga Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë shprehen të kënaqur me vendimin për harmonizim të pensioneve, me rritjen e harxhimeve për jetesë dhe rikujtojnë se presin pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni. ‘Qeveria e re tregoi se kujdeset për qytetarët e saj. Me kthimin në zbatim të nenit 37 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, pra harmonizimi ligjor i pensioneve, krijohen kushte për ndjekjen e rritjes së harxhimeve dhe ngritjes së pagave, gjë që krijon barazi ndërmjet pensionistëve si dhe sigurinë e tyre sociale. Për vitin 2017 do të marrin 2160…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Mbrëmë KSHZ mbajti mbledhje ku në rend dite ishin disa pika si informata dhe konkluzione në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në rend dite ishte raporti për verifikimin e gjendjes në listën zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 15 tetor, ndërsa u debatua edhe propozim-ftesë publike për qytetarët për kryerje të kontrollit publik të listës zgjedhore dhe propozim-konkluzë për vlefshmërinë dhe përdorimin e mostrave për organizimin e zgjedhjeve lokale. Edhe vendimi për hapjen e zyrave të KSHZ-së në bazat e njësive për…

Lexo më Shumë

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit Koritë të Gostivarit, speleologë kanë gjetur eshtra njeriu, pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sendet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë, pas së cilës do të dihet nga cila kohë janë ato dhe si janë gjetur në atë shpellë. Sipas Ministria për Punë të Brendshme gjetja e speleologëve është paraqitur më 18 gusht, në orët e pasdites. Nga MPB-ja informojnë se kryetari i klubit të speleologëve ‘Korabi’ ka paraqitur se ditën paraprake derisa kanë bërë hulumtime…

Lexo më Shumë

Forumi i gruas së partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) shpreh kënaqësinë për Vendimin e Qeverisë me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e punës me dy ndërrime në çerdhet e fëmijëve. Me këtë Vendim realizohet një ideal shumëvjeçar i Forumit të gruas së RDM-së në drejtim të sigurimit të baraspeshës ndërmjet jetës private dhe profesionale të grave dhe përparimin e barazisë gjinore. Puna me dy ndërrime e çerdheve do të mundësojë kyçje më të madhe të grave në tregun e punës dhe përforcimin e tyre ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët, as nuk do ndërtohen banesa dhe kampe për ta, madje nuk është paraparë buxhet për atë gjë, opozita vetëm shpërndanë frikë tek qytetarët, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë. “Opozita mundohet që të ndjellë frikë te qytetarët lidhur me strategjinë për integrim të emigrantëve dhe të huajve 2017-2027, e që është vazhdim i strategjisë 2009-2015 me të njejtin titull, të cilën strategji e ka miratuar vetë VMRO-ja”, thekson mes tjerash ministrja Carovska. Për interpelancën e parashtruar për punën e saj nga…

Lexo më Shumë

Djegia e deponisë së Tetovës nga persona ende të pa identifikuar për policinë, por me indicie dhe qëllime politike tashmë është e qartë. VMRO-DPMNE ishte subjekti i parë i cili tentoi të përfitonte pikë politike nga ky rast. Të parët të cilët dolën me prononcim për media ishin pikërisht VMRO-DPMNE, ata menjëherë organizuan protesta kundër numrit 1 të Komunës së Tetovës Teuta Arifit. Është për tu habitur fakti se, ata që sot zhvillojnë një protestë tërrësisht politike deri dje ishin pjesë e qeverisjes barbare e cila luftonte Tetovarët përmes Kombinatit Jugohrom, dhe të njejtë nuk panë kurrë të arsyeshme të…

Lexo më Shumë

Me punësimet e para nga Qeveria e re ka përfituar edhe gruaja e drejtorit të televizionit “Telma”, Atanas Kirovski . Bëhet fjalë për Lidija Kirovskën, që është punësuar në Ministrinë e Kulturës. Ajo është punësuar në kabinetin e ministrit Robert Allagjozovski, duke qenë pjesë e stafit të ngushtë bashkëpunues. Me fillimin e punësimeve të reja, janë shpërblyer me vende pune nga ana e LSDM shumë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përkrahës të kësaj partie. Ndër këta të punësuar në cilësinë e ekspertëve sipas portaleve maqedonase përfituan me vend pune: Zoran Bojarovski, Bojan Mariçiq, Dane Taleski, Petrit Saraçini, Petar Arsovski,…

Lexo më Shumë

Gjykimet kundër kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov janë dëshmitë e para institucionale të vërtetuara për qeverisjen dhjetë vjeçare të korruptuar, kriminale dhe dëmtuese të VMRO-DPMNE-së në çdo nivel të pushtetit. Kështu vlerësoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së sotme, përcjell Almakos. VMRO-DPMNE ka tashmë dy kryetarë komunash të cilët janë të gjykuar për qeverisje të pamatur dhe të papërgjegjshme, edhe një kryetar tjetër, Vlladimir Talevski është i dyshuar në një rast të Prokurorsië Speciale Publike për krim të bërë që kap vlerën e 360.000 eurove, para të qytetarëve. Pas saj, logjikisht shtrohet pyetja: Edhe sa…

Lexo më Shumë

Absorbimi i IPA fondeve në Maqedoni dukshëm mund të përmirësohet, theksuan në takimin e sotëm zëvemdëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe udhëheqësi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane i Qeverisë së Maqedonisë. Osmani informoi Bertolinin për progresin në realizimin e sfidave të projekteve infrastrukturore dhe projekte tjera. Bashkëbiseduesit u dakorduan t’ju përkushtohen veçmas projekteve urgjente, dhe përmes shkëmbimit të rregullt të të dhënave të bëjnë përpjekje maksimale për realizimin e këtyre projekteve në afatet e parapara. Osmani paraqiti edhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet si IPA koordinator, por…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri për çëshjtje evropiane Bujar Osmani përmes një video prezantimi të publikuar nga vendi ku duhet të hapet pika kufitare Bellanoc-Stançiç ka sqaruar të gjitha detajet për këtë pikë kufitare. Osmani ka thënë se hapja e kalimit kufitar Ballanoc Stançiç është simbol i integrimit rajonal e veçanërisht integrimit të shqiptarëve në Ballkan. Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë të zëvendës kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Arbër Xhaferi, së bashku me disa individë të cilët e përkrahnin, me ndihmën e krerëve të atëhershëm të UDB-së, formoi PDSH-në me të vetmin qëllim që ta përçajnë subjektin politik shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Shpërfillja e vrazhdë e VMRO-së ndaj votës së lirë të shqiptarëve me të drejtë ka indinjuar jo vetëm intelektualët por edhe të gjithë popullin dhe votuesit shqiptarë. Ne që kemi qenë në jetën politike pas viteve 90, përveç dokumenteve, na vjen në ndihmë edhe kujtesa në lidhje me veprimtarinë e Arbër Xhaferit i cili erdhi në politikë te shqiptarët në Maqedoni me qëllime të papastërta,…

Lexo më Shumë