Diplomatët grek me shqetësim i ndjekin ngjarjet në Ballkan pasi Serbia i tërhoqi tërë personelin nga Ambasada e saj në Shkup dhe e akuzoi Maqedoninë për “aktivitete ofensive” në zemërimin e dukshëm për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjin e saj me Kosovën, shkruan botimi elektronik i gazetës greke “Katimerini”. Gazeta thekson se kontesti vjen pasi Shkupi ka filluar sërish të përpiqet ta ringjallë kandidaturën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO, pas periudhës të jostabilitetit politik në vend. “Kryeministri Zoran Zaev formoi qeveri të koalicionit në qershor pothuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Greqia insiston në atë që…
Author: Rilinda
Me rebalansin e buxhetit Qeveria e udhëhequr nga LSDM i shkurtoi mjetet financiare për reprezentacionet e parashikuara, drekat e luksit dhe udhëtimet zyrtare të funksionerëve, reklamat milionëshe dhe kampanjat e shtrejta për reklamimin e Qeverisë, si dhe shpenzime tjera joproduktive të projektuara në buxhetin e vitit 2017 nga qeverisja e kaluar dëmtuese e VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë direkt u liruan paratë me të cilat shteti do t’i ndihmojë firmat të paguajnë pagë minimale prej 12.000 denarëve njejtë për të gjithë punëtorët, duke përfshirë edhe punëtorët e industrisë së tekstilit dhe lëkurës. Rritja e pagës minimale në 12.000 denarë për të…
“Shpërndarja e lajmeve të rrejshme në mënyrë histerike dhe të pabazuar nga ana e VMRO-DPMNE-së e vërteton frikën e tyre nga përgjegjësia që i ndjek për paratë e qytetarëve të shpenzuara në mënyrë jo-transparente, për provizionet milionëshe dhe tenderët kriminal të bërë në dëm të qytetarëve dhe buxhetit të R. së Maqedonisë si dhe për huamarrjen më të pa kontrolluar që u është bërë qytetarëve në 11 vitet e kaluara”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, të pabazuara dhe të rrejshme janë akuzat e VMRO-DPMNE për gjoja shpenzimet nga rezervat devizore. Bëhet fjalë për praktikë…
Maqedonia të mos grumbullojë mbeturina elektronike, të konsumuara, veçmë skenerë të përdorur, printerë, fotokopjues, pajisje për arkivim dhe ndjekjen e dokumenteve, gjithashtu të përdorur, nga vendet e Evropës Perëndimore, por të importojë të reja, pajisje bashkëkohore që do të thotë mbrojtje e mjedisit të jetesës dhe kursim të energjisë, porosit Grupacioni i provajderëve të zgjidhjeve digjitale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Grupacioni, i formuar javën e kaluar, sot në konferencë për shtyp kërkoi ndryshime të zgjidhjeve ligjore të cilat e rregullojnë këtë fushë në drejtim të zbatimit më kufizues dhe kontroll të makinave të vjetra. “Në tregun e Maqedonisë ka…
Çmimi i EUROSUPER BS – 95 dhe eurodizeli mbetet i njëjtë, ndërsa EUROSUPER BS – 89 rritet për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në pajtim me vendimin e ri, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62 denarë për litër, ndërsa i dizelit 48 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 64 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri zvogëlohet për 0,50 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 HC zvogëlohet për 9,204 denarë për kilogram dhe ai do të blihet me çmim prej 23,993 denarë për kilogram. Komisioni Rregullator…
Sot në orën 18 banorët e “Debar Maallo” me moton “Na i ktheni trotuaret” do të pretestojnë para Ministrisë së Kulturës, ndërsa organizator është shoqata “Në mbrojtje të Debar Maallo”, përcjell Telgrafi. Për problemin me trotuaret e bllokuara dhe hapësirat për parking nga shoqata me muaj kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Të enjten si pasojë e mungesës së trotuareve pësojë një grua në rrugën “Antonie Grubishiq”, e cila u shtyp për vdekje nga një furgon. Komuna Qendër dhe Bashkia e Shkupit deri tani nuk janë deklaruar për këtë rast. Ata…
Organizata Eco Guerilla njofton qytetarët e Tetovës se në vazhdën e luftës për ajër më të pastër në Tetovë dhe rrethinën e Pollogut, sot(e hënën) në ora 12.00 organizon një protestë kundër në Deponisë së Egër në Tetovë. Protesta “MBROHU ose HELMOHU” do të mbahet tek lokacioni DEPONIA E EGËR, në Tetovë. “Të nderuar qytetarë, të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: “Ajër të pastër!” dhe “Mbrohu ose helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka!”. Protesta do të zhvillohet te deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa…
Aktivistja e njohur për të drejtat e personave që gjenden në burgjet e Maqedonisë, Meri Nikollova, mbreme vone ka shkruar se në burgun e Idrizovës eshte “zhvilluar luftë e vërtetë mes policisë dhe një grupi të perosnave të arrestuar të cilët janë arratisur”. Sipas Nikolloves, me kete rast jane degjuar të shtëna të shumta nga armë zjarri. Ndryshe Nikollova gjatë tërë kohës është në kontakt me të burgosurit në burgjet e Maqedonisë. Drejtori i Burgut, Qerim Mahmuti, në një deklaratë, demantoi se bëhet fjalë për përpjekje për arrati dhe se gjendja në Burg është nën kontroll. Dy personat po kërkohen.…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Shkollës për liderë të rinj, që me nismën e tij për të tetën herë me radhë do të mbahet në Ohër, prej datës 21 deri më 31 gusht. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në hapjen solemne janë paraparë edhe fjalime të dr. Stefan Vodeniçarov, ish kryetar i Akdemisë së Shkencave Bullgare, të dr. Sani Shener, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i “TAV Aeroporte”, të Shtefan Peter, kryetar i Këshillit Drejtues të “EVN Maqedoni”, të dr. David Pan, dekan i Kolexhit Shvarcman pranë Universitetit Çingua, të…
Pas mbarimit të procedurave dhe përzgjedhjes së kompanisë e cila do të kryejë punët rreth pastrimit të deponisë në Tetovë, ashtu si edhe u paralajmërua nesër fillon pastrimi i deponisë në hyrje të qytet. Sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 m3 mbeturina komunale dhe inerte të cilat do të transportohen në deponitë rajonale. Vetë procesi i pastrimit pritet të zgjasë 2 deri 3 javë, ku më pas do të bëhet edhe shtrimi i truallit të mirë dhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqeje e cila për më shumë se 15 vite luan rolin e një pike të pastandardizuar për…
Idriz Zeqiraj Publicisti i njohur, Idriz Zeqiraj, përmes një shkrimi autorial, ka shkruar në lidhje me emërtimin e autostradës më të re në Kosovë me emrin e “Arbër Xhaferi”.Prova konkrete e faktike është se Arbër Xhaferi, në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë e hafije, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit. Duke qenë agjent i maqedonëve, ai, lehtësisht, arriti kthimin e të vetmit tren, i cili, në mes të refugjateve…. Komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan…
Analisti dhe profesori universitar, Arsim Sinani ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kryetares së Komunës të Tetovës, Teuta Arifi. Sinani i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Tetovës thekson se kryetara aktule e ka shkatërruar qytetin universitar. “Erdhën me tym e kokëlartë si çlirimtar, po ikin me tym e kokëulur si çifligar. Fundi u erdhi, Tetova nën tym, turp Teuta Arifi, turp BDI, turp edhe për ata që ia vunë flakën Tetovës”, është shprehur Sinani. Qytetarët e Tetovës ngjajnë sikur të jenë të dënuar të jetojnë nën një ambient me ajër të ndotur. Ishte fillimisht…

