Organizata Eco Guerilla njofton qytetarët e Tetovës se në vazhdën e luftës për ajër më të pastër në Tetovë dhe rrethinën e Pollogut, sot(e hënën) në ora 12.00 organizon një protestë kundër në Deponisë së Egër në Tetovë.
Protesta “MBROHU ose HELMOHU” do të mbahet tek lokacioni DEPONIA E EGËR, në Tetovë.
“Të nderuar qytetarë, të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: “Ajër të pastër!” dhe “Mbrohu ose helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka!”. Protesta do të zhvillohet te deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e “Kthejnë ajrin e pastër”. Është për shëndetin, është për jetën!”, thuhet në njoftin e “Eco Guerilla”-s.
Eco Guerilla distancohet nga çfarëdo individi ose grupimi që mund të ketë tendenca që këtë protestë ta keqpërdor për të arritur qëllime parazgjedhore, për pozicionime brendapartiake, ndërpartiake ose konflikte të biznes interesave të dyshimta.

