Aktivistja e njohur për të drejtat e personave që gjenden në burgjet e Maqedonisë, Meri Nikollova, mbreme vone ka shkruar se në burgun e Idrizovës eshte “zhvilluar luftë e vërtetë mes policisë dhe një grupi të perosnave të arrestuar të cilët janë arratisur”.
Sipas Nikolloves, me kete rast jane degjuar të shtëna të shumta nga armë zjarri. Ndryshe Nikollova gjatë tërë kohës është në kontakt me të burgosurit në burgjet e Maqedonisë.
Drejtori i Burgut, Qerim Mahmuti, në një deklaratë, demantoi se bëhet fjalë për përpjekje për arrati dhe se gjendja në Burg është nën kontroll. Dy personat po kërkohen.
“Është e saktë se ka pasur gjuajtje. Dy persona nga pjesa e prapme e Burgut, nëpërmjet fushave janë përpjekur që të afrohen te pjesa e burgut të grave. Por, rojet menjëherë kanë intervenuar. Dy personat kanë gjuajtur një plumb në ajër dhe askush nuk është lënduar. Pas ngjarjes, kryerësit kanë ikur. Nuk bëhet fjalë për arrati dhe gjendja këtu është e qetë”, deklaroi për MKD drejtori i Idrizovës, Mahmuti.

