Rreth 20 makina të prishura të cilat janë lënë në vende publike dhe hapësira të gjelbërta në Tetovë do të largohen gjatë ditëve të ardshme, në një aksion të përbashkët që ka filluar ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë së bashku me komunën. Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksioni është në kuadër të përgatitjeve të planifikuara para fillimit të vitit shkollor dhe aktiviteteve të SPB për siguri dhe rend më të madh në komunikacion. Gjatë periudhës së kaluar makinat së pari janë zhvendosur dhe u janë ngjitur njoftime me afat për largimin e tyre…
Author: Rilinda
Në një shkrim të sajin gazeta gjermane “Handelsbalt” ka analizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet e mundshme që kjo pjesë e rajonit të largohet përfundimisht nga influenca perëndimore. Duke ju referuar një prononcimi për gazetën të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, siç transmeton Syri.net, paralajmërohet se ndikimi në rritje i Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe i Arabisë Saudite në këtë pjesë të Europës mund të bëjë që BE-ja dhe SHBA të humbasin kontrollin mbi këto vende si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje- Hecegovina dhe Maqedonia. Në funksion të parandalimit të kësaj që po ndodh, kryediplomati…
Vendosja e asistentëve personal për personat me aftësi të kufizuara, realizimi i të drejtës së kujdesit për të tjerët, verbëri ose shurdhësi pa dallim të të ardhurave, kujdes për të tjerët të marrin edhe personat me aftësi mesatare, heqje e mendimit të konsiliumit për kujdes për të tjerët, kompensim për orar të shkurtuar të punës, ndërsa fëmijët me aftësi të kufizuara edhe pas moshës 26 vjeçare dhe vazhdim i detyrës zyrtare të shtesës së veçantë për fëmijë me diagnozë të përhershme janë risitë që i parashikojnë ndryshimet në ligjet për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve në të cilat punon Ministria…
Revista e njohur botërore Global Banking & Finance Review, Halkbank AD Skopje i dha çmimin për „Bankën më të mirë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Maqedoni për vitin 2017 “. Global Banking & Finance Review është revistë e famshme onlajn dhe e shkruar e që është themeluar si rezultat i nevojës së shtuar për informim objektiv dhe sigurimin e lajmeve informative cilësore, të pavarura dhe në kohë në kuadër të komunitetit financiar. Bashkëpunëtorët me përvojë të kësaj reviste e sigurojnë këtë cilësi dhe kryejnë analiza të detajuara duke i furnizuar lojtarët e mëdhenj dhe figurat kyçe me…
Shtypi gjermanofolës për tendosjet në raportet mes Beogradit dhe Shkupit. “Serbia ka ashpërsuar raportet me Maqedoninë”, transmeton DW. “Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke iu referuar shkrimit të agjensisë së lajmeve DPA. Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se “shkaku i tërheqjes është veprimi shumë agresiv i shërbimeve kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë”, por ai nuk ka bërë të ditura detajet e këtij veprimit. Media maqedonase spekulon për shkaqet e tërheqjes së…
Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka të bëjë me rritjen e kreditimit të amvisërive. Te kreditimi korporativ është shënuar ulje. Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se kreditë e amvisërive kanë rritje mujore prej 0,8 për qind, ndërsa 9,8 për qind në nivel vjetor, me ç’rast pjesa më e madhe e rritjes ka të bëjë me rritjen e plasmanit të denarit. Midis kredive të lejuara, kreditë konsumatore kanë shënuar rritje mujore prej 1,1 për qind, ndërsa ato banesore prej 0,5 për qind. Rritja vjetore te kreditë konsumatore…
Shkup, 21 gusht 2017 – Javën e kaluar në Gostivar dhe në Tetovë, Lëviz me gisht i vuri në lëvizje qytetarët duke i rikujtuar për përgjegjësinë e tyre për sigurinë dhe rendin në komunikacion. Aksioni i pazakontë guerilë qëllimi i të cilit ishte të ndikojë në ngritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së kulturës në komunikacion, nxiti reagime shumë pozitive te qytetarët. Të nxitur nga ankesat dhe komentet e shumta qytetare për vënien e rendit në komunikacion për shkak të parkimit të parregullt të automjeteve në këto qytete, Lëviz me gisht, në mënyrë kreative u sugjeroi vozitësve të pandërgjegjshëm për…
Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, i cili parasheh kritere më të ashpra për importimin e ilaçeve. Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit është konstatuar se etiketa që gjendet në paketimin e jashtëm të ilaçit ka të dhëna të pamjaftueshme për përdorimin e ilaçit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Paralajmërimet për përgatitjen e propozim-ligjit janë dorëzuar në Regjistrin e vetëm elektronik nacional në të cilin mund të dorëzohen mendime me shkrim, vërejtje dhe sugjerime.
VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese akuzoi se Qeveria e LSDM-së nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve dhe vetëm ka arritur ta fusë në borxh shtetin. Në kumtesë theksohet se ministri i Financave çdo ditë shpall ankande të letrave shtetërore me vlerë, ndërsa qytetarët nuk kanë kurrfarë benefiti nga kjo. “Qytetarët nga kjo qeveri për më pak se 3 muaj nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Ministri i Financave Tevdovski deri më tani e ka fut në borxh Maqedoninë me 334 milionë euro, në bazë të parave të tërhequra nga rezervat devizore dhe letrat e dhëna me vlerë.…
Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin për deputetët dhe të sjell kodeks për etikë të deputetëve për shkak të siç thonë, tejkalimin e problemeve me pagesën joreale të harxhimeve për rrugë. Në kumtesën e sotme këto dy organizata qytetare shprehin pakënaqësi për shkak të injorimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion, që kanë të bëjnë praktikën e vendosur nga deputetët për fitimin e mjeteve financiare gjatë shfrytëzimit të makinave private për qëllim zyrtare dhe harxhime të rrugës. “Për këtë arsye i bëjmë thirrje Kuvendit të Maqedonisë të bëj ndryshine në…
LSDM sot përmes një kumtese ka reaguar në lidhe me informacionet se të punësuarit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) ju kanë mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim. Nga LSDM thonë se mbaroi koha e të privilegjuarve dhe mosrespektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave. Nga partia në pushtet theksojnë se rasti me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, për shkak të mospagesës së tatimit dhe…
Nëse bien në plus/minus, subvencionet bujqësore nuk kanë efekt, por nëse i analizojmë sipas degëve ose aktiviteteve, diku edhe kanë. Megjithatë, fakt është se rendimenti nuk është rritur, fondi i bagëtive nuk është në rritje dhe për fat të keq, nuk është arritur as aspekti social, konsideron profesori Jovan Azhderski nga Fakulteti për shkenca dhe ushqim bujqësor (FSHSHB). Azhderski, i cili e kryeson ekipin shkencor, kohë më parë të formuar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në një intervistë për MIA-n përveç për subvencionet, flet edhe për strukturën e bujqësisë së Maqedonisë, për prioritetet për…

