Author: Rilinda

Ministri i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski, prej sot deri më 26 gusht do të marrë pjesë në “Forumin e 12-të për agro-tregti dhe bashkëpunim ekonomik midis vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës”, që sivjet mbahet në Bërdo afër Kranjës, Slloveni. Forumi siç njoftojnë nga Ministria dikasteriale është në kuadër të edicionit të 55-të të Panairit për ushqim dhe bujqësi “AGRA FAIR 2017″ që mbahet në Radgonën e Epërme, Slloveni. Si eveniment kryesor që sivjet do ta shënojnë panairin është pikërisht takimi zyrtar në kudër të forumit dhe të iniciativës “16+1″ midis vendeve…

Lexo më Shumë

Emigrantët janë më së shumti të mirëseardhur në Islandë dhe në Zelandën e Re, ndërsa më pak në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi, tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga “Galup” të cilën e transmeton gazeta britanike “Indipendenet”. Gazeta thekson se shumica e vendeve të cilat janë mes dhjetë të ranguara më keq, gjenden në “rutën ballkanike” nëpër të cilën kalonin emigrantët në rrugën nga Greqia drejtë Gjermanisë. Sipas hulumtimit, Maqedonia në listë gjendet në vendin e e fundit të 138-të. Të anketuarve u është shtruar pyetja – nëse është mirë ose keq që emigrantët të jetojnë në…

Lexo më Shumë

Instituti ZIP si nismëtarë dhe organizues edhe sivjet do të promovojë për një muaj rresht rrushin e Bojanës të Shkupit, manifestimi do të mbahet më datë 8 shtator 2017, në Qendrën e Bojanës dhe do të fillojë nga ora 13:30. Pas suksesit të vitit të kaluar, dhe jehonës pozitive që ngjalli ky manifestim në opinionin e gjërë, sivjet këtë festival e mendojmë më të madhë dhe më përmbajtësorë. Tanimë përveç promovimit të rrushit, ky manifestim paraqet pikëtakimin e vetëm të bujqëve me bizneset e mesme, mërgimtarëve dhe vendasve, traditës dhe kulturës, thuhet në informimin e ZIP Institutit.

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e përkrah vendimin e Qeverisë për të anuluar përkohësisht reklamat qeveritare në të gjitha mediat me çka, siç thonë ata, do të ndërpritet lidhja korruptive mes pushtetit dhe mediave. “Ndërpritja e reklamave do t’i çlirojë mediat prej varësisë financiare nga qeveria, e cila në periudhën e kaluar u bë një ndër reklamuesve më të mëdha në mediat. Me atë, ajo i shndërroi mediat në makineri propagandistike dhe pengonte çdo kritikë publike. Besojmë se pa reklama qeveritare do të formohet treg normal i mediave, i cili do të sigurojë liri më të madhe financiare dhe profesionale…

Lexo më Shumë

Nutricionistja Cveta Dineva thotë se Maqedonia ka bërë hapa pioniere në edukimin e rëndësisë të një dietë të shëndetshme te një pjesë e mirë e popullatës, por te parashkollorët dhe institucionet shkollore ende nuk ka një zgjidhje konkrete për të futur ushqim të shëndetshëm për nxënësit. Ushqimi që konsumohet në vend se i freskët, thotë se sërbehet ushqimi i shpejtë, sanduiçe dhe prodhime plotë me sheqerna, yndyrna dhe pijet e gazuara me shumë sheqer. ”BE jep mjete të dedikuara për ushqim të freskët, më herët edhe në vendet tjera, me gjasë te vendet më të varfëra të BE-së si Portugalia,…

Lexo më Shumë

Qendra për hulumtim të parahistorisë (QHP) e organizon kursin “Zhytje shkencore evropiane” në Liqenin e Ohrit në suaza të së cilës do të bëhet trajnim i arkeologëve prej më shumë vendeve evropiane përmes mësimit të teknikave dhe metodave të avancuara nënujore të hulumtimeve arkeologjike. Në fund të kursit të udhëhequr prej instruktorëve gjermanë, pjesëmarrësit do të testohen nga Komisioni për hulumtime nënujore evropiane, me çka do të fitojnë licencën më prestigjioze në këtë sferë shkencore. Krahas Qendrës për hulumtime të parahistorisë, në realizimin e kursit marrin pjesë edhe Enti dhe muzeu – Ohër, Kapitenia e portit – Ohër dhe klubi…

Lexo më Shumë

Kabineti i kryetarit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shpallur konkurs për punësimin e dy këshilltarëve të veçantë, nga sfera e politikës së jashtme dhe nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas kritereve, këshilltarët duhet të kenë më së paku 10 vite përvojë në legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. Poashtu duhet të kenë përvojë në organizatat OJQ dhe të njohin së paku njërën nga tre gjuhët më të folura në botë. Ivanov tani për tani ka shtatë këshilltarë.

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur procedurë për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për planifikim hapësinor, Ljupço Georgievski, i cili u emërua në kohën e OBRM-PDUKM-së, ndërsa është njëri nga të shkarkuarit pas ndërrimit të pushtetit. Vendimi për t’u shqyrtuar shkarkimi është ngritur me kërkesë të tij, në të cilën thotë se është shkarkuar joligjërisht nga ky pozicion pasi vendimi është sjellur më 6 gusht, dita e njëjtë kur janë nënshkruar zgjedhjet lokale, që sipas ligjit është e ndaluar pasi të nënshkruhen zgjedhjet të ketë ndryshime kadrovike në institucionet shtetërore. Anëtarët e Komisionit për…

Lexo më Shumë

Projekt: Urbanizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën industriale në Vizbeg. Përshkrimi i projektit: Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe Komunën e Butelit do të punojmë në urbanizimin dhe zgjidhjen e përhershme të infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe komunale në zonën industriale Vizbeg. me realizmin e këtij projekti do të zgjidhen nevojat infrastrukturore të një numri të madh të kompanive të vogla dhe të mesme të cilat punojnë në zonën industriale të Vizbeg. Buxheti: 2 milion euro (afati 2017-2018) ARSYETIM: Ky projekt është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së “E verifikuar” (2014-2018), pjesa Projekte të tjera – Infrastruktura komunale, shkruan…

Lexo më Shumë

Në pajtim me detyrimet ligjore Bashkia e Shkupit ka siguruar pllakata për reklamim pa pagesë në disa lokacione të veçanta gjatë zgjedhjeve lokale. Për marrjen e të drejtës për shfrytëzimin e vendeve për ngjitjen e posterave, reklamave zgjedhore, organizatorët e fushatës duhet të dorëzojnë kërkesë në administratën e Bashkisë së Shkupit – sektorin për punë komunale, më së voni deri në fillimin e fushatës zgjedhore (25 shtator), përcjell Telegrafi Maqedoni. Rendi i paraqitjes së posterave në pllakata do të përcaktohet me short, i cili do të mbahet më 25 shtator në orën 11 në Bashkinë e Shkupit. Bashkia e Shkupit…

Lexo më Shumë

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, dje përsëri i ka bërë thirrje Maqedonisë të ndalojë me përhapjen e irredentizmit, me çka sipas tij, pengon rrugën evropiane,. Pavlopoulos dje pranoi ekipin hendbollistik të femrave greke (kadete), të cilat në fillim të këtij muaji u larguan nga ndeshje me reprezentacionin e Maqedonisë në kuadër të kampionatit evropian, pasi në fanellat e reprezentacionit të Maqedonisë ishte i shkruar emri “Maqedonia”. Ai gjatë pranimit të ekipit të vajzave, uroi hendbollistet të cilat sipasa tij, kanë mbrojtur atdheun dhe sportin. “Shpirti i vërtetë sportiv nuk është i përafërt me falsifikim të tillë të historisë, që në realitet…

Lexo më Shumë

“EMagazin” ka realizuar një anketë me gazetarët e mediumeve të ndryshme, të cilët janë përgjigjur në pyetjet se si e vlerësojnë qasjen, shpejtësinë dhe cilësinë e informacioneve që kërkojnë nga zëdhënësit e ri të ministrive, qeverisë, komunave dhe institucioneve tjera shtetërore. Në përgjithësi gazetarët për momentin janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me zëdhënësin e qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke theksuar se deri tani është i shpejtë në dhënien e informacioneve, ndërsa disa gazetarë thonë se Boshnjakovski tenton ta paraqesë qëndrimin e tij personal, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gazetarët në përgjithësi janë të kënaqur edhe me zëdhënësit të cilënt vijnë nga…

Lexo më Shumë