Author: Rilinda

Gazetarja e TV Telma, Jasmina Anevska është shpërblyer me një vend pune në ELEM, ku rrogat janë tejet të majme. Sipas portalit Alo.mk, ajo është gazetarja e shpërblyer e radhës, e cila ka zënë një pozicion të mirë duke qenë pjesë e sektorit të PR në ndërmarrjen gjigante të energjetikës. Ajo më parë ishte planifikuar që të jetë zëdhënëse e Qeverisë, por në vendin e saj shkoi gazetari i njohur Mile Boshnjakovski. Ditë më parë u shkrua se drejtori i Tv Telma, Atanas Kirovski punësoi gruan e tij në Ministrinë e Kulturës.

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço NIkollovski sot në Slloveni do ta vizitojë Panairin për ushqim dhe bujqësi „AGRA FAIR 2017“ që po mbahet në Gornja Radgona. Ky është edicioni i 55-të të panairit më të rëndësishëm dhe më të madh për ushqim dhe bujqësi në Evropën Qendrore ku pritet të prezantohen më shumë se 1.700 ekspozues nga 30 shtete në botë. Vend partner në edicionin e sivjetëm do të jetë RP e Kinës. Për Republikën e Maqedonisë, si pjesë nga nisma „16+1“është siguruar hapësirë promovuese në panairin prej 9m2, ku Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë…

Lexo më Shumë

Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të ndahet çmimi “Nënë Tereza” për vitin 2017 për arritje të rëndësishme në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitje dhe përparim të mirëkuptimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet personave me përkatësi të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare. Fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror “Nënë Tereza” janë Milivoje Jankovski dhe Doc.dr. Venera Kerliu-Hanxhiski.

Lexo më Shumë

Nga Xhevdet Pozhari Para se të filloni leximin e këtij shkrimit, ju lutem parasysh që nëse nuk i parapëlqeni tekstet më të gjata, keni zgjedhur të lëshoheni në shpejtësinë e zhvillimeve të cilat i sjell avancimi i hovshem i teknologjisë, atëherë më mire ta ndërprisni! Ngaqë autori i këtij teksti ka zgjedhur që kalimthi, me aq sa i ndihmon kujtesa, të bëjë një shëtitje të shpejtë me ju në kalendarin jetësor, kalendar ku më bindshëm janë skalitur ditët e dhembjes, mallit e shumë pak ato të çasteve të lumtura të cilat mbesin si kurorë e stolisur me margaritare. Linda në…

Lexo më Shumë

Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror ‘Nënë Tereza’ nesë do ta ndajë çmimin ‘Nënë Tereza’ për vitin 2017 në Sallën zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë, në ora 12:00. Shpërblimi ndahet në veçanti për fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe nxitje, avancim të kuptimit reciprok dhe zhvillim të bashkëpunimit, ashtu si ndërmjet njerëzve, ashtu edhe njerëzve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe konfeksioneve fetare. Çmimi shtetëror ‘Nënë Tereza’, për arritje veçanërisht të rëndësishme në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitje, avancim të kuptimit reciprok dhe zhvillim të bashkëpunimit, ashtu si ndërmjet njerëzve, ashtu edhe njerëzve të komuniteteve…

Lexo më Shumë

Avancimi i bashkëpunimit në pjesën e migrimit, antikorrupsionit dhe parandalimit të rrjedhave të paligjshme financiare, ishin temat për të cilat sot biseduan ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe të Hungarisë Oliver Spasovski dhe Sando Pinter. Spasovski në takimin në Budapest, siç informoi MPB, në atë drejtim ka propozuar të nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim policor për të cilën është dorëzuar edhe propozim tekst. Ministri hungarez Pinter me kënaqësi e ka pranuar propozimin dhe ka shfaqur shpresë se marrëveshja do të nënshkruhet nga fundi i vitit, me ç’rast do të realizonte edhe vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë. Në takim,…

Lexo më Shumë

Nuk është puna ime, e as e cilitdo politikani tjetër, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me përzgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit. Zaev në konferencë për shtyp kumtoi se nuk ka informacione, e as që ka kërkuar të jetë i informuar për trupin punues pranë Ministrisë së Drejtësisë i cili duhet t’i zbatojë reformat në gjyqësi, transmeton MIA. “Besoj se njerëzit profesionist do t’i bartin në supet e veta reformat. Ne politikanët duhet të jemi pak më larg kësaj, përveç se ta mbajmë drejtimin që qëllimi përfundimtar të jetë…

Lexo më Shumë

Përpjekje të mbrapshta, të errëta dhe duhet kundërshtuar nga të gjithë folësit e denjë të gjuhës shqipe gjithandej ku flitet e shkruhet shqip, nga personalitetet e denja të jetës kulturore, arsimore dhe universitare të shqiptarëve në Maqedoni, e më parë nga të gjithë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Shkruan: Nijazi Muhamedi Me “Ligjin e gjuhëve”, që në fakt është një “Ligj-poshtërimi i shëmtueshëm dhe me aluzion të mbrapshtë ndaj gjuhës shqipe dhe gjithë folësve të saj gjithandej ku flitet e shkruhet shqip, në agjendë të “miratimit” është vënë komedia më e turpshme politiko- gjuhësore për ta luajtur si premierën e…

Lexo më Shumë

Televizioni A1 do të rikthehet përsëri në eterin mediatik. Kështu ka njoftuar Velija Ramkovski, pronar i televizionit, i cili u mbyll në vitin 2010 nga ana e qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Ndërsa Ramkovski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt morën dënim me burg. Në intervistën ekskluzive të ‘Slloboden Peçat’ (e premte 25 gusht), Ramkovski zbulon se bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të cilët së bashku me të morën dënim me burg në Shutkë dhe Idrizovë, si dhe gazetarët e guximshëm të cilët luftuan kundër regjimit, do të kenë 51% nga pronësia e televizionit, ndërsa gazetarët do të kenë…

Lexo më Shumë

Familjarët e tre foshnjeve të vdekura dje në klinikën e Shkupit, demantojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari. Sot nga kjo Ministri dolën me deklaratë se kinse media ka shpekuluar për mungesën e paisjeve në klinikën e Shkupit. Familjarët pyesin ministrin se a është në dijeni se sa lindje ka pasur dje në klinikën e Shkupit. Në bazë të informacioneve në spital gjatë ditës kur ndodhi rasti ka pasur 55 lindje kurse spitali ka gjithsej 18 inkubator. Nga Ministria u tha se klinika e Shkupit i ka kontaktuar prindërit dhe është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të…

Lexo më Shumë

Informatat e fundit në media edhe njëherë vërtetojnë se VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski qëndrojnë pas sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill, dhe sulmeve të përgjakshme që ndodhën atë ditë. Deklaratat e publikuara tregojnë se në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, në kundërshtim me interesat e qytetarëve, struktura të pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, në institucione, kanë lëjuar agjent të huaj për të hyrë në Kuvend. Ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin rezultat i dhunës që për një kohë të gjatë bënte thirrje Nikolla Gruevski, ashtu si edhe provokimet, urrejtja, ndasitë të krijuara nga…

Lexo më Shumë

Qeveria e re në Maqedoni pati premtuar zbardhjen e rasteve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, por deri më tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Xhem Llamallari i njohur si komandant Baruti thekson se LSDM-ja po thirret në koncept qytetar, por se realiteti në terren dëshmon të kundërtën. “Koncept qytetarë: U liruan nga burgu: Zoran Bozhinovski, Velija Ramkovski, Ljube Boshkovski, pritet të lirohen Jovani, Gorani, Tarzani e Hajvani. Kurse Shqiptarët mbeten aty ku i dënoi shovenisti Gruevski, kurse po i mban kryeshovenisti Zoran Zaev. Keq do përfundoni!”, është shprehur Baruti. /Ina

Lexo më Shumë