Deputetët prej nesër do të fillojnë me punë pas pushimit vjetor që e shfrytëzuan prej datës 18 të këtij muaji. Për nesër është planifikuar seancë e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim. Në rend dite janë edhe raportet e punës së DSK-së për vitin 2016 dhe Agjencisë për zbulim. Seanca plenare është planifikuar për 4 shtator, në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për propozimin për shpalljen e konkursit për prokuror të ri publik. Pas shkarkimit të Zvrlevskit, Qeveria më 22 gusht solli përfundim që t’i propozojë Kuvendit të shpallë…
Author: Rilinda
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në korsi kryesisht të lagura. Intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Pas kriminalizimit të skajshëm të Strugës nga Ramiz Merko dhe Zijadin Sela, shumica e subjekteve politike kanë arritur në konstatim se VMRO-DPMNE mund të mposhtet në këtë qytet vetëm me një kandidat konsensual. Kurse anketat e zhvilluara në Strugë, kanë treguar se kandidati që mund të fitojë që në rrethin e parë kundër VMRO-DPMNE-së,është biznesmeni i njohur, Sefer Canovski, shkruan Almakos. Si biznismen i ri dhe shumë i suksesshëm, Canoski gëzon mbështetjen e subjekteve politike shqiptare BDI, LR-PDSH, RDK, si dhe të LSDM-së, kurse me gjasë mund të marrë edhe përkrahje nga Lëvizja Besa. LR PDSH ka gjasa të heqë…
Stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Evropës Juglindore, nga 23-25 gusht të këtij viti, ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Bansko të Bullgarisë. Trajnimi synonte shqyrtimin e rrjedhave aktuale në Universitet, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të standardeve, si në mësimdhënie ashtu edhe në shërbimet administrative dhe kujdesin ndaj studentëve. Anëtarët e menaxhmentit, profesorë dhe udhëheqës të administratës prezantuan qasjet e tyre lidhur me rritjen e cilësisë, duke përcaktuar standardet për performancën akademike dhe administrative, kurse gjatë punës në grupe u realizuan diskutime për standardet e pranueshme bazuar në instrumentet e sigurimit të cilësisë dhe hapat…
Njëqind e nëntëdhjetë kompani në Republikën e Maqedonisë drejtpërdrejtë merren me miniera dhe me këtë rast punësojnë 6.500 persona. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me të gjitha kapacitetet përpunuese ato janë 500 kompani me gjithsej 13.000 të punësuar, kështu që kjo paraqet rreth 9 për qind nga prodhimtaria e përgjithshme në shtet ose 5 për qind nga eksporti i përgjithshëm i shtetit. Vetë numrat tregojnë sa kjo veprimtari është e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë. Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, i cili pati fjalim në shënimin e Ditës së minatorëve – 28 Gusht dhe 38…
Rritje e vranësirave dhe shi lokal i rrëmbyeshëm me bubullima, veçanërisht në pjesën veriperëndimore të vendit pritet prej sot nga fundi i ditës dhe në orët e natës. Nesër në Maqedoni mori do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi lokal. Në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm i përcjell me erë të forcuar dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius. Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, erë të forcuar dhe bubullima. Temperatura…
Kryeministri Zoran Zaev sot e vizitoi Berovën dhe manastirin “Shën Mëria” prej ku të gjithë të krishterëve ua uroi festën dhe iu dëshiroi shëndet, fat, bereqet personal dhe kolektiv. Zaev realizoi takim me qytetarët e Berovës, ndërsa i vizitoi dhe u njoh me prodhuesit e përpunimeve tradicionale artizanale dhe prodhimet ekologjike të ekspozuara në stendat nga panairi “Maleshevia në pëllëmbë”. Ai është për herë të parë në Berovë në këtë festë si kryeministër. “Berova është një prej komunave të mia fqinje dhe shpesh jam këtu me miqtë dhe banorët e Berovës dhe këtu së bashku siç ngjan madhështia e kësaj…
Pas lajmit se për fundjavë uji në Tetovë nuk ka qenë për pijë, sot NPK ”Tetova” ka nxjerrë dokumente të datës së sotshme të cilët tregojnë se ”uji është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.” Në informacionin e shpërndarë nga NPK Tetova thuhet ”Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës…
Në Gostivar dje u realizua takim me kryetarët e Këshillave Vendorë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku kandidati i pritshëm për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka thënë se është “optimist për mbështetjen e qytetarëve pasi që ka mundësi të flet me gjuhën e punëve që ka realizuar”. “Jemi optimist për mbështetjen nga ana e qytetarëve, sepse kemi mundësi të flasim me gjuhën e punëve që kemi realizuar. Situatën e kemi të favorshme dhe krejtësisht ndryshe. Nëse vazhdojmë të jemi më pranë qytetarëve, mund të krijohet mundësia që të…
Struga mbytet nga mbeturinat. Shumë ditë ka pasur edhe tym mbi qytet i cili ka ndotur ajërin e qytetit dhe rrethinës. Iniciativa ”Struganët për Strugën” disa herë kanë protestuar për këtë gjendje duke kërkuar zgjidhje. Edhe pse kanë marrë premtim për pastrimin e deponisë nga Qeveria, e njejta nuk është pastruar ende. Për këtë, në vigjilje të manifestimit ”Mbrëmjet e poezive strugane” aktivistë të iniciativës ”Struganët për Strugën” kanë shpalosur afishen gjigande ku shkruante ”1 mbrëmje poezie, 365 ditë deponie”. Përndryshe, përveç Strugës problem me deponitë kanë edhe shumë qytete shqiptare në Maqedoni.
Gjatë fundjavës në Ohër ndërroi jetë një fëmijë i moshës dyvjeçare i cili, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, del të ketë vdekur nga viroza sezonale. ”Pacientja e mitur, për herë të parë është sjellë në repartin për fëmijë në Ohër, më 25 gusht me simptome të shqetësimit. Pas analizave dhe kontrolleve të bëra, i është dhënë tretman adekuat dhe udhëzim për tretman të mëtutjeshëm. Pastaj, më 26 gusht, në ora 16:40 është bërë edhe një kontroll ku janë vërejtur simptome të ndryshme si dhimbje në bark, vjellje, dhe dehidratim të lehtë. është bërë rehidrimi dhe pacientja ështtë lëshuar në…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron regjistrim të prodhuesve të mjaltit dhe deklarimin e tij të detyrueshëm me numër të qartë të theksuar të analizës së zbatuar për siguri dhe cilësi. Qëllimi i këtij aktiviteti prioritar, siç thotë drejtori i AUV-së Zoran Atanasov, është ngritja e nivelit të sigurisë së konsumatorëve dhe minimizimi i falsifikimit të mjaltit. Regjistrimi, sipas Atanasov, do të mundësojë kontroll konkret në prodhimtari dhe deponimin e tij në programet për kontroll dhe monitorim të AUV-së. Bletarët veçmë kanë hyrë në sistem, AUV-ja i ka evidentuar si rritës të bletëve, por në mënyrë shtesë do të…

