Jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, liria e informimit është e garantuar me Kushtetutë, por megjithatë e vazhdimisht ajo mbetet një çështje shumë e debatueshme. Mediat, e kryesisht punonjësit e tyre, përgjithësisht, për arsye të ndryshme nuk u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre. Trysnia mbi gazetarin sa vjen e shtohet nga politika, politikanët, reklmadhënësit etj. Ndodhia e fundit që nuk e kuptuam nëse duhet qeshur apo qarë nga elita e politikës sonë dhe kuadri i BDI-së ishte Kryetari aktual i komunës së Dibers z.Ruzhdi Lata. Rasti i gazetares sonë D.K është shembulli më eklatant për presionin…
Author: Rilinda
NGSHTOHET RRETHI I FITORES SË REHATSHME PËR TEUTA ARIFIN Personi qe me sukses para ca vitesh drejtoi ndërmarrjen Geo Inxhiniering të Tetovës, kur edhe bashkë me kreun e komunës së Tetovës Hazbi Lika, bënë edhe ndryshimet më të mëdha të qytetit, dhe më pas edhe si drejtues i suksesshëm i Makedonia Pat, tanimë do garoj për dicka më të madhe, për të drejtuar komunën e Tetovës pas zgjedhjeve të tetorit, duke kandiduar kështu, si kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Tetovës. Fjala është për personin Hajrulla Hasanin, një inxhinier i suksesshëm dhe plot kredo në qytetin e Tetovës.…
Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë, Frosina Tashevska Remenski dhe nënkryetarja e LSDM-së, dje ka zhvilluar takim me nënkryetarin e Partisë Demokratike Serbe, Dragan Shutanovac, si dhe me deputetë të Kuvendit të Serbisë, Goran Çiriq, Aleksandra Jerkov, Radosllav Millojçiq dhe Goran Jajiq. Në takim u bisedua për shumë çështje në interes të përmirësimit për bashkëpunim të dy grupeve parlamentare, të cilët vijnë nga famuilja socialdemokrate evropiane. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se përmirësimit i bashkëpunimit rajonal, kultivimi i proceseve demokratike, si dhe këmbimi i përvojave, janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin dhe prosperimin e dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.
Prej nesër pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes nuk do të paguajnë kompensim. Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase. “Kjo do të thotë se në rast kur prej Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive është refuzuar lënda në çfarëdo baze,…
Autoritetet e Prishtinës kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës. Dyshimet janë për organizimin se si është përfshirë grupi dhe kush ka gisht në përgatitjen e skenarit. Prishtina zyrtare ka mëdyshje se 5 persona nga ky grup janë ekzekutuar pasi iu dorëzuan policisë. “Sa i përket çështjes së grupit që është fut në Maqedoni dhe tani veç ka filluar procesi i gjykimit, ministri i Punëve të Brendshëm duhet të raportoj lidhur me këtë çështje, a ka mundur Kosova me parandaluar veprimin e këtij grupi në Maqedoni apo nuk ka mundur”, deklaroi Xhavit Haliti, nënkryetar i…
Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së sotme tregojnë se niveli i investimeve në infrastrukturën e Maqedonisë ishte i ulur në 10 vitet e fundit që sjelli situatë ku vendet rurale mbeten pa kushte për jetë, pa sistem të ujitjes, pa kanalizime fekale dhe atmosferike. Rrugët, si segment i infrastrukturës janë lënë pas dore. “Paaftësia e VMRO-DPMNE-së dhe apetitet kriminale të Nikolla Gruevskit ju kushtuan qytetarëve së paku 100 milion euro, aq sa është dëmi për lëshimet e bëra në autostradat e filluara. Dëmet milionshe nga lëshimet e ndërtimit të autostradave e vërtetojnë keqërdorimin e mjeteve shtetërore për…
Këtë javë do të mësohet nëse firma “Transmet” e biznesmenit të dyshuar për keqpërdorime Sead Koçan do ta fitojë tenderin e ELEM-it për gërmimin e qymyrit me vlerë 6 milionë euro. Nëse vërtetohen parregullsi, marrëveshje me kompaninë nuk do të ketë. Ndërsa nëse hetimet thonë se gjithçka është ligjore atëherë ELEM nuk do të ketë mundësi ta largojë “Transmet” nga marrëveshja, edhe pse dyshohen për falsifikimin e dokumenteve për fitimin e tenderëve. Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, tha se udhëheqësia e mëparshme mund të jep referenca negative ende pa publikuar shpalljen. “Pse më parë udhëheqësia e ELEM kur tanimë…
Qarkullimi i rrugës Mavrovë-Dibër, në rrugën nga fshati Rajçicë për Dibër sot nga ora 13 deri në 17 do të ndërpritet për shkak të asfaltimit, njoftoi LAMM.
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të realizohet seancë e Komitetit të punës për Euro Integrime (KPEI) ku seancën në cilësi të kryetarit, do ta udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani. Tema e takimit do të jetë aktivizim i Komitetit punues për Euro Integrime (KPIE) dhe në përgjithësi vënia e tij në funksion, por me qëllim të përforcimit të sistemit institucional për menaxhim dhe koordinim si dhe zgjidhje më efektiv të çështjeve lidhur me procesin euro- integrues. Në takim, zëvendëskryeministri Osmani do ta prezantojë progresin e zbatimit të pjesës së tretë të Planit 3-6-9.…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me diel ndërsa do të ketë disa periudha të freskëta. Në disa vende mund të bjerë shi. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 6. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 31 gradë Celsius. Nga e enjtja sërish vijon mot stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës.
Edhe pse konsiderohej si njeri i sinqertë, zv/ministri i arsimit Visar Ganiu ka nisur të manipulojë opinionin sapo ka marrë poste të larta në këtë parti. Kështu akuzojnë profesorë nga Universiteti i Tetovës, të cilët demaskojnë paraqitjet e tij lidhur me projekte në UT, për të cilat thonë se nuk janë aspak meritë as e MASH-it, e as e Ganiut. “Opinioni ka nevojë për sqarime lidhur me 2 çështjet e promovuara nga zv ministri për arsim. E para, granti i fituar nga UT në vlerë prej 250 mijë euro është fituar nga Agjencia për mobilitet në bazë të konkurrimit që…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në pajtim me “Planin 3-6-9”, ka përgatitur dhe ka dorëzuar në qeveri raport analizues për gjithë procedurat e ngritura për korrupsion gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Makfaks bëhet fjalë për procedurat për korrupsion në pesë vitet e fundit, evidentimin dhe monitorimin e statusit të personave të zgjedhur në pesë vitet e fundit dhe procedurat për parandalimin e konfliktit të interesave. Anëtarët e Komisionit nuk kanë zbuluar se ç’farë hollësisht përmban raporti. Të dhënat nga ky raport janë dorëzuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

