Mbi 225 milionë euro u janë dhënë 25 investitorëve të huaj, kompani që kanë punësuar 20 mijë persona në dhjetë vitet e kaluara, deri sa qeveria udhëhiqej nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Rreth 90 për qind e këtyre investimeve kanë shkuar në pjesët maqedonase të vendit dhe kanë punësuar maqedonas, që do të thotë se qeveria VMRO-BDI me para të shqiptarëve nga buxheti ka sponzoruar punësimin e Maqedonasve. Këtë sot e deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili para opinionit e kumtoi rezultatin e përmbledhur as deklasifikimit të kontratave të nënshkruara në një rreth të mbyllët dhe të cilat, siç…
Author: Rilinda
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do ta prezantojë studimin shkencor-hulumtues “Eksporti i Maqedonisë”, i përpunuar nga ana e Institutit vjenez për studime ndërkombëtare ekonomike. Në promovim do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev. Studimi, krahas përpunimit të eksportit si segment kryesor në analizat, përfshin shikim më të gjerë të potencialeve dhe mundësive të ekonomisë së Maqedonisë me qëllim që të vërtetohet vendi i vërtetë i sektorit privat në ekonominë e Maqedonisë, në bazë të së cilës nevojitet të krijohet model që do t’i nxitë rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Studimin…
Më shumë se përzgjedhja e kandidatëve dhe programet zgjedhore, partitë politike si ato në pushtet ashtu edhe ato në opozitë po kalkulojnë rreth përkrahjes që mund t’ia japin njëra-tjetrës në rrethin e dytë zgjedhor, por në disa raste që në rrethin e parë do të vërehet se kush më kë do bashkëpunojnë për të fituar komunën. Siç po shkojnë rrjedhat politike, dy partitë më të mëdha në pushtet, LSDM dhe BDI, jozyrtarisht merret vesh se do të bashkëpunojnë qysh në rrethin e parë, me theks të veçantë Shkupin, një synim ky më kryesori i LSDM-së, ku kandidon Petre Shilegov, njëri…
Në Shkup sot do të mbahet ceremonia përfundimtare me rastin e projektit të BE-së “Përgatitje e projekteve dhe dokumentacionit për tender për krijimin e sistemit të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore”. Në ngjarje fjalime do të kenë shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, Jadranka Ivanova shefe e sektorit të BE-së pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Ana Karanfillova-Maznevska, shefe e Sektorit për menaxhim me mbeturina pranë Ministrisë dhe lideri i projektit, Antonis Mavropulos. BE-ja ka siguruar 975.000 euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit…
Partia opozitare përmes një kumtese për media akuzon qeverinë e re se për 100 ditë qeverisje ka futur qytetarët në borxh për 350 milionë euro, ndërsa thonë se ata kanë investuar 9.6 milionë euro për ndërtimin e rrugës regjionale Kolomot-Bliznasko. “Me këto para, qeveria e papërgjegjshme e Zaevit ka mundur të ndërtohë 36 rrugë të këtilla rajonale në gjithë Maqedoninë, por nuk kanë ndërtuar asnjë. Qeveria e papërgjegjshme e Zoran Zaevit po shkapërderdh paratë e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM. përcjell Telegrafi. Nga kjo parti thonë se nëse ata do të kishin qenë në pushtet do të vazhdonte realizimi i projekteve…
Në vazhdën e fushatës parazgjedhore kryetari i Dibrës vazhdon me skandalet e qeverisjes lokale. Pak ditë më parë InfoShqip bëri zbardhje të rastit ku komuna buxhetin e saj e destinoi per shkolla me nxënës jo shqiptare ndërkohë shkollat e dibranëve i la në mëshirë të mërgimtarëve. Rasti i rradhës është një investim tjetër i Komunës, gjegjësisht investimi në ujësjellësin e fshatit Mogorçë. Ky investim vjen në kohën kur qyteti i Dibrës vuan për ujë të pijshëm. Lata u shpreh se ujësjellësi i ri i fshatit Mogorçë do furnizojë me ujë të pijshëm mbi 50 shtëpi, por ai akoma nuk u…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. UV indeksi do të ketë vlerën 6. Temperatura do të lëvizë prej 21 deri 32 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri 30 gradë. Pason periudha e motit me diell, me mëngjese të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më nxehtë. Gjatë fundjavës temperaturat e ditës çdokund do të jenë mbi mesataren.
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani ka degraduar postin e zëvendës kryeministrit për eurointegrime, duke vendosur që të marrë pushim dhe 20 ditë të angazhohet si shef i shtabit komunal zgjedhor të BDI-së në Çair, vlerësojnë analistët shqiptarë. “Të pezullosh postin e zëvendës kryeministrit për eurointegrime që të bëhesh shef i një shtabi zgjedhor komunal, është degradim maksimal edhe i postit por edhe i procesit evropintegrues. Kjo në fakt zbulon se BDI eurointegrimet i ka vetëm për muhabet dhe nuk i konsideron si proces serioz për ardhmërinë e Maqedonisë”, thotë për Gazetën Lajm analisti Arsim Avniu. Analistët poashtu vlerësojnë se Osmani duke…
Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, është e vetmja gjuhë zyrtare dhe alfabet zyrtar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, siguroi kryeministri, Zoran Zaev, maqedonasit nga Instituti për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”, me të cilët sot realizoi një takim. Zaev i është referuar paragrafit 1 të amendamentit V të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase të vitit 1998. Shkencëtarët të këtij Instituti më përpara reagonin ndaj miratimit të ligjit për gjuhë të propozuar nga Qeveria i cili rregullon përdorimin institucional të gjuhës shqipe. Kryeministri u…
Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup – Bllace e Poshtme te vendi i quajtur “Vrazhji vir” që mbrëmë nga ora 19:30 zhvillohet nëpër një korsi për shkak të shembjeve të gurëve në disa vende, kumtoi LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Sot në Gjykatën e Lartë do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillovës. Seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq, i cili njoftoi gjykatën se është në udhëtim jashtë vendit. Seanca publike në të cilën gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhej t’i rishikojnë ankesat e për dënimin me burg të përjetshëm, deri tani është shtyrë disa herë. Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publike në vend të të shkarkuarit Marko…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me rastin e Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, më 12 shtator, sot realizon aksion për dhurimin e gjakut dhe për grumbullim të produkteve ushqimore, njofton Portalb.mk. Siç bëjnë të ditur nga kjo Ambasadë, aktiviteti do të nis në ora 9:00 të mëngjesit në objektin e saj në Shkup për të vazhduar në Institutin për Transfuziologji. “Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku…

