Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do ta prezantojë studimin shkencor-hulumtues “Eksporti i Maqedonisë”, i përpunuar nga ana e Institutit vjenez për studime ndërkombëtare ekonomike. Në promovim do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Studimi, krahas përpunimit të eksportit si segment kryesor në analizat, përfshin shikim më të gjerë të potencialeve dhe mundësive të ekonomisë së Maqedonisë me qëllim që të vërtetohet vendi i vërtetë i sektorit privat në ekonominë e Maqedonisë, në bazë të së cilës nevojitet të krijohet model që do t’i nxitë rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Studimin do ta prezantojnë autori Vladimir Gligorov, eksperti ekonomik nga Instituti vjenez dhe drejtoresha e Institutit vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Elizabet Hagen.

