Drejtori i shkollës fillore “Petar Z. Penko”, Enis Memeti konfirmon se shkolla nuk është furnizuar ende me kompletet e nevojshëm të librave. “Është e vërtetë se kemi mungesa të librave në shumë lëndë, mirëpo kjo është një çështje që nuk varret nga neve”, pohon ai, ndërsa fajin e kërkon jashtë shkoëls. “Kemi dërguar në Ministri këreksat për kompletet e librave, që në qershor, miërpo ka vonesa nga ana e firmat që bëjën shpërndarjen e librave nëpër shkolla”, pohon Memeti. Mungesa e librave nëpër shkolla vazhdon të jetë evidente edhe në javën e dytë të vitit shkollor 2017/2018. Nuk ka shkollë…
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. UV indeksi do të ketë vlerën 6. Temperatura do të lëvizë prej 21 deri 32 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri 30 gradë. Pason periudha e motit me diell, me mëngjese të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më nxehtë. Gjatë fundjavës temperaturat e ditës çdokund do të jenë mbi mesataren.
Kryetari i Lëvizjes BESA, z.Bilall Kasami në një intervistë për Tv 21 vlerëson punën e Xhemail Çupin në Dibër. Ai përshëndeti të ashtuqujaturën “Fryma e Re Dibrane” grupi i intelektualëve të rinj të cilët kanë për synim që së bashku me kandidatin për kryetar nga Lëvizja Besa Xhemail Çupi t’ja kthejnë dinjitetin e humbur qytetit të Dibrës. Mes tjerash Kasmi shton se duke patur parasysh se Dibra është një qytet i vogël dhe bëmat e Kryetarit aktual z.Ruzhdi Latës nënkuptohen me lehtësi, dibranëve ju ka ardhur në majë të hundës nga shantazhet, kërcënimet dhe lojrat politike të tij./Almakos Vlersimin e…
Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Tetovës, njëherit edhe kryetar i kësaj partie Bilall Kasami është i vetmi që ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetit pas konfirmimit se do të jetë kandidat në garën komunale në Tetovë. Me këtë akt të tij që flet për një moral të lartë njerëzor e politik, Kasami jep shembull edhe si duhet ta mbrosh partinë nga mbyllja dhe nga shndërrimi i saj në servis të drejtuesve të cilët bëjnë ç’të duan, herë burrë shtetas e herë “pleq katundi”, thuajse në parti nuk ka njerëz të tjerë të aftë për t’u kandiduar. /Sakte.net
Në rrjetet sociale është nxitur debate rreth punës dhe investime të rëndësishme që ka bërë kryetari aktual i Komunës së Dibrës z.Ruzhdi Lata, raporton Almakos. Në një intervistë për Almakos muaj më parë, kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata thotë se ky post kërkon përgjegjësi dhe duhet të përmbushen kërkesat e qytetarëve, të cilët e kanë sjellë në këtë detyrë, madje duke filluar nga ndryshimet sipas vizionit të tij, duke filluar nga thesari i historisë dibrane, nga arsimimi, shkolla, etj. Ai paska bërë punë që 30 vite nuk i ka prekur njeri, madje edhe 100 vite. Vlersime në rrjetin…
Në prani të mediumeve, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, sot ka lëshuar në përdorim ujësjellësin e ri të qytetit. Ajo shoqërohej nga zv.Kryeministri i Qeverisë z.Hazbi Lika, stafi komunal dhe nga stafi i Kompanisë e cila ka realizuar projektin. Projekti i ujësjellësit të Tetovës ishte një nga premtimet parazgjedhore të fushatës së vitit 2013 të Teuta Arifit. Faza e ndërtimit e këtij projekti ka zgjatur gjithësejt katër vite. Në total është ndërtuar 22 kilometra rrjet ujësjellësi në kushte mjaftë të vështira atmosferike, duke pasur parasyshë zonën nga e cila përçohet rrjeti, praktikisht ndërtohet në bjeshkët e thella të…
Debatet me nacionalizëm i konvenojnë vetëm BDI-së, për t’i mbuluar dështimet. BDI po i fsheh skandalet kriminale dhe mospërmbushjen e premtimeve për 15 vjet te shqiptarët. Kështu është shprehur deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, në fjalimin e tij në Kuvend. Në Kuvendin e Maqedonisë po vijon debati për çështjen e gjuhës shqipe.
Branko Manojllovski deputeti i BDI-së, i njohur si “xha Branko”, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se çështja e gjuhës duhet të zgjidhet. “Shqiptarët duan gjuhën shqipe, dhe do ta fitojnë. Këtu nuk është problem nacionalizmi, por urrejtja. Unë jam shqiptarë por jam i rritur si maqedonas. Edhe e di këtë urrejtje. Këtu nëse të gjithë e çelin zemrën do të shohim shqiptarë të mëdhenj dhe maqedonas të mëdhenj. Për një moment duhet të jeni njerëz. Më mirë u ndihesha me barinjtë në mal. Hajde të jetojmë bashkë, është momenti”, veçoi Manojllovski. Pse Maqedonia të destabilizohet për gjuhën, pyeti Manojllovski.…
Një automjet terreni me targa nga Kumanova mbrëmë është djegur në pompën e benzinës në Strazhë, me ç’rast nga të punësuarit është shtyrë jashtë pompës së benzinës, me ç’rast tërësisht është djegur. Në buletinin policor është theksuar se mbrëmë rreth orës 22:15, në pompë benzine në vendin “Strazhë” ka ardhur deri të djegie të automjetit të terrenit “Iveko” me targa nga Kumanova e drejtuar nga kumanovari V.B. (32), ndërsa pronësi e një firme private nga Kumanova. Zjarri ka shpërthyer në momentin kur automjeti ka qenë përplot me derivate. Zjarri ka shpërthyer nga pjesa e poshtme të motorit, ndërsa nga ana…
Deklasifikimi i marrëveshjeve të fshehta nga Qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së me investitorët e huaj në sipërfaqe e nxorri paaftësinë e qeverisjes së kaluar, mospasjen e kapacitetit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shpenzimeve të dëmshme të parave të qytetarëve. Për 10 vite qeveritë e VMRO-DPMNE-së përmes marrëveshjeve të mbyllura, të fshehta, pa asnjë kriter kanë shpenzuar mbi 225 milion euro, para të qytetarëve, në bazë të granteve dhe stimujve tatimor për 20.000 vende pune, që në mesatare është 11.000 euro për një vend pune. Deri në 70 për qind të punësimeve në investimet direkte të huaja…
“Qytetarët besojnë se loja politike ka rrol të rëndësishëm në punën e policisë, duke filluar nga praktika e punësimeve të cilat konsiderohen të varura nga lidhjet politike të kandidatit”, kështu ka treguar hulumtimi i mendimit publik të Rrjetit regjional të organizatës civile PointPlus dhe Analitika. Qytetarët e anketuar kryesisht janë përgjigjur se e konsiderojnë policinë si mjet për mbrojtje të interesave të grupeve politike ose grupeve konkrete. Për shkak asaj, thonë nga organizatat, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë përpjeke të rëndësishme që ta largojë nga politika dhe të sigurohet në implementimin e standardeve profesionale në të gjitha…
Së shpejti pritet zgjidhja e problemit me uniformat, pajisjen dhe kushtet për punë të të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Tashmë punohet në grumbullimin e të dhënave për uniformat dhe pajisjen e policisë së burgut. Bindje të këtillë ka marrë kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Pece Grujovski në takimin e sotëm me drejtorin e Administratës për Kryerje të Sanksioneve, Jovica Stojanoviq. “Opinioni ka parë se çfarë kushte të punësuarit punojnë në burgje. Është evidente se nevojitet qasje shumë serioze në zgjidhjen e problemeve dhe nevojitet dialog i vërtetë social nëse duam të arrijmë deri në zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për…

