Deklasifikimi i marrëveshjeve të fshehta nga Qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së me investitorët e huaj në sipërfaqe e nxorri paaftësinë e qeverisjes së kaluar, mospasjen e kapacitetit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shpenzimeve të dëmshme të parave të qytetarëve.
Për 10 vite qeveritë e VMRO-DPMNE-së përmes marrëveshjeve të mbyllura, të fshehta, pa asnjë kriter kanë shpenzuar mbi 225 milion euro, para të qytetarëve, në bazë të granteve dhe stimujve tatimor për 20.000 vende pune, që në mesatare është 11.000 euro për një vend pune. Deri në 70 për qind të punësimeve në investimet direkte të huaja nuk janë vende të reja pune por bëhët fjalë për angazhim të njerëzve tashmë të punësuar. Me këtë edhe më shumë vërtetohet se qeveritë e Nikolla Gruevskit kanë udhëhequr politka humbëse dhe të zbrazëta në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Në shpenzimin e parave për investitorët e huaj nuk janë llogaritur edhe shpenzimet për reklamim, ekskurzionet e shtrejta të porsitura nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët, si dhe shpenzimet për investitorët e rremë si Subrata Roj dhe Moshe Baum dhe fushat e zbrazura nëpër Maqedoni që me vite na paraqiten si zona industriale.
E gjithë kjo tregon pse Maqedonia me vite është vendin e fundit në rajon për investimet e huaja.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM i jep fund këtij “show”-i politik të VMRO-DPMNE-së. Me sjelljen e reformave të reja ekonomike, Qeveria do të hap mundësi reale për investitorët e huaj dhe vendas të cilët më të vërtetë do ta ulin papunësinë dhe do të ndikojnë në përparimin ekonomik. Investitorët vendas do të jenë të njejtë me ata të huaj. Çdo investitor që planifikon investim të ri, pa dallim a është vendas apo i huaj do të përfiton nga shteti lehtësime dhe shërbime ekstra. Për atë qëllim, së shpejti investitorët do të kenë mundësi të vendosin për paketa të ndryshme që do të ofrojnë përfitime në varshmëri nga lloji dhe madhësia e investimit.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare do të vazhdojnë të punojnë në zvogëlimin e papunësisë, rritjen e pagave dhe pensioneve, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e eksportit dhe përparimin e përgjithshëm ekonomik.

