Në rrjetet sociale është nxitur debate rreth punës dhe investime të rëndësishme që ka bërë kryetari aktual i Komunës së Dibrës z.Ruzhdi Lata, raporton Almakos.
Në një intervistë për Almakos muaj më parë, kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata thotë se ky post kërkon përgjegjësi dhe duhet të përmbushen kërkesat e qytetarëve, të cilët e kanë sjellë në këtë detyrë, madje duke filluar nga ndryshimet sipas vizionit të tij, duke filluar nga thesari i historisë dibrane, nga arsimimi, shkolla, etj. Ai paska bërë punë që 30 vite nuk i ka prekur njeri, madje edhe 100 vite.
Vlersime në rrjetin social Fb për Kryetarin vijnë dhe nga kabineti i Bashkësisë Fetare Islame, Goni Vojnika. Ai komenton një prononcim interesant ku sipas mikut të tij Lata na qënka viktimë e suksesit të tij për mandatin e tretë!!!
“Sepse në mandatin e parë i kreu të gjitha punët madhore në Dibër. Bëri sheshin e Dibrës, ndërtoi gjimnazin, ndriçoi liqenin dhe e rriktheu në një shëtitore të vërtetë me trotuarë e stola, asfalltoi dhjetra rrugë, rregulloi shkollat fillore, ndërtoi kanalizime të reja në shumë rrugë të Dibrës, mbolli pemë e gjelbërim gjithandej, etj.
Në mandatin e dytë do ti mbyll ca pune të vogla që kanë mbetë për tu bërë, se ska lënë gjë më!
E pastaj çka dot bëjë në mandatin e tretë. Ta zgjedhin dibranet për kot?…”
https://www.facebook.com/goni.vojnika/posts/10154665903576104
Eshtë real dhe komik fakti se si një gazetar (i Tv Alsat M) dhe qytatar nga jasht e shikon punën e z.Ruzhdi Lata ku ai kujton Vojnikës se shërbimi shëndetësor është zero, po aq dhe ai administrativ, zero pastërtia..Ata investime janë të mërgatës e jo të Latës, shton gazetari Kerimi.
Në fushatën e tij z.Lata ka thënë se do të ndërtojë gjimnazin, prej 5400 m2, dhe tashmë e ka bërë. Mirëpo Lata nuk tregon faktin që kjo shkollë u ndërtua me donacionet Turke-Tika dhe jo nga ai, ashu siç ishte dhe rasti me të ashtuqjuaturat “Varrezat Osmane” në Dibër që rrethojën e tyre e bëri po me donacionet e kësaj të fundit. I ndeshur nga reagimet e qytetarëve që ato varreza nuk ishin Osmane por të kastragjyshërve tanë Dibran , tabela u tërhoq para rrethojës së varrezave.
Ndërkaq , “Fryma e Re Dibrane” është quajtur grupi i intelektualëve të rinj të cilët kanë për synim që së bashku me kandidatin për kryetar nga Lëvizja Besa Xhemail Çupi t’ja kthejnë dinjitetin e humbur qytetit të Dibrës. Ata vlerësojnë se edhepse me hidrocentralin e tyre dibranët kane probleme me ujin, funksionimin e kanalizimeve, pompat për vatidje, deponinë e eger, emrin e shkollës së mesme ‘Zdravko Çoçkovski’ dhe një sër problemesh të tjera.
Për premtimet e pa realizuara të Kryetarit aktual të Komunës së Dibrës, Profesori universitar z.Xhemail Çupi ka postuar në rrjetin e tij social një video ku i shtron publikisht pyetjen Kryetarit se për cilat villa e kishit fjalën kur potencuat investimet te bregu i Liqenit të Dibrës?!
“1. Premtimet e pa realizuara të Kryetarit aktual të Komunës së Dibrës!
z. Kryetar, për cilat villa e kishit fjalën kur potencuat investimet te bregu i Liqenit të Dibrës?!”/ Almakos.com
Video: https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155645299710270/




