Author: Rilinda

Kryeministri Zoran Zaev deri më 23 shtator do të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit mbahet për të 72-tën herë me radhë, në selinë e Organizatës botërore në Nju-Jork. Zaev gjatë vizitës së punës në KB dhe SHBA, është i shoqëruar nga shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol, i angazhuar për Diasporën, Edemond Ademi. Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të Asamblesë së përgjithshme më 19 shtator dhe do të ketë fjalim në plenumin e debatit të përgjithshëm më 22 shtator. Është…

Lexo më Shumë

Gjykatësit suprem sot duhet të vendosin për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale (PSP) për lëndën “Talir”, gjegjësisht që të ngrihet prona e VMRO-DPMNE-së. Debati javën e kaluar për shkaqe teknike u anulua dhe u caktua për sot. PSP-ja shfaq dyshime se prona e VMRO-DPMNE-së është fituar në mënyrë joligjore, prandaj dhe kërkohet konfiskimi i saj.

Lexo më Shumë

Në çdo cikël zgjedhor ka pasur denoncime për blerje të votës së qytetarit nga ana e partive politike. Kjo praktikë nuk ka të ndalur dhe se denoncimet janë përfshirë edhe në raportet e monitorimit të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Sekserë të partive politike flasin për agjencinë e lajmeve INA se si arrijnë të blejnë votën e qytetarëve, kur nisin operacionet dhe rastet delikate. Për këtë flet edhe një prej tyre që dëshiron të mbetet anonim, por që tani nuk është përfshirë në asnjë parti. “Janë të njohura rastet e varfra që janë target grup për ti marrë votën. Një ditë…

Lexo më Shumë

Sonte (e diel) në godinën e Pallati të Kulturës së Dibrës u promovua kandidatura për Kryetar Komune e z.Xhemail Çupi në Dibër. Në një atmosferë tejet të ngrohtë dhe të plotë Çupi priti bashkëqytetarët e tij me një fjalim shpresdhënës duke ju sqaruar të pranishmëve dhe gjithë dibranëve arsyet e pranimit të sfidës për zgjedhjet lokale në Dibër 2017 dhe prioritetet që ka nevojë ky qytet i hyrë në hakë. Janë mijra arsye që sot jemi tubuar këtu, të shtyrë që të gjithë nga dëshira për ti shërbyer qytetin tonë. Dibranët kanë nevojë për një Dibër më të fortë, të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar Komune në Dibër nga rradhët e Lëvizjes Besa z. Xhemail Çupi përmes postimit në rrjetin e tij social në Facebook ka reaguar në lidhjë me fjalimet e fushatës parazgjedhore që bënte z.Ruzhdi Lata vite më parë, ai ju kujton Dibranëve premtimet e (pa) relizuara të tij duke vlerësuar se përveç që shquhet si një orator i dalluar, shumçka nga ato që ka folur kanë mbetur vetëm një fjalim i bukur i tij. Çupi pyet sërisht Kryetarin aktual sa prej këtyre intelektualëve angazhove si konsultant në kabinetin tuaj dhe pse i shpërfille ato kur reaguan për projektin e…

Lexo më Shumë

Në llogaritë e dhjetë përmbaruesve me të ardhura më të larta, gati 4 milionë euro janë rrotulluar vitin e kaluar. Aq të ardhura ka pasur në llogari të tyre. Po të njëjtit, kanë përfituar rreth 1,1 milionë euro. Në krye është ish-shefi i dhomës së përmbarimit Gordan Stankoviç. Ai kishte të ardhura prej gati 600,000 euro për vitin e kaluar. Përderisa fitimi i tij është 267 mijë euro. I radhës është Zoran Petreski. Vitin e kaluar, gjysma milion euro janë rrotulluar në llogarinë e tij. Petreski kishte një fitim prej 227 mijë euro. Përmbaruesja Snezhana Andreevska nga Shkupi vitin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nga data 17 deri më 23 shtator, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në përbërjen e delegacionit të Republikës së Maqedonisë do të jenë edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol i obliguar për diasporën Edmond Ademi. Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së Përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveri e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është paraparë…

Lexo më Shumë

Xhemail Çupi, një nga figurat e rëndësishme të jetës publike në Dibër përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ju kujton Dibranëve se ‘Urra Boshkut’ është projekt qeveritar që u inagurua nga koalicioni i atëhershëm VMRO-BDI, ku kjo rrugë përveç lobingut të mundëshëm ska të bëj fare me të arriturat e Pushtetit Lokal. Çupi ka shtruar pyetje për kryetarin aktual të Dibres z.Ruzhdi Lata: Meqë ke patur influencë të tillë për lobing pse këtë nuk e shfytëzuat për aksin Dibër – Kërçovë (Uskanë)?! Video: https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155651118755270/ Çupi përmes videove në rrjetin e tij social ju kujton Dibranëve premtimet e…

Lexo më Shumë

Ismaili është një shkrimtar virtuoz dhe për këtë nuk ka dyshim dhe çdo dyshim bën qesharak dyshuesin. Fatos Lubonja është një qytetar model dhe, edhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, kush mendon ndryshe, kërkon me pahir të mendojë ndryshe. Fatosi, është një qytetar i angazhuar, në të përditshmen tonë gri, që jeton thjeshtë dhe me pak, por mban kokën lart dhe s’ka borxhe morale ndaj të tjerëve. Kadare, në jetën e tij, të jetuar mirë dhe shumë mirë, e ka me merak të madh se çfarë do të mbetet pas, nga jeta e tij, e jetuar në dy kohë,…

Lexo më Shumë

Tani më janë zyrtarizuar përfundimisht kandidatët e partive politike për kryetar komunash.. Tani më janë zyrtarizuar përfundimisht kandidatët e partive politike për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal për zgjedhjet e 15 tetorit. Sipas listave të kandidatëve të dorëzuara në KSHZ, në garë janë futur 9 parti politike dhe dy koalicione. Poashtu në garë janë edhe 48 lista të pavarura për këshilltarë dhe 27 kandidatë për kryetarë komunash. Garë e ashpër në bllokun shqiptar pritet të zhvillohet për Tetovën, Çairin dhe Strugën, derisa në bllokun maqedonas për Shkupin, Manastirin dhe Ohrin. Komisionet zgjedhore komunale në afat prej 48 orësh nga pranimi…

Lexo më Shumë

Nën moton “Fatkeqësitë në shtëpi” sot në sheshin në lagjen Autokomandë do të mbahet Gara e 26-të shtetërore për ndihmë të parë, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. Në këtë garë është paralajmëruar pjesëmarrja e 23 ekipeve nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq të RM-së. Në hapjen e garës është paralajmëruar fjalimi i kryetarit të Kryqit të Kuq Remel Velev dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.

Lexo më Shumë

Materialet e dëshmive çojnë në dyshim që me tatimet e viteve 2008-2015 i dyshuari si udhëheqës i personit juridik, e ka zvogëluar bazën për llogaritje të tatim fitimit, e ka keqpërdorur të drejtën e heqjes së tatimit për shumën e dhënë dhe nuk i ka paraqitur të ardhurat personale, të cilat detyrimisht paraqiten sipas Ligjit për tatim fitim personal Me 23.03.2017 Prokuroria Speciale Publike në pres konferencë informoi që është hapur hetim i rim e emrin “Total”, e cila ka të bëj me fshehjen e tatimit nga personi fizik i cili ka qenë pronar dhe udhëheqës i disa agjencive të…

Lexo më Shumë