Në çdo cikël zgjedhor ka pasur denoncime për blerje të votës së qytetarit nga ana e partive politike. Kjo praktikë nuk ka të ndalur dhe se denoncimet janë përfshirë edhe në raportet e monitorimit të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Sekserë të partive politike flasin për agjencinë e lajmeve INA se si arrijnë të blejnë votën e qytetarëve, kur nisin operacionet dhe rastet delikate.
Për këtë flet edhe një prej tyre që dëshiron të mbetet anonim, por që tani nuk është përfshirë në asnjë parti.
“Janë të njohura rastet e varfra që janë target grup për ti marrë votën. Një ditë para zgjedhjeve, në orët e mbrëmjes shkohet në shtëpinë e tyre, apo ftohet një anëtar i asaj familje, duke i ofruar çmimin për votë. S’kërkojnë shumë dhe thonë sa të jepni. Dhe normalisht ajo që i jepet është prej 10 euro për votë deri në 2 mijë denarë. Ata kënaqen me aq.
Pastaj disa kërkojnë që tua shlyejmë borxhet nëpër dyqane, EVN apo edhe borxhe tjera që nuk janë shuma të mëdha”, thotë për INA, sekseri i dikurshëm i blerjes së votave.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kancelari gjerman paralajmëron kundër planeve për rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së
- Nora Isrefi merr vëmendjen me linjat trupore, ndërsa publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë
- Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
- Aksion i madh policor: Midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare!
- Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
- Momenti i shumëpritur! Ana zbulon gjininë e foshnjës, emocionet janë të mëdha
- Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten


