Në llogaritë e dhjetë përmbaruesve me të ardhura më të larta, gati 4 milionë euro janë rrotulluar vitin e kaluar. Aq të ardhura ka pasur në llogari të tyre. Po të njëjtit, kanë përfituar rreth 1,1 milionë euro.
Në krye është ish-shefi i dhomës së përmbarimit Gordan Stankoviç. Ai kishte të ardhura prej gati 600,000 euro për vitin e kaluar. Përderisa fitimi i tij është 267 mijë euro.
I radhës është Zoran Petreski. Vitin e kaluar, gjysma milion euro janë rrotulluar në llogarinë e tij.
Petreski kishte një fitim prej 227 mijë euro. Përmbaruesja Snezhana Andreevska nga Shkupi vitin e kaluar kishte të ardhura prej 415,000 euro, ndërsa fitim prej 47,000 euro. Gordana Xhuteska, e cila është përmbaruese në Strugë, ka realizuar vitin e kaluar 380,000 euro , ndërsa fiti saj ka qenë prej 184,000 euro. Përmbaruesi Andreja Buevski nga Shkupi vitin e kaluar kishte një të ardhur prej 377,700, por raportoi shpenzime prej 377,500 euro, duke e bërë fitimin e tij për vitin e kaluar rreth 200 euro.
Fanija Kalamatieva realizoi të ardhura prej 352,700 euro, dhe fitimi i vitit të kaluar i arriti në 32,000 euro. Përmbaruesja Danica Straçkova vitin e kaluar ka marrë të ardhura prej 344,400 euro, ndërsa fitimi i saj arriti në 82,000 euro. Vesna Jakimovska, e cila është përmbarues nga Gostivari, ka gjeneruar të ardhura prej 298,000 dhe një fitim prej 62,000 euro.
Magdalena Simovska Davidoviç kishte të ardhura prej 260,700, ndërsa fitimi për vitin e kaluar e kishte 115,000 euro. Përmbaruesi nga Kavadari Ljupço Jovanov për vitin e kaluar ka realizuar të ardhura prej 252,000 dhe fitim prej 88,000 euro.

