Author: Rilinda

Emel Ramkovska në intervistën e djeshme në televizionin “Tellma” ka treguar për gjithçka që ka kaluar në burg. Ajo tha se ka përfunduar në burg për shkak se është vajza e Velia Ramkovskit, shkruan Fokus. “Arrita në Idrizovë, sepse isha vajza e Velias. Duhej të mbetem në Idrizovë që ta ngacmojnë atë. Deri sa isha atje gjatë gjithë kohës kishte provokime, torturë psikike. Është në një distancë të largët, konstante, për ta pritur atë që është e ardhshme”, tha Ramkovska.

Lexo më Shumë

Analizë: Almakos

.com Teuta Arifi nuk është e vetmja që vepron në një parti shqiptare, por që politikisht është rritur në kabinetet qeveritarë dhe në shtratin partiak të LSDM’së. Edhe atë duke filluar që nga kabineti i Gyner Ismailit, si Ministër i Informacionit, e deri te ai i Ljubomir Frërçkovski si Ministër i punëve të jashtme. Pa dyshim se nuk ka gjë të keqe nga kjo pjesë e biografisë së saj. Siç nuk ka asnjë të keqe edhe në pjesën e saj biografike si gazetare, apo si aktiviste e sektorit civil. Përkundrazi: te ne shqiptarët çmohet lartë kur të të kenë…

Lexo më Shumë

Kandidati për Kryetar Komune në Dibër nga rradhët Lëvizjes Besa z.Xhemail Çupi përmes postimeve në rrjetin e tij social vazhdon të na i kthjellojë projektet e dështuara të z.Ruzhdi Lata, ku na e gjithë ajo çfare u tha e u bë, janë fjalët e bukura të tij. “Zotri Kryetar, këto zanatcinjë dhe afaristë të shëtitores edhe kur bënë peticion kundër EVN-së për vendosjen e kutijave të rrymës por edhe kur kërkuan prej teje që të rikthehet parkingu i makinave sepse ishte duke u rënë puna, ti jo që nuk i përkrahe por dole kundër secilit prej tyre”, shkruan Çupi në…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, sot organizon tribunë në të cilën para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni do të prezantojë masat nga “Plani për zhvillim ekonomik” të qeverisë. Gjithashtu, në tribunë do të dëgjohen mendimet e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me masat e prezantuara. Para disa ditësh Qeveria e Maqedonisë miratoi “Planin 3-6-9” me të cilin parasheh reforma në periudhë të gjatë dhe më të shkurtë, ku prioritare janë ato për zhvillimin ekonomik të vendit dhe anëtarësimin në aleancat euroatlantike.

Lexo më Shumë

Shteti prej bankave vendase dhe kompanive të sigurimit, sot do të kërkojë hua prej rreth 60 milionë euro, njoftoi Ministria e Financave në faqen e internetit. Ky është një ankand i bonove të thesarit 12-mujor me dhe pa klauzolë të këmbimit valutor, dhe një obligacion qeveritar 15-vjeçar. Nesër në bazë të detyrimeve të matura, shteti duhet të kthejë të njëjtën shumë parash. Kjo është huamarrja e dytë për të kthyer një hua tjetër, në muajin shtator. Borxhet vendore nga 4 janë shkurtuar në 2 në muaj, ndërsa sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev, këtë vit nuk parashihet huamarrje në tregun…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot do të mabajë konferencë për shtyp për 100 ditët e kaluara të Qeverisë. Qëllimi i konferencës për shtyp, e cila do të mbahet në hapësirat e Qeverisë në ora 10:00, është puna e Sekretariatit për Çështje Evropiane, transparenca dhe angazhimi i saj në 100 ditët e kaluara të Qeverisë së re.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë mesatare jugperëndimore, më e shprehur në pjesët perëndimore. Indeksi UV do ta ketë vlerën 6. Temperatura do të lëvizë prej 23 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë mesatare jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 33 gradë Celsius. Të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore, ndërsa do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut me paraqitjen e vetëtimave të rralla. Të enjten moti do…

Lexo më Shumë

Analisti shqiptar Visar Ademi, i cili e shtangu kryeministrin Zoran Zaev në Tv Telma duke ia rikujtuar se çfarë profili kanë partnerët e tij të BDI-së, ka marrë përkrahje të madhe për këtë paraqitje. Ademi ka falënderuar gjithë ata që e kanë përkrahur, duke theksuar se atë që ia ka thënë Zaevit e mendojnë shumica e shqiptarëve. “Kam marë shumë mesazhe urimi qoftë publikisht (kryesisht FB), por edhe me telefonate dhe në inbox ne lidhje me debatin me Kryeministrin Zaev ne TV Telma dhe për këtë Ju falemenderohem pafundësisht sepse e kisha ndare mendjen mos paraqitem me neper debate televizive…por…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Aleksandar Andrija Pejoviç nuk hezitoi të informoj opinionin rreth zërave për bashkëpunim të mundshëm BDI – LSDM. Osmani tha se në prag të zgjedhjeve lokale, integristët mendojnë që bashkëpunimin në nivel qendrorë me socialdemokratët të transferojnë edhe në atë komunal, ndërkohë duke emëruar këtë “bashkim” si koalicion evropian, me çka dashtë ose pa dashtë ka aluduar se koalicioni i kryetarit të partisë së tij Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin ka qenë antievropian. Ai nuk përjashtoi që si kundër-përgjigje e koalicionit eventual BDI…

Lexo më Shumë

Gjykatësit suprem sot duhet të vendosin për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale (PSP) për lëndën “Talir”, gjegjësisht që të ngrihet prona e VMRO-DPMNE-së. Debati javën e kaluar për shkaqe teknike u anulua dhe u caktua për sot. PSP-ja shfaq dyshime se prona e VMRO-DPMNE-së është fituar në mënyrë joligjore, pNë Gjykatën Penale sot do të mbahet seanca e parë dhe e kthyer prej fillimi për rastin ”Sopot” pasi të njejtën e ka marrë Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi. Fatime Fetai nga PSP tha se kanë prova që MPB-ja atëherë ka torturuar dëshmitarë dhe nga kqyrja e rastit është vërtetuar se…

Lexo më Shumë

Çështja për emrin e Shkupit, Qiproja dhe reformat në Kombet e Bashkuara kanë qenë temat kryesore për të cilat mbrëmë në Nju-Jork kanë biseduar ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh. Sipas Koxiasit, biseda ka qenë “interesante”, ndërsa Guteresh e ka përshëndetur edhe qëndrimin e Greqisë për problemin e emigrimit. Lidhur me problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe bisedimet me ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Metju Nimic, Koxias ka thënë se “ekziston dritare e hapur për mundësi” që të bisedohet pas përfundimit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, dhe do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për vizitë të parë zyrtare të funksionarit të lartë të Bullgarisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë më 1 gusht të këtij viti në Shkup. Karakaçanov edhe atëherë ishte pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Ai atëherë deklaroi se Bullgaria do t’i ndihmojë Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s. Pritja e delegacionit bullgar është e…

Lexo më Shumë