Author: Rilinda

Analisti, Xhelal Neziri në një prononcim të tij për portalin në gjuhën maqedonase, Plusinfo, ka thënë se këto zgjedhje do të jenë shumë të ndjeshme pasi LSDM dhe BDI do të tentojnë që me çdo kusht të forcojnë pozicionet e tyre në pushtetin lokal, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë do të ishin të pashmagshme edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, ku këta dy parti do të tentojnë që të krijojnë një shumicë edhe më të madhe dhe më komode parlamentare. “Nëse konfirmohen rezultatet e IRI, atëherë LSDM dhe BDI do të forcojnë pozicionet e tyre në…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas 9 viteve mbrëmë ka qenë mysafir i një televizioni shqiptar, Alsat M. Në intervistën e emisionit “200”, Gruevski theksoi se VMRO-DPMNE nuk është kundër shqiptarëve, megjithatë ligji për gjuhët i propozuar nga shumica parlamentare është jo-kushtetues. “VMRO-DPMNE nuk ka kurrgjë kundër shfrytëzimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe shqiptarët. Në fakt ne në vitin 2008 kur ishim në pushtet, miratuam ligj për përdorimin e gjuhëve, por ajo që ne nuk pajtohemi është që të mos miratohet ligje që do të jetë jo-kushtetues dhe i cili më pas mund të rrëzohet nga…

Lexo më Shumë

Që kur erdhi në krye të komunës së Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski shumë herë lajmëroi ndërtimin e Parkut të lojërave. Trajanovski këtë premtim e dha edhe në programin zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur u rizgjodh i pari i kryeqytetit. Në program thuhet se projekti do të realizohet me rrugë të partneritetit publiko-privat, në periudhën 2013-2015, megjithatë, në korniza të këtij afati, Qyteti i Shkupit nuk gjeti investues, gjegjësisht nuk filloi me realizimin e projektit të paralajmëruar. Siç publikuan mediumet kah fundi i vitit 2015, Qyteti vendosi që me mjetet…

Lexo më Shumë

Ashtu siç u njoftua ditë më parë, prej sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për referendumin që e inicon nisma qytetare “450 lehonia”, për sjelljen e propozim-ligjit për marrëdhënie pune. Me këtë propozim-ligj parashihet të rritet koha e pushimit për gratë shtatëzëna dhe lehone nga 9 muaj (për një fëmijë) dhe 15 (për më shumë fëmijë) në 18 muaj pa dallim të numrit të fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga KSHZ njoftojnë se prej sot të gjithë zyrat rajonale do të jenë të hapura për mbledhjen e nevojshme të 10 mijë nënshkrimeve, deri më 7 tetor. Propozimi i përfshin edhe nënat të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për sjelljen e Ligjit për Amnisti para zgjedhjeve lokale. “Zaev me amnistinë i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime paraelektorale. Loja me propozim ligjin për amnisti për shkelësit e ligjit, kryerës të veprave penale nuk është asgjë tjetër përveç se korrupsion zgjedhor dhe koketim me të burgosurit para zgjedhjeve”. Përmes rastit për lirimin e Bajrush Sejdiut dhe Agim Krasniqit u dëshmua se kur LSD dhe Zaev, nuk u nevojitet amnisti për lirimin por atë e bëjnë përmes keqpërdorimit të ligjit.Zoran Zaev nuk është i sinqertë me njerëzit që janë…

Lexo më Shumë

Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit nga mëngjesi vendoset në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Kërçovë, nga Preseka deri në Pesoçan. Siç njoftuan nga “Makedonija pat”, ndryshimi i përkohshëm do të zhvillohet me deviacion, gjegjësisht me kalim nga një korsi në tjetër për çka është vendosur sinjalizim adekuat qarkullimi. ky regjim i qarkullimit do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Lexo më Shumë

Ai të cilin opinioni e njeh si themeltarin më të rëndësishëm dhe shtyllë bartëse financuese të Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili (përndryshe pronar i Shtëpisë Botuese ‘Logos-A’) sonte ka marrë pjesë në konventën promovuese të PDSH-së në Tetovë. Përndryshe Adnan Ismaili edhe deri më tani e ka mohuar lidhshmërinë e tij me cilëndo parti, duke theksuar se nuk është anëtar i asnjë partie. Edhe kjo pjesëmarrje e tij e sontme në konventën promovuese të një partie, si dhe mungesa e tij nëpër ngjarjet e ngjashme të Lëvizjes Besa, vetëm dëshmon pavarësinë e këtij botuesi më të madh shqiptarë në Maqedoni./Almakos

Lexo më Shumë

“Është e drejtë që Lëvizja Besa të del dhe të tregon nëse ka marrëveshja apo jo me VMRO-DPMNE-në. Në bazë të ifnromacioneve që kam, votuesit e Besës edhe pse kanë kandidatë në qytetin e Shkupit do t’i bien “x” fletvotimit, për t’i shkuar kjo në dobi VMRO-DPMNE-së”, shton Zekiri. Kështu është deklaruar në emisionin “Click plus” deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancȅs pȅr Shqiptarȅt Ziadin Sela vazhdon tȅ mbȅshtes deklaratȅn e ish shefit tȅ tij Menduh Thaqit , i cili mȅ herȅt ofendonte dhe nȅnvlersonte popullatȅn Shqipȅtare tȅ llabunishtȅs duke thȅnȅ se nuk mȅ duhen votat e Llabunisthtarȅve. Kjo shihet edhe nȅ organizimin e fundit ku tȅ forumit rinor tȅ Aleancȅs pȅr Shqipȅtret ku rinina Llabunishtare ishte pothuajse e papȅrfaqsuar.Gjithashtu politikat antikombȅtare tȅ tij pȅr Llabunishtȅn vȅrtetohen me hapjen e paraleles nȅ gjuhȅn maqedonase nȅ kȅtȅ fshat. Ofendim mȅ tȅ madh pȅr popullatȅn e lokalitetit tȅ llabunishtȅs ishte edhe zȅvendsimi i kryetarit tȅ kȅshillit komunal Abdulla Qazimoski me kuadȅr…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci në konventën e PDSH-së për zgjedhjet lokale deklaroi se, partia të cilën e drejton ai do të vazhdojë të luftoj për mbijetesën e idesë kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni, njofton Ina. “Neve gjithmon kemi qene të shtypur, gjithmon kemi qenë të dhunuar, vazhdojmë të jemi të shtypur dhunaur por tash me metoda të sofistikuara.Asnjëher dhuna që e përjejtojmë nuk guxon të kthehet të dhunë. Sot përherë të parë e parë simbolin e partisë të këtyre zgjedhjeve, moton : është zemra që ne e ofrojmë, për dallim prej tjerëve ne do të vadojnë të…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për amnisti, u rekomandoi Ministrisë së Drejtësisë dhe shërbimeve qeveritare që t’i sigurojnë kushtet për ekspertizë në propozim-tekstin e ligjit deri te ministritë e involvuara, si dhe deri te opinioni më i gjerë, ndërsa mori edhe vendim që miratimi i ligjit të shkojë në procedurë të rregullt, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Nga Qeveria informojnë se konform procedurës së parashikuar për miratim të ligjeve në procedurë të rregullt, teksti i Propozim-ligjit do të vendoset për shqyrtim në opinion në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të dispozitave të Republikës së Maqedonisë (RVNE, www.ener.gov.mk)…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar Informacionin për rritje të koeficienteve të ndërlikueshmërisë së punëve në kopshtet e fëmijëve, me çka rroga e shtatorit, e cila paguhet në tetor do të rritet në mënyrë lineare për 2 për qind. “Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rritje të koeficienteve të ndërlikueshmërisë së punëve në institucionet publike për fëmijë – kopshte të fëmijëve. Me këtë vendim, duke filluar nga shtatori i vitit 2017, rroga e cila do të paguhet në tetor të vitit 2017, do të rritet në mënyrë lineare…

Lexo më Shumë