Analisti, Xhelal Neziri në një prononcim të tij për portalin në gjuhën maqedonase, Plusinfo, ka thënë se këto zgjedhje do të jenë shumë të ndjeshme pasi LSDM dhe BDI do të tentojnë që me çdo kusht të forcojnë pozicionet e tyre në pushtetin lokal, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë do të ishin të pashmagshme edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, ku këta dy parti do të tentojnë që të krijojnë një shumicë edhe më të madhe dhe më komode parlamentare.
“Nëse konfirmohen rezultatet e IRI, atëherë LSDM dhe BDI do të forcojnë pozicionet e tyre në skenën politike dhe ka gjasa që të fillojnë të mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të sigurojnë një shumicë më të sigurtë parlamentare.”, ka thenë Neziri.
Ai më tej vazhdon se të njëjtë mënyrë veprimi do të tentojë të bëjë edhe opozitarja VMRO-DMPNE, e cila përmes këtyre zgjedhjeve do të tentojë që të bind opinionin se kjo parti është më e madhe dhe gëzon mbështeje të shumicës së qytetarëve, dhe të betonojë kërkesën e saj për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, që do të kurrorëzohej me kthimin e saj në pushtet.
“Nëse ndodh e kundërta, dmth. nëse VMRO-DPMNE do të fitojë më shumë vota, atëherë kjo parti do të bëjë gjithçka për t’u kthyer në pushtet, përmes kërkesës për zgjedhje të parakohëshme” ka thënë Neziri për Plusinfo.

