Author: Rilinda

Nga partia e TMRO-së të Vanço Shehtanskit dyshojnë në parregullsitë zgjedhore sepse kandidati i tyre për kryetar komune të Aerodromit është i regjistruar si i vdekur. Në kërkesën TMRO-së për lëshimin e një certifikatë nga Gjykatën Themelore e Manastirit, kanë marrë përgjigje me shkrim se personi është i vdekur. Edhe pse personi është gjallë dhe i shëndoshë , thonë nga partia, dhe shtojnë se në këtë mënyrë, kandidatit të tyre I.P. i është pamundësuar paraqitja e kandidaturës. “Ende pa filluar, zgjedhjet lokale po tregojnë se do të ndiqen nga një sërë parregullsishë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet e zgjedhjeve”,…

Lexo më Shumë

“Furgon i Verdhë” (Zholtoto Kombe) që u bë sinonim i mbrojtje pa argumente të qeverisë së Nikolla Gruevskit për përgjimin masovik të mbi 20 mijë qytetarëve, gjoja e komanduar nga “shërbimet e huaja”, sipas burimeve nga hetimet vendore, në fakt është blerë dhe është pajisur për nevojat e policisë sekrete maqedonase, DSK, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. Për herë të parë “furgoni i verdhë” u përmend në deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski në pres-konferencën e mbajtur më 31 janar të vitit 2015. “Pasi ai filloi të më kërcënojë mua, MPB ftoi ekspertët më të mirë për këtë problematikë nga…

Lexo më Shumë

Ambasada Amerika ka donuar pajisje teknike moderne për Repartin për çështje kufitare pranë Ministrisë për Punë të Brendshme. Ministri Oliver Spasovski tha se në gjithë këto vite, Ambasada e SHBA-së paraqitet si një nga partnerët më respektues të MPB-së, ndihma e së cilës është konkrete si dhe ndihmon në ngritjen e standardeve teknologjike, arsimore për shumë njësite organizative pranë MPB-së. ”Donacioni i Ambasadës Amerikane me pajisje moderne teknike do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale të policisë tonë kufitare në disa segmente të punëve kufitare. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë funksionalitet dhe efikasitet më të madh në përmbushjen e…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit të kaluar kreditë shënojnë rritje minimale mujore. Tek amvisëritë ka rritje prej 0,2 për qind, ndërsa tek sektori koorporativ ka ulje prej 0,2 për qind. Tek amvisëritë më të përfaqësuar ishin kreditë konsumatore dhe banesore, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Kreditë në gusht shënojnë rritje minimale mujore prej 0,2 për qind, me ç’rast rritja kreditore tek amvisëritë e tejkalon kreditimin e ulur të sektorit koorporativ. Rritja vjetore kreditore që arrin 5,1 për qind në pjesën më të madhe, përkatësisht 89 për qind del nga rritja e kredive të miratuara tek amvisëritë. Në fund…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Manifestimit “Vala e Re Kulturore”, Ministria e Kulturës financon shumë koncerte dhe ngjarje kulturore nëpër qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë, ku do të performojnë artistët shqiptarë nga Maqedonia. Më poshtë i gjeni datat e realizimit të evenimenteve të përzgjedhura përmes konkursit të parë, ku do të performojnë shumë shoqëri kulturoro-artistike, rock bende dhe talentë e virtuozë të muzikës serioze, e do të organizohen dhe lexime poetike dhe ekspozita. Ju ftojmë që t’i ndiqni artistët tanë! SHOQËRITË KULTURORE ARTISTIKE 17.09.2017 – Kumanovë me fillim prej ora 19:00, do të performojnë këto Sh.K..A: Bajram Shabani, Drita e…

Lexo më Shumë

”Neve na ka zgjedhur qytetari, ndërsa pjesëmarrja në Revolucionin Laraman as nuk ishte, as nuk është shpërblim për punësim në institucione”, kështu ka deklaruar deputeti Pavle Bogoevski, në intervistën për ”Makfaks’. Bogoevski në lidhje me punësimin e aktivistëve nga RL në institucione ka deklaruar se, qëllimi është që t’iu jepet mundësi të rinjve për t’i treguar idetë e tyre. ”Revolucioni Laraman është më shumë se hedhja e ngjyrës”, ka thënë Bogoevski. Ai më tej ka shtuar se i mungojnë protestat e Revolucionit në rrugë. ”Më e madhe është liria në rrugë sesa në Kuvend”, ka thënë Bogoevski. https://www.youtube.com/watch?v=lKv7nvoJTwE

Lexo më Shumë

Hilali dhe Azali edhe sot kanë vazhduar të ndjekin procesin mësimor pa u penguar nga askush. Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se do të hulumtojnë rastin, se përse vajzat u penguan për të shkuar në shkollë për shkak të shamisë. Në reagimin e ministrisë ndër të tjera thuhet: “Nëse drejtori me veprimin dhe me fajin e tij ka shkaktuar dëm mbi nxënëset, mbi prindërit dhe shkollës, këshilli i arsimtarëve thërret seancë në të cilën sjellët konkluzion në formë të shkruar i cili dorëzohet te drejtori. Me ligj është e rregulluar se në rast se është shkelur ligji apo është…

Lexo më Shumë

Mënyra e informimit të televizionit “Allfa” dhe “TV Nova” tregon se e kanë shkelur parimin për tregim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me tretman të njëjtë në pikëpamje dhe mendime të ndryshme, vërehen edhe elemente që tregojnë lidhje të mundshme të politikave editoriale”, kështu tregon raporti i katërt dhjetëditor i Agjencisë së Mediave Audio dhe Audiovizuele nga monitoringu i njoftimit për zgjedhjet lokale në periudhën prej 6 deri 15 shtator, transmeton Portalb, përcjell Fokus. Sipas raportit, kjo veçanërisht vërehet në mënyrën e trajtimit të temave për emigrantët si dhe për largimin e investitorëve të jashtëm nga Maqedonia. Raporti vëren…

Lexo më Shumë

Projekti “Shkupi 2014” pritet t’i nënshtrohet rishikimit për shkak të konceptit të gabuar që ka, shkruan REL. Ekspertët thonë se nuk paraqesin problem vetëm një pjesë e përmendoreve apo fasadat e stilit antik në bazë të projektit “Shkupi 2014”, por i gjithë projekti si tërësi ka bërë që Shkupi të ketë një reflektim që s`ka të bëj me realitetin e qytetarëve që jetojnë në këtë qytet. Këto komente vijnë pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të reviduar projektin “Shkupin 2014 “. Skender Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni thonë se nëse Maqedonia…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të mbajë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterеsh. Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme e 72-të të KB-së, e cila këtë javë mbahet në Nju-Jork. Debati i parë i Asamblesë së Përgjithshme u hap të martën, ku fjalim për herë të parë në KB mbajti presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Në fjalimin e tij…

Lexo më Shumë