Aktivistët e Lëvizjes LEAD do ta realizojnë projektin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin”, sot në ora 13, në parkun e Sarajit. Ata së bashku do ta pastrojnë parkun nga mbeturinat. Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela dhe bluza me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku. Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër,…
Author: Rilinda
Katër shtete të Ballkanit, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia, së bashku do të ndihmojnë për integrimin evropian të gjashtë vendeve tjera të rajonit. Këtë marrëveshje e arritur ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare ballkanike në BE, Ekaterina Zaharieva, Nikos Koxias, Teodor Meleshkanu dhe Maria Pejçinoviq Burqi, në takimin punues në Nju-Jork, kumtoi pres-shërbimi i MPJ-së bullgare. Ministrat kanë kryer verifikim të asaj që e kanë arritur deri më tani Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Republika e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi dhe u pajtuan që të japin mbështetje politike…
Më 21 shtator është rrëmbyer një vajzë e mitur, nxënëse e shkollës ‘Pero Nakov’ në Kumanovë gjatë pushimit të madh, përcjell Aktuale.mk. Vajza bashkë em shoqet ka dalë në pushim para kazermës, ku është grabitur nga dy persona të cilët me forcë kanë ardhur dhe kanë rrëmbyer vajzën. Personat kanë qenë me veturë. Policia po mer masa për zbardhjen e rastit.
Lideri i partisë opozitare në vend Nikolla Gruevski, gjatë konventës promovuese dje deri sa prezantonte dokumentin “Era e re” të pranishmit kanë lëshuar sallën “Boris Trajkovski” në Shkup. Nga inçizimet e A1on.mk mund të përcjellet Gruevski i cili gjatë kohë foli për ekonominë, uljen e varfërisë, luftës kundër korrupsionit, drejtësisë në gjykata dhe financim të mediave nga shteti. https://www.youtube.com/watch?v=4YEjFer70TI
Ministri për punë të jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, mbrëmë në New York ka realizuar takim me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit, Matthew Nimetz. Sipas agjencionit informativ grek APE, Kotzias takimin me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka vlerësuar si jashtëzakonisht miqësore dhe kanë biseduar për mënyrat për qasje drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, ndërmarrjen e masave të caktuara për ballafaqim me irredentizmin dhe mosbesimin nga të dyja palët me organizimin e takimeve të ekspertëve për tema të drejësisë, historisë dhe teksteve shkollore. Në takimin me ndërmjetësuesin Nimetz, ministri Kotzias ka thënë se emri…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë (DBM) ka thënë se më vitin 2019 do të realizohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, bëhet e ditur në kumtesën e DBM-së në lidhje me takimin gjatë kësaj jave në Njujork, përcjell Portalb. Kryetari i DBM-së, Metodija Kolloski ka kërkuar nga Zaevi sqarim të ligji të gjuhëve dhe ka përsëritur qëndrimin se ky komunitet pajtohet me çdo vendim që “është në përputhje me Kushtetutën, unitaritetin, integritetin dhe interesin e Maqedonisë”. Për këtë, Zaev bëri të ditur se propozim-ligji për gjuhët është në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë…
Muhamed Ameti do të jetë nënkryetar i Shkupit, nëse Koce Trajanovski fiton mandatin e tretë për kreun e Qytetit të Shkupit. Këtë e ka paralajamëruar Koce Trajanovski në konventën promovuese të VMRO-DPMNE-së. Muhamed Ameti është profesori shqiptar nga Shkupi, i cili i dyti është radhitur në listën e kandidatëve për këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga partia VMRO-DPMNE. “Së bashku me nënkryetarin tim nga radhët e listës së këshilltarëve profesori Muhamed Ameti,me të cilin unë besoj se do të punojë me përkushtueshmëri, dhe 44 këshilltarët e tjerë nga lista e këshilltarëve të qytetit dhe të gjithë kryetarët e…
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/740405892814789/ “Besa nuk i pëlqen as VRMO DMPNE’së e as LSDM ngaqë nuk ka politikanë të korruptuar, për dallim nga BDI e cila bashkëqeverisi gjatë tërë kohën me partinë e Nikola Gruevskin, ndërsa sot është e preferuar e LSDM’së ngaqë partive maqedonase iu pëlqejnë politikanë shqiptarë të korruptuar Kjo është frikë e BDI- së ngaqë BESA e përgjysmoi dhe tash e kanë frikën se nuk do ta fitojnë asnjë komunë në zgjedhjet lokale dhe kjo është arsyeja e shpifjeve nga BDI në adresë të Lëvizjes BESA, ka thënë Emad Mehmeti nga BESA, në emisionin Zig Zag të TV ART. Tutje…
Prokuroria Spevciale kërkon nga Gjykata Penale e Shkupit të mos ua kthejë pasaportat kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. PSP thekson se nuk kanë ndërruar rrethanat që atyre t’u kthehen pasaportat, të cilat ju konfiskuan si garancë për të mos u larguar nga vendi, pas padive që i ngritën ndaj tyre. Për vendimin e PSP-së sot është njoftuar edhe Gjykata Penale, i cili kërkoi mendim nga ekipi i Janevas rreth vazhdimit të masës së sigurisë për të akuzuarit. Gruevski dhe Mijallkov para disa ditësh kërkuan që t’u kthehen pasaportat, pasi ju…
Së shpejti, 53 mijë maqedonas do të pajisen me pasaportë bullgare sipas zëvendëskryeministrit bullgar Valeri Simeonov. Këto deklarime ai i ka bërë në një tryezë të rrumbullakët me temë “Politika demografike dhe mobiliteti i punës”. “Ne kemi 53,000 kërkesa të paraqitura me dokumente relevante të bashkangjitura nga shtetasit e Maqedonisë të cilët nuk mund të bëhen shtetas bullgarë për shkak të disa mangësive në legjislacion”, ka deklaruar Simeonov. Qëllimi i qeverisë së Bullgarisë, sipas Siemonov, është që të përshpejtohet procedura e pajisjes së maqedonasve me shtetësi bullgare dhe se është në shqyrtim përshpejtimi i procedurave nga 2-3 vjet sa ishte…
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka uruar kryeministrin Zoran Zaev që Maqedonia është përsëri shtet stabil dhe e vendosur të lëvizë në drejtim të duhur. “Maqedonia është një nga shebmujt më pozitiv për bashkëjetesën multikulturore, multifetare dhe multikombëtare. E vlerësojmë rolin që ka pasur shteti juaj në rajon si faktor që ndihmon kuptimin dhe dialogun mes shteteve. Maqedonia ka mbështetje të madhe nga OKB dhe ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në takim me Zoran Zaevi. Ai më tej shtoi se është e rëndësishme që Maqedonia të sigurojë…
Tabela në dy gjuhë është bërë gati për tu vendosur në hyrje të shkollës fillore të muzikës Pançe Peshev në Kumanovë. Por, drejtoresha Svetllana Trajkovska, thotë se përveç një gozhde që i duhet për të vënë këtë tabelë, duhet të arrij edhe vendimi zyrtar nga Ministria e arsimit që në këtë shkollë të mësohet edhe në gjuhën shqipe. Këtyre rrethanave po ia shohin sherrin edhe 35 nxënësit shqiptar, të cilët do të duhej të fillonin mësimet në gjuhën shqipe. Disa prej tyre thonë se nuk kuptojnë asgjë maqedonisht. “A po e kupton arsimtaren se çka po të flet? Jo edhe…

