Tashmë në Ohër banojnë rreth 7000 shqiptarë, shumë prej të cilëve prej kohësh janë të regjistruar si turq. Ndërkohë, shqiptarët e krishterë që jetojnë në pjesën e qytetit të vjetër thuajse janë asimiluar plotësisht, aq sa sot të gjithë banorët e kësaj pjese i merr për maqedonas, duke mos i dalluar fare prej njëri-tjetrit. Vetë shqiptarët e Ohrit janë ndjerë të braktisur nga politikanët shqiptarë Turizmi në qytetin shqiptar të Ohrit është rritur shumë kohët e fundit. Në qytetin e bukur planit liqenit me të njëjtin emër, sheh turistë nga mbarë bota, dhe është shndërruar në një nga atraksionet më…
Author: Rilinda
Partia e forcave Demokratike Rome sonte në kongresin e jashtëzakonshëm ka shkakruar kryetarin Shaban Saliu, dhe si udhëheqës të ri kanë zgjedhur Sejfo Kadri.. Kadri më 29 gusht akuzoi Saliun, i cili është ish drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, se ai kishte abuzuar për tu pasurar personalisht, përcjell TetovaSot. Pastaj ata akuzuan Shaban Saliun për sjellje diktatoriale në parti dhe njoftuan një kongres, i cili nuk do të organizohej privatisht nga Saliu, dhe se do të vendoset për të ardhmen e partisë.
OBRM-PDUKM reagon ndaj fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara, duke e vlerësuar se e ka humbur mundësinë e vetme të vitit për të prezantuar pozicionet e Maqedonisë. “Pas rrëmujës që Zoran Zaev i shkaktoi Maqedonisë dhe pasi që nuk gjeti zgjidhje për asnjë problem, në fokus të tij gjatë fjalimit në OKB ishte Korea e Veriut dhe programi i saj atomik”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM. Në reagimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se Zave në mundësinë e vetme gjatë tërë vitit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për të afirmuar interesat shtetërore dhe kombëtare,…
Para 27 prillit ka përdorur pesë telefona celular, ndërsa pas ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, i akuzuari ka mbetur vetëm me një telefon. Është vetëm njëri nga shumë pjesëmarrës në këto ngjarje, të cilët me qëllim që të fshehin dëshmi, i kanë hudhur ose shkatërruar celularët e tyre, shkruan TV 24, duke u thirrur në burime nga Prokuroria për krim të organizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në përpjekje për të dëshmuar vepra më të rënda penale nga pjesëmarrja në turma, prokurorët hulumtojnë numrat dhe analizojnë komunikimet e 122 numrave telefonik. Hulumtimi shkon më rëndë pasi që më parë nuk…
Nepotizmi ka përfshirë edhe Qeverinë e re të Maqedonisë, partitë e së cilës kur ishin në opozitë kritikonin pa ndërprerë qeverinë e kaluar që drejtohej nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, që tani është në koalicion me LSDM-në e kryeministrit Zoran Zaev, shkruan REL. Kritikat e para për nepotizmin kanë ardhur që në 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë akuzohet për angazhimin e një zyre avokatie me njerëz të tij të afërm në shumë institucione qeveritare. Akuza ka edhe ndaj zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike për ndarje tenderësh për një kompani të tij. Kritika për nepotizëm…
PDSH kërkon barazimin e votës (VIDEO E PLOTË)./Ditari.mk /https://www.youtube.com/watch?v=MFqs3PmMPCo
Shoqata e Gazetareve te Maqedonise shumën e mjeteve te ndare nga buxheti me vlere prej 0.5 % për financimin e RTVM-se e vlereson, të pamjaftueshem për funksionimin e servisit publik. Kryetari I SHGM-se Naser Selmani për TVM” deklaroi se arsyetimi i Qeverisë për mungesë të mjeteve është joserioz. Ai konsideron se ekziston mungesë e vullnetit politik për reforminin e RTVM- së. Sipas tij Servisi Publik është në gjendje më të keqe se të gjitha serviset publiek në rajon. Shoqata e gazetarëve ka kërkuar që nga buxheti i shtetit të ndahen mjete ne vlerë prej 1% apo 30 milion euro për…
Bashkimi Demokratik për Integrim nesër (e diel), me fillim në ora 16, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, do të organizoj Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017. Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti do të promovojë ekipin fitues për zgjedhjet lokale, ndërsa para Jush do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal. Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët. BDI në zgjedhjet lokale…
Ashtu siç pritej, ashtu dhe ndodhi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari po keqpërdor resurset e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitete parazgjedhore. Sot, në takimin me kundërkandidatët e tij në Gostivar, Taravari është shfaqur me veturën zyrtare të Ministrisë. Fotografia që botojmë dëshmon këtë pohim dhe shihet qartë që ministri Taravari u ndalua me makinën zyrtare para objektit ku u zhvillua takimi. Debati u hap që në momentet kur Taravari shpalosi kandidaturën për Gostivarit, dhe ku tha që nuk do të dorëhiqeshte nga posti i ministrit edhe për fushatë zgjedhore. Në debatin televiziv në Tv Telma, Taravari pohoi që nuk do…
Kandidatët për kryetar komune në Gostivar kanë zhvilluar një takim informal për të shprehur angazhimin për një fushatë të mirë dhe pozitive. Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, i cili rikandidon nga BDI, Sabajdin Izeiri i PDSH-së, Arben Taravari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Asaf Ademi i Lëvizjes Besa, si dhe Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE, u takuan sot për herë të parë pas kandidimit në zgjedhje. Gjatë takimit, Bejta tha se i kishte dhuruar kundërshtarëve nga një hartë me projektet e realizuara katër vitet e fundit në Gostivar. “Në fillim të takimit, në mënyrë simbolike dhe për të pasur…
Furnizimi me ilaçe po vonon për shkak të problemit me Këshillin për furnizime publike, dhe jo për shkak të Ministrisë së shëndetësisë, njoftoi sot ministri Arben Taravari. “Ka një Këshill për furnizime publike i cili është tërësisht i politizuar. Firma që kanë fituar dhe kaluar nëpërmjet këtij Këshilli para gjashtë muajve, tani kur konkurrojnë që të bëjnë problem, na ndalojnë dhe për këtë paraqiten probleme sa i përket ilaçeve”, tha Taravari, transmeton Portlab.mk. Ai sqaroi se firma e njejtë ka konkurruar me standarde të njëjta edhe para gjashtë muajve dhe nuk është bërë problem, kurse tani e njëjta firmë me…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite ndërpreu seancën e 15-të dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, paralajmëroi se diskutimi do të vazhdohet pas zgjedhjeve lokale Deputetët sot, në ditën e gjashtë debatuan për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Xhaferi tha se ndërprenë diskutimin në pajtim me paralajmërimin e tij që Kuvendi nuk do të punojë ne fillim të kampanjës për zgjedhjet, dhe siç tha ai të mos krijohet ndjenjë që dikush me çdo kusht do të arrijë një qellim të caktuar. “Si rezultat i debatit u vendos se në interes të qytetarëve, të mos…

