Author: Rilinda

“Të nderuar miq, Tash në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, si pjesëtar i botës së biznesit, dua të ndaj me ju disa pikëpamje për të kontribuar sadopak në këtë proces, kuptohet, nga këndvështrimi i investimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Si gjithkund në botë, e në veçanti në vendet e sfiduara me problemet e funksionimit të tregjeve dhe institucioneve, afaristët kërkojnë ambient biznesi atraktiv për të vepruar të lirë e për t’i rritur bizneset e tyre. Është një gjë e ditur tashmë se klima e biznesit krijohet nga institucionet qendrore ndërsa këto dalin përmes zgjedhjeve parlamentare, por megjithkëtë nuk…

Lexo më Shumë

Ish-funksionerët të cilët kanë harxhuar paratë për nevoja individuale si dhe keqpërdorimin e kartelave zyrtare të gjitha do t’i kthejnë, tha Hristian Delev, anëtar i OBRM-PDUKM, në debatin në TV24. Delev megjithatë, thotë se nuk e di nëse ka diçka të tillë, nëse dikush ka bërë harxhime për nevoja personale të cilat duhet t’i kthejë. “Kryesisht, nëse dikush ka shfrytëzuar për nevoja personale, duhet t’i kthejë fondet. Dua të jem i drejtë. Nuk e di nëse është ashtu, nuk e di, sepse nuk e kam parë. Nëse do ta kisha parë do t’i kisha pritur dhe të gjithë të tjerët…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+Uniteti) mbrëmë në amfiteatrin e parkut të qytetit në Gostivar kanë mbajtur konventën promovuese nën moton “E vërteta e Gostivarit”. Në konventë fjalim pati lideri i UNITETI-t, Gëzim Ostreni i cili tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndërtojë ndërtesa dhe luanë, por rrugë dhe ujësjellës që do të jenë në shërbim të qytetarëve. Lideri i RDK-së, Vesel Memedi paralajmëroi fitore në Gostivar, pasi siç u shpreh ai, kandidati i tyre është i ri, i pakorruptuar, ka njohuri dhe kualitete për të udhëhequr me komunën. Ndërkaq, kandidati për kryetar në Gostivar, Shpat Iseni tha…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë mes një traktori dhe një automjeti “seat ibica” në rrugën rajonale Pehçevë – Dellçevë tek vendi “Stamareski preod”. Sipas Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip, që të dy automjetet kanë lëvizur në drejtim të njëjtë, nga Pehçeva për në Dellçevë. Organet kompetente kanë kryer ekspertizë në vendngjarje dhe pas grumbullimit të dëshmive do të vërtetohen edhe shkaqet që kanë sjellë deri në aksident.

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Akeksis Cipras në gjysmën e dytë të tetorit në Uashington do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp, lajmëruan mediat greke. Në disa ditët e ardhshme këtë informacion pritet ta konfirmojë edhe Shtëpia e Bardhë, pasi do të saktësohet data e saktë për takimin. Sipas “Realnjuz,gr”, Qeveria greke dëshiron të marrë mbështetje nga Trampi për “çështjet e hapura në rajon”, siç janë çështja qipriote dhe tensionet në Detin Egje. Cipras gjithashtu “do të kërkojë të ulet presioni për zgjidhjen e çështjes me emrin e Shkupit, pa autoritetet maqedonase ta braktisin irredentizmin, lajmërojnë botimet onlajn greke.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonise Zoran ka thene se nuk është i gatshëm për të biseduar me Greqinë për identitetin e shtetit. Kështu na u përgjigj kryeministri Zaev pas informatave që qarkulluan nëpër mediat greke, se përveç se për emrin e shtetit, do të zhvillohen bisedime edhe për gjuhën, nënshtetësinë dhe për shkurtesat. Zaev konsideron se Maqedonia ka marrëdhënie miqësore me vendet fqinje, por në këtë moment, temë e bisedimeve janë vetëm masat për ndërtimin e besimit. “Në një atmosferë miqësore të dyja palët konstatojnë, se edhe Maqedonia edhe Greqia, mund të ndihmojnë shumë kur të vijë momenti për të biseduar. Aspak…

Lexo më Shumë

Trajnim simulues për luftë kundër krimit kibernetik do të fillojë sot në Shkup në organizim të iPROCEEDS, projekt i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës. Në trajnimin do të marrin pjesë hulumtues për krimin kibernetik, specialistë për forenzikë digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, njësite për zbulim financiar, Drejtoria për mbrojtje ë të dhënave personale (DMDHP), si dhe përfaqësues nga sektori privat – ISP (internet provajder). Aktivitetin e organizon Zyra për program kundër krimit kibernetik të Këshillit të Evropës, përmes një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Trajnimin do ta koordinojë një ekip multinacional i ekspertëve nga…

Lexo më Shumë

Në organizim të Qendrës për liri (CIVIL) sot në Shkup do të mbahet konferencë me titull “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë”. Në konferencë janë të ftuar ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që t’i prezantojnë konstatimet e tyre dhe rekomandimet për procesin zgjedhor, sidomos në periudhën trejavore të fushatës zyrtare parazgjedhore. Qëllimi është që të jepet përgjigje në pyetjen: Çka ka paraprirë, çka duhet të bëhet dhe cilat janë rreziqet para nesh, në kontekst të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë? Konferenca është pjesë e projektit Media të lira për shoqëri të lirë, të mbështetur nga Ministria…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit të BE-së për përforcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e kornizës juridike për falimentin dhe likuidim të kompanive (SCBL), sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë për falimentim dhe likuidim. SCBL-në e implementon Ministria e Ekonomisë me 1,3 milionë euro mbështetje nga BE-ja, ndërsa qëllimi është përforcimi i mjedisit të biznesit në Maqedoni dhe mundësimi që vendi të jetë destinacion biznesi më atraktiv. Fjalime përshëndetëse në konferencë do të kenë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ekipi i liderëve të projektit Krasin Dimitrov. Pritet që të marrin pjesë ekspertë nga rajoni,…

Lexo më Shumë

Prej nesër, EVN fillon me aktivitetet për zbatimin e masës për tarifë të lirë të energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Janë kryer përgatitjet teknike, ndërsa nga muaji tetor pritet që 800 mijë amvisëri të kenë tarifë të lirë. Me këtë masë do të zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve, veçanërisht për stinën e dimrit, informojnë nga EVN. “Për këtë vit mund të pritni ulje të çmimit të energjisë elektrike. Në plan afatgjatë ajo varet nga tregu botëror të energjisë elektrike dhe duhet të merren vendime vit pas viti”, tha Stefan Peter, kryetar i KE të EVN-së. Qeveria planifikon rritjen e prodhimit vendor…

Lexo më Shumë

Banorët e Maqedonisë janë ndër të fundit në Evropë sipas kohëzgjatjes së jetës aktive në punë. Në shtetin tonë kjo zgjat 31 vite, ndërsa mesatarja në suaza të BE-së është 35.6 vite, tregojnë të dhënat e Eurostat – Shërbimi evropian për statistika. Sipas kësaj statistike, meshkujt në Maqedoni punojnë madje 13 vite më shumë se femrat, gjegjësisht jeta mesatare e punës së meshkujve zgjat 37.2, ndërsa ajo e femrave vetëm 24.4 vite. Treguesi statistikor “kohëzgjatja e jetës aktive në punë” e mat numrin e viteve që një person në moshë mbi 15 vjeçare mund të presë të jetë aktiv në…

Lexo më Shumë

Ish zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK-së) Artan Dika në rrjetin social ka rikujtuar liderin e LR-PDSH-së, tani Aleancës për Shqiptarët, Zijadin SElën, se kanë kaluar 100 ditë nga formimi i QEverisë dhe ligji pë gjuhë nuk u miratua, kurse LR-ja nuk e lëshoi Qeverinë. Ja Statusi i plotë i Dikës: 100 ditë nga formimi i qeverisë kaluan. Ligji për gjuhët nuk u miratua. LR PDSH-ja nuk e mbajti fjalën për të dalë nga qeveria. LR nuk ka më. Ajo u bë ASH. ASH-ja si duket nuk e ka për borxh të mbajë premtimet e LR-së. I thonë një fjale:…

Lexo më Shumë