Kryeministri i Maqedonise Zoran ka thene se nuk është i gatshëm për të biseduar me Greqinë për identitetin e shtetit. Kështu na u përgjigj kryeministri Zaev pas informatave që qarkulluan nëpër mediat greke, se përveç se për emrin e shtetit, do të zhvillohen bisedime edhe për gjuhën, nënshtetësinë dhe për shkurtesat.
Zaev konsideron se Maqedonia ka marrëdhënie miqësore me vendet fqinje, por në këtë moment, temë e bisedimeve janë vetëm masat për ndërtimin e besimit. “Në një atmosferë miqësore të dyja palët konstatojnë, se edhe Maqedonia edhe Greqia, mund të ndihmojnë shumë kur të vijë momenti për të biseduar. Aspak nuk është diskutuar për çështjet esenciale siç është qëndrimi i Greqisë ndaj emrit tonë kushtetuese. Unë personalisht, jo, nuk jam i gatshëm që të bisedoj për çështje të cilat kanë të bëjnë me identitetin e vendit”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.
Zaev thotë se Maqedonia duhet të jetë e përgatitur për zgjidhjen e çështjes së emrit, për shkak se mbyllja e kësaj çështjeje, siç thotë ai, do të thotë ftesë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO Aleancën. “E gjithë kjo paralajmëron se deri në pranverën e ardhshme, ose deri në mesin e vitit 2018, është e logjikshme që të presim propozime të reja nga ana e ndërmjetësuesit Metju Nimic, për të cilat do të bisedojnë të dyja anët, të shprehin qëndrimet e veta, e gjithë kjo me qëllim që të gjejnë mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, shtoi Zaev.
Reagimet pasojnë pasi që shefi i diplomacisë greke, në mbledhje për mediat greke, ka deklaruar se pjesë e kontestit janë edhe gjuha, nënshtetësi dhe shkurtesat. Përfaqësuesi special për emrin në KB-në, Metju Nimic, në intervistë për Agjencinë e pavarur ballkanike të gazetarëve, deklaroi se edhe në Shkup edhe në Athinë po sheh se ka vullnet për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin.

