Kandidati i PDSH-së në Strugë sot do të jep dorhëheqje nga kandidimi i tij për kryetar komune. Siç mësohet tërheqja e tij bëhet për shkak mos përçarjes së votës në Strugë për ti dhënë mundësi që shqiptari të jetë sërish në krye të komunës. Nuk dihet ende se cilën parti do ta mbështes PDSH-ja në Strugë, por siç mësohet gara në Strugë do të jetë mes Selës dhe Merkos.
Author: Rilinda
Zëdhënësi i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp i shpalosi aktivitetet, ofertën dhe agjendën politike për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ademi theksoi se prej sot zyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore, dhe BDI si parti është mobilizuar të gjithë BASHKË, siç thotë, aktivistët, kandidatët dhe kreu i partisë, për ta prezantuar vizionin për komunat e katërvjeçarit të ardhshëm. “Bashkimi Demokratik për Integrim, në këto zgjedhje del me sloganin kryesor ‘BASHKË’, dhe do të jemi BASHKË PËR KOMUNËN QË DUAM, duke e vendosur qytetarin në qendër të vëmendjes dhe interesimit tonë,…
U.d. drejtoreshë e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, parashtroi padi penale kundër paraardhësit të saj, Vllatko Popovskit, dhe kundër udhëheqëses së Qendrës për Punësim, Sllobodanka Aleksovskas, për shkak se kanë lejuar katër administratorë për muaj të tërë të marrin paga pa u paraqitur në punë. Sipas Jovanovskës, në këtë mënyrë administratorët kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë për një milion denarë. “Në rrjedhë e sipër janë procedurat ligjore për të vendosur fajësinë dhe përgjegjësinë se si për personat të cilët kanë qenë të punësuar janë paguar dhe nuk kanë ardhur në punë, si dhe për udhëheqësit e tyre të drejtpërdrejtë. Nga…
Për ndjekjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Maqedoni, në KSHZ janë akredituar 147 vëzhgues, prej të cilëve 75 janë të vendit, ndërsa 72 të huaj. Më shumë vëzhgues – 50, ka paraqitur Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim, MOST 13, ndërsa Civil – Qendra për liri 12-të. Mes vëzhguesve të huaj më të numërt janë të OSBE/ODHIR-së – 35 dhe prej Ambasadës së SHBA-së – 24. Komisioni për ankesa zgjedhore dhe parashtresa të Kosovës do t’i ndjek zgjedhjet në Maqedoni me gjashtë vëzhgues, Zyra e NATO-s për lidhje në Shkup me pesë, ndërsa Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore…
Ministria e brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski. Ai ka abuzuar pozitën e tij zyrtare dhe, së bashku me Kryetarin e Këshillit, Borçe Stojçevski dhe një drejtor në një shkollë fillore kanë dëmtuar buxhetin me 3 mijë euro, lidhur me transportin e nxënësve në Kriva Pallankë. Një kompanie nga fshati Konopnica i është dhënë furnizimi publik, ndërsa kontrolli i cilësisë së shërbimit nuk është zbatuar asnjëherë. Nuk është formuar komision, dhe policia ka gjetur se transporti i nxënësve është zhvilluar edhe pse nuk janë përmbushur kushtet ligjore.
Sheshi Skënderbeu, projekti i cili ka ngulfatur Çarshinë e Shkupit për shkak të ndërtimit pa plan, por me të cilin krenohet BDI-ja, është ndërtuar nga kompania “Bauer BG”, një kompani e afërt me VMRO-DPMNE-në. Sipas hulumtimit të BIRN Maqedoni, kjo kompani përveç që ka punuar në shumë projekte shtetërore deri sa VMRO ishte në pushtet, është edhe e involvuar në disa shitblerje me VMRO-DPMNE-në, të cilat konsiderohen si të dyshimta. Sipas dokumenteve zyrtare VMRO-DPMNE ka blerë tre objekte afariste, respektivisht hapësirë prej 800 katrorëve nga kompania “Bauer BG” edhe atë në Resnjë, Krushevë, Gazi Babë dhe në fshatin Papradnik në…
Koalicioni Aleanca për shqiptarët (RDK-UNITETI) mbajti konventë promovuese në teatrin e hapur të Gostivarit, ku u promovuan kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë për komunat, Gostivar, Dibër, Kumanovë dhe Çair. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin kryetari i RDK-së, Vesel Memedi dhe kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni. Gjithashtu në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe minsitri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu. Në fjalimin e vet, njëri nga partnerët e koalicionit, Vesel Memedi, deklaroi se shqiptarët ndodhen para dy sfidave të mëdha kundër projekteve antinacionaliste dhe antireligjioze të cilat po pregatiten nga kuzhina të ndryshme, Përballja me këto…
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Anima Mundi” dhe 11 organizata tjera nga qytete të ndryshme, kanë dorëzuar kërkesë deri tek kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, që të zgjidhin problemin me numrin e madh të kafshëve endacake. “Kërkojmë zgjidhje për problemin me numrin e madh të kafshëve endacake, gjegjësisht komunat dhe kandidatët për kryetarë komunash nga çdo parti, të angazhohen për sterilizimin dhe vaksinimin e tyre”, thuhet në njoftimin e organizatave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Organizatat gjithashtu kërkojnë nga kandidatët për kryetarë komunash që të bashkëpunojnë me ata dhe të zgjidhin problemin me kafshët…
Nevzat Bejta, kandidat për kryetar i Komunës së Gostivarit i BDI-së i shoqëruar nga kandidati për anëtarë këshillit zyrtarisht e filluan fushatën parazgjedhore nga sheshi i qytetit. “Këtu në këtë vend e prezantojmë njërin ndër projektet të cilat janë pjesë e programit të cilin do ta realizojmë në periudhën 2017-2021. Është planifikuar të ndërtojmë shesh të ri modern me të cilin gostivarasit do të krenohen dhe do të jetë një qendër më bukur e rregulluar në rajon e më gjerë. Kemi zgjidhje ideore, me të cilën janë përfshirë sheshi dhe rrethina”, tha Bejta. Kandidati për kryetar i BDI-së, gjatë ditës…
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me të reshura të shiut lokal, do të mbisundojë në Maqedoni deri në fund të javës, kumtoi DPHM. Nga e mërkura drejt të enjtes të reshurat do të jenë më të shpeshta në jug dhe më intensive do të jenë në juglindje të vendit. Nga e enjtja temperaturat do të jenë më të ulta për disa gradë. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej një deri në 11 gradë, ndërsa to maksimale prej 15 deri në 22 gradë. Gjatë fundjavës pritet kryesisht mot i qëndrueshëm dhe pak më i ngrohtë.
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, prej nesër deri 29 shtator do të jetë në vizitë pune në Maqedoni. Në kuadër të vizitës Davutoglu, do të realizojë takim me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Përkrah takimeve zyrtare me krerët politik, Davutoglu do të mbajë fjalim në panelin me temë “Përceptimet e Turqisë në Maqedoni”, organizuar nga Shoqata e studentëve të diplomuar në Turqi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë panel fjalime do të mbajnë edhe Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, Muedin Rustemi ish-ambasador i Maqedonisë në Turqi, Eser Xhevahiri anëtarë i “Xhevahir Holding”, Stevo Pendarovski deputet. Forumi është paraparë për…
Partia Demokratike Shqiptare që drejtohet nga Menduh Thaçi thotë se pala maqedonase përmes partnerëve shqiptarë në qeveri synon të ngushtojë, siç shprehet, hapësirat e banuara me shqiptarë. “Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që shqiptarët në këto zgjedhje së bashku me aleatët e tyre, të ngadhënjejnë në të gjitha territoret e tyre. Klani i maqedonasve punon me shumë angazhim që në këto zgjedhje në disa komuna ku nuk janë shumicë të fitojnë kandidatët e tyre. Ata duan që ta shtrydhin territorin, ta zvogëlojnë territorin ku jetojnë shqiptarët, që territori i maqedonasve të rritet në 93 apo 94 për qind”, ka deklaruar…

