Author: Rilinda

Pas dy muaj e gjysmë pasi ishte shtyrë seanca e parë, sot do të vazhdojë seancë tjetër për rastin “Fortesa 2”, në të cilën i dyshuari i parë është Goran Grujovski, i cili tashmë ndodhet në arrati. Në seancën e kaluar avokatët e mbrojtes Ljupço Shvrgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për përgatitje të mbrojtes. Ndërsa gjykatësja, Lidija Petrovska, atëherë deklaroi se gjykata nuk ka marrë dëshmi për arritjen e ftesave, përcjell Telegrafi. Në rastin “Fortesa 2”, i dyshuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski dhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së. Të…

Lexo më Shumë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, sot në ditën e dytë të fushatës 20 ditore zgjedhore do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët nëpër shumë qytete dhe vendbanime. Sipas agjendës, Bashkimi Demokratik për Integrim sonte do të mbajë tubime në Pllasnicë, Debresht dhe në Cërnilishtë. PDSH ndërkaq tubim do të mbajë në Zhitosh, komuna e Dollnenit. Nga Aleanca për Shqiptarët (RDK – UNITETI) për sot paralajmëruan se do të hapin shtab zgjedhor në fshatin Çajle të Gostivarit, në prani të kandidatit për…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë pasdite do ta mbajë seancën e 29-të, ku do të shqyrtohet përparimi në procesin e integrimit evropian dhe shfrytëzimi i fondeve të BE-së. Në seancë pritet të shqyrtohet edhe realizimi i prioriteteve për hyrje në NATO dhe realizimi i Marrëveshjes së Ohrit. Në rend të ditës është edhe informata për përparimin e aktiviteteve nga projekti “Vizita e kompanive” të cilat kanë problem në procedurën për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe për takimet e realizuara me persona fizikë dhe juridikë, të cilët kanë probleme të karakterit pronësoro-juridik. Ministrat në Qeveri pritet t’i shqyrtojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i obliguar për diasporën sot dhe nesër në Vjenë do të merr pjesë në forumin rajonal “Investime të drejtpërdrejta nga diaspora – përvojat nga Ballkani perëndimor”. Ministri Ademi, siç njoftoi Kabineti i tij, do të ketë fjalim me temë “Shenjat nga jashtë si nxitës për investime”.

Lexo më Shumë

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me të reshura të shiut lokal, do të mbisundojë në Maqedoni deri në fund të javës, kumtoi DPHM. Nga e mërkura drejt të enjtes të reshurat do të jenë më të shpeshta në jug dhe më intensive do të jenë në juglindje të vendit. Nga e enjtja temperaturat do të jenë më të ulta për disa gradë. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej një deri në 11 gradë, ndërsa to maksimale prej 15 deri në 22 gradë. Gjatë fundjavës pritet kryesisht mot i qëndrueshëm dhe pak më i ngrohtë.

Lexo më Shumë

Sonte në godinën e Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt konventa promovuese e kandidates për Kryetare të Komunës së Tetovës dhe listës së këshilltarëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim. I pranishëm në konventën promovuese të kandidates për kryetar komune të Tetovës, ishte dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti., përcjell Almakos. “Garantuesi i të gjitha punëve dhe lideri i shqiptarëve, lider i pathyeshëm në luftë dhe në paqë, udhëheqës i të gjitha proceseve të shqiptarëve në Maqedoni, politikan i pashoq dhe vizionar i të ardhmes..” me këtë elozhe ftohet në skenë Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka kërkuar nga kryeministri Zaev, që të shfrytëzojë pushimin nga posti i tij gjatë periudhës sa zgjatë fushata zgjedhore me qëllim që të largojë dyshimet për keqpërdorim të funksionit. Postimi i tij në Facebook: Jo vetëm që miku im Visar Ganiu e meriton të gjithë përkushtimin tim si shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, por edhe si akt me të cilin dua ti largojë të gjitha dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të funksionit tim si zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndarja e partisë nga shteti është një nga parimet për praktikim thelbësorë të Demokracisë, dhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve Jovica Stojanoviq për MIA-n konfirmoi se sot ka pasur incident në burgun “Idrizovë”, por që me informata më të hollësishme do të dalë gjatë ditës së nesërme pasi të bëjë kontroll në terren. “Gjatë ditës së nesërme pres raport me shkrim për ngjarjen nga drejtori i burgut dhe së bashku me inspektorët do të dalim në terren që ta konfirmojmë gjendjen dhe të hetojmë se çka saktë ka ndodhur atje”, tha Stojanoviq. Disa media sot publikuan se tre të burgosur janë ngjitur në çatinë e burgut “Idrizovë” dhe kanë gjuajtur qeramikë në shenjë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sonte zyrtarisht ka filluar fushatën për zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor. Ajo në Tetovë mbajti konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë. Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në qendër të fjalimit të tij përpara tetovarëve, vendosi ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill. Edhe pse me BDI-në Aleanca është partner koalicioni, Sela tha se nëse më 27 prill kanë rrëzuar një pjesë të regjimit, pas 15 tetorit do ta rrëzojnë pjesën tjetër të regjimit, BDI-në. “A ju kujtohet Ali Ahmeti kur thoshte që duhet kryetari i Parlamentit të jetë…

Lexo më Shumë

Jetojmë në kohën kur bëhen tentime maksimale që shumica maqedonase të shkoj në opozitë për të pasur mundësi që të realizohet skenari, i cili drejtpërsëdrejti do të reflektojë në kombësinë maqedonase, në popullin maqedonas dhe në shtetin maqedonas. Andaj duhet zgjuarsi dhe gatishmëri, sepse kjo është kohë dramatike dhe historike për Maqedoninë”, tha kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski. Tani, kreu i VMRO-DPMNE-së, thotë se shqiptarët janë të mirëseardhur në partinë e tij, kurse i porosit ata që të kenë kujdese nga kryeministri i tanishëm Zaev. Për rivalin e tij, i cili e çoi në opozitë akuzon kreun e BDI-së Ali…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” Zoran Gjorgjievski sot në konferencë për shtyp e prezantoi programin zgjedhor. “Kemi program me të cilin do të dalim në këto zgjedhje lokale si edhe deri më tani. Dallimi nga të gjithë konkurrentët tanë është që ne punojmë me përkushtim, do të japim gjithçka nga vetja dhe fjalët tona do t’i shndërrojmë në vepra”, tha Gjorgjievski. Shtoi se në programin me të cilin shfaqen në zgjedhje janë përfshirë përcaktimet kryesore rreth të cilave punojnë, e mes tyre i theksoi projektin për Kumanovë të gjelbër dhe për…

Lexo më Shumë

ga Amerika vij në Demir Hisar dhe do t’ju porosis, Maqedoninë e kthyem sërish në binarë, Maqedonia po shkon përpara! Do të ketë jetë edhe në nivel lokal, do të jetohet në çdo fshat dhe në çdo qytet”. Këtë e porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e parë në Demir Hisar prej ku karvani qendror i LSDM-së e filloi fushatën për zgjedhjet lokale. Treguam, shtoi Zaev, se qytetarët janë energjia jonë lëvizëse. “Treguam se Qeveria mund të jetë shërbyese dhe e kapshme për qytetarët. Paratë i kthejmë tek ju, qytetarë. Të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë…

Lexo më Shumë