Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve Jovica Stojanoviq për MIA-n konfirmoi se sot ka pasur incident në burgun “Idrizovë”, por që me informata më të hollësishme do të dalë gjatë ditës së nesërme pasi të bëjë kontroll në terren.
“Gjatë ditës së nesërme pres raport me shkrim për ngjarjen nga drejtori i burgut dhe së bashku me inspektorët do të dalim në terren që ta konfirmojmë gjendjen dhe të hetojmë se çka saktë ka ndodhur atje”, tha Stojanoviq.
Disa media sot publikuan se tre të burgosur janë ngjitur në çatinë e burgut “Idrizovë” dhe kanë gjuajtur qeramikë në shenjë revolte. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin e burgut Qerim Mahmuti.

