Author: Rilinda

BDI në zgjehjet lokale në Kumanovë do të garojë vetëm në listat për këshilltarë, ndërsa do të mbështetë kandidatin për kryetar komune të LSDM-së, Maksim Dimitrievski. ”BDI për zgjedhjet loakle nuk ka kandidatin e saj për komunën e Kumanovës ndërsa do mbështes kandidatin e LSDM-së, Maksim Dimitrievski, ashtu si LSDM do të mbëshes kandidatët tonë në Çair, Gostivar, Tetovë si dhe në qytetet tjera,” thonë nga BDI e Kumanovës. Në listën për kandidat për kryetar komune garojn edhe tre shqiptarë: Besnik Memeti nga PDSH, Driton Sulejmani nga BESA si dhe Bashkim Osmani nga Aleanca për Shqiptarët.

Lexo më Shumë

ELEM sot njoftoi se është anuluar tenderi për blerjen e rrypave të gomës për nevojat e “TEC Manastir”, pasi në ankandin e fundit janë ofruar çmime më të mëdha se buxheti i planifikuar. Nga kompania njoftojnë se përderisa nuk ka ankesa nga vendimi dhe përderisa vendimi për anulimin e tenderit të futet në fuqi, atëherë do të nënshkruhet tender i ri pasi rrypat e gomës janë të nevojshme që “TEC Manastir” të vazhdojë me punën. Buxheti i planifikuar për këtë tender arrinë në 258.300.000 denarë. Nga ELEM njoftojnë se lënda në lidhje me tenderin për gërryerjen qymyrit në “TEC Manastir”…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor kreut të Komunës së Pustecit Edmond Themelko dhe i është nënshkruar fletarrest ndërkombëtare. Lënda Titanik, rast ky i hapur nga PSP-ja për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi se ka kërkuar paraburgim për Themelko, pasi ka pasur dyshime se ka kaluar kufinjtë dhe ka dalur jashtë shtetit. Për lëndën e njëjtë Prokuroria Speciale Publike ngarkohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski,…

Lexo më Shumë

Nëse Maqedonia dëshiron sistem të qëndrueshëm të cilitdo program për grup të ndjeshëm të qytetarëve, këtë mund ta bëjë vetëm përmes partneritetit social dhe kurrsesi ndryshe, sepse shteti është subjekt i fuqishëm, ndërsa sektori qeveritar, i cili tashmë është i gatshëm duhet vetëm të vendoset në funksion përkatës”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. “Duhet të ndërtojmë qasje që do të thotë qasje vërtetim të çmimit të kushtimit të çdo shërbimi, të cilin shteti e paguan përmes partneritetit social. Mundemi të financojmë edhe sektor biznesi edhe sektor civil, por për këtë nevojitet regjistër, standarde, e pastaj vërtetim…

Lexo më Shumë

Bujqit duhet të paraqesin dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm.. Bujqit duhet të paraqesin dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë, të cilët kapluan disa rajone më 11 shtator. Kërkesa për vlerësim mund të dorëzohet deri më 5 tetor. Vlerësimet e para tregojnë se janë dëmtuar rreth 2 mijë hektarë fruta, vreshta dhe kultura industrial. Demir Hisari, Resnja, Makedonski Brod, Tetova, Prilepi, Velesi, Shën Nikolla, Kumanova, Kavadari dhe Gazi Baba janë rajohet që kanë pësuar më shumë dëme nga moti i ligë më 11 shtator. Me kërkesën bujqit duhet të dorëzojnë edhe kopje të dokumenteve…

Lexo më Shumë

Në mungesë të infratsrukturës rrugore , tash dyzet e ca vite fshati Shtrazë në malësinë e Karadakut është boshatisur tërësisht. Banorët e këtij fshati ndër dekada jetojnë kryesisht në Kumanovë. Asfaltimi i rrugës Sllupçan-Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë dhe Kosovën, ka ndikuar që me iniciativë të ish banorëve dhe pasardhësve të tyre, sot të fillojë ndërtimi i rrugës në aksin nga fshati Bellanoc e deri në Shtrazë në një gjatësi prej rreth 7 kilometrash. Banorët shprehen tejet të lumtur dhe të gjithë thonë se atë që shteti se bëri kurrë, po e bëjnë me vetëkontribut. Me ndërtimin e rrugës…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference për shtyp ka zyrtarizuar fillimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Zëdhënësi i SHQZ-së të BDI-së Arbër Ademi ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, në këto zgjedhje del me moton kryesore “BASHKË, PËR KOMUNËN QË DUAM”. Bashkimi Demokratik për Integrim, që nga sot ka në terren jo vetëm se kandidatët për kryetarë komunash apo këshilltarë, por edhe rreth 15.000 aktivistë, të cilët në çdo vendbanim, do të përcjellin ofertën tonë te secili qytetar, me plane dhe projekte konkrete, për zhvillimin e komunave që duam” ka thënë Ademi. 15 mijë “ushtarë” BDI kishte…

Lexo më Shumë

Burime të afërta me Prokurorinë Speciale Publike, kanë demantuar kryetarin e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i cili tha se ka kërkuar nga prokuroria të hetojë funksionarët e partisë së tij. Ato thonë se ky deklarim i Ahmetit është i rrejshëm, sepse hetime për shumë funksionarë të BDI-së, njëjtë sikurse për ata të VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar PSP-ja, e jo Ali Ahmeti. “Ali Ahmeti ndoshta nuk e din, por ne nuk jemi prokurori partiake që ai të mund të na tregojë se kë të hetojmë, e kë të mos hetojmë. E vërteta është se hetime për shumë funksionarë të…

Lexo më Shumë

I akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa”, Sasho Mijallkov nëpërmjet mbrojtësit të tij Lupço Shvrgovski ka dorëzuar kërkesë te Gjykata Penale me të cilën kërkon që t’i kthehet pasaporta. Avokati i tij shton se edhe pas 20 ditëve nga kërkesa që ata kanë dorëzuar në Gjykatën Penale, akoma s’kanë marrë asnjë përgjigje. Ndyshe, Prokuroria Spevciale kërkon nga Gjykata Penale e Shkupit të mos ua kthejë pasaportat kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. PSP thekson se nuk kanë ndërruar rrethanat që atyre t’u kthehen pasaportat, të cilat ju konfiskuan si garancë për…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Postës së Maqedonisë i udhëhequr nga Drejtori gjeneral Faadis Rexhepi, Sasho Pecalevski drejtor për punë juridike, Irfan Ibraimi udhëheqës i sektorit për komunikacion postar dhe Rami Jusufi udhëheqës i sektorit për punë ekonomiko finansiare qëndruan në takim pune në Lubljanë Republika e Slovenisë. U realizuan aktivitete të rëndësishme në interes të Postës së Maqedonisë. U nënshkruajt memorandum për bashkpunim ndërmjet postës së Maqedonisë dhe postës së Slovenisë për shfrytëzimin e eksperiencave Slovene për një zhvillim të ardhëshem në postën e Maqedonisë. Palët u dakorduan që prioritet i realizimit pas nënshkrimit të këtij memorandumi të jetë shfrytëzimi i ITM…

Lexo më Shumë

Teatri i Komedisë në bashkëpunim me shoqatën “Polio Plus” për sezonin e ri teatror ka siguruar qasje më të madhe për personat në karroca ortopedike dhe me vështirësi në lëvizje. Mbrëmë, në mënyrë simbolike, është shfaqur premiera e komedisë romantike “Doni Dark” – tregim për një të ri me shikim të dëmtuar dhe pavarësia e tij nga familja, me të gjitha problemet të cilat i bartë ajo. Premiera është caktuar për sonte, ndërsa repriza e parë për më 29 shtator. Teksti origjinal është i shkrimtarit amerikan Leonard Gersh, ndërsa regjia e Robert Ristov, të cilit kjo është punë e masterit.…

Lexo më Shumë