Këshilli i prokurorëve publik sot do ta rishikojë raportin e punës së PSP. Në seancë është ftuar të merr pjesë edhe prokurorja speciale Katica Janeva, në të cilin do të japin detaje për punën e kryer në këtë periudhë. Pas përfundimit të seancës pritet që Shteriev dhe Janeva të kenë edhe pres konferencë për media. Për momentin prokurorët po punojnë në përgatitjen e raportit dhe do të angazhohen sërish për të përfunduar procedurat paraprake dhe hetimore të cilat tashmë kanë filluar. PSP është e obliguar që çdo gjashtë muaj t’i jep llogari Parlamentit dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë për aktivitetet,…
Author: Rilinda
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet punëtori për pjesëmarrje politike të personave me aftësi të kufizuara. Punëtorinë do ta hapë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërsa në hapjen solemne do të kenë fjalime edhe Gonzalo de Çezare, shef i Sektorit për dimension njerëzor pranë Misionit të OSBE-së dhe Frosina Tashevska-Remenski, kryesuese me Grupin interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me handikap. Në punëtori do të prezantohen edhe konstatimet nga Analiza për pjesëmarrje politike të personave me aftësi të kufizuara.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në emrin e tij dhe në emër të deputetëve ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve 28 Shtatori, duke iu dëshiruar disponim festiv, shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre. “Ju jeni pjesë e rëndësishme në mozaikun e quajtur Republika e Maqedonisë dhe çdo kontribut i juaji, qoftë në sferën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe cilado sferë tjetër e jetesës shoqërore është kontribut i rëndësishëm në krijimin e pasqyrës së madhe për Maqedoni moderne, të avancuar, demokratike dhe evropiane”, shkruhet në urimin e Xhaferit deri te pjesëtarët e komunitetit…
Në mbarë vendin do të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Më shumë rreshje shiu priten gjatë orëve të natës. Gjithashtu, do të fryejë erë e lehtë verilindore.Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 16 gradë, ndërsa ato maksimale prej 15 deri 21 gradë celcius. Ndërsa në Shkup e rrethinë temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë.
https://www.facebook.com/qytetidibres/videos/838983489595104/
Kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata duket se nuk e kapërdin dot humbjen e zgjedhjeve parlamentare me 11 Dhjetor të vitit të kaluar dhe vazhdon me gafat dhe gabimet e tij duke ofenduar ata dibranë që nuk e votuan atë dhe partinë e tij. Në një intervistë dhënë për një medium shqiptar Lata thekson se nostalgjia mbi komunizmin ende është gjallë në qytetin e Dibrës. Lata gjithashtu thekson se nipërit dhe stërnipërit e komunistëve votuan për partitë tjera me çka i shkaktuan humbjen atij. Kjo është një ofendim mjaft i madh që Lata po ua bën qytetarëve dibranë…
https://www.facebook.com/qytetidibres/videos/838964642930322/
https://www.facebook.com/qytetidibres/videos/838988689594584/
Sonte në ora 18:45 në Kërçovë ka ndodhur një aksident me armë zjarri me ç’rast kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshilltarë Alit Abazi. Alsat mëson se përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Destan Abdiu dhe një person tjetër, që është një gazetar i njohur me inicialet SH.D, që dyshohet se ka qëlluar aty rastësisht. Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme. “A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin…
Qeveria e Maqedonisë na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por prapëseprapë do të presim, u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për RTS, në pyetjen e gazetares në lidhje me krizën në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. “Nuk do të jetë risi nëse Maqedonia dhe Mali i Zi japin votë pozitive për hyrjen e Kosovës në UNESCo, ata votuan edhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje do të ketë ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet e Serbisë me këto shtete fqinje. Vuçiq shtoi se më lehtë do…
Nëse jam gjallë e shëndosh, në moshë 50 vjeçare dua të bëhem shefe normale e një shteti normal, thotë prokurorja speciale, fatiem Fetai në emisionin “Trite”, kushtuar jetës dhe punës së tri prokuroreve publike Katica Janeva, Lençe Ristevska dhe Fatime Fetai. “Me këtë unë e kam arritur kulmin e karrierës sime. Dëu që në moshë 50 vjeçare, sepse atëherë mendoj se do të jem emotivisht stabile në masë të mjaftueshme, të jem, dhe do të jem nëse jam gjallë e shëndosh shefe normale e një shteti normal. Dhe do ta arrijë këtë. Të afrimit e mi mendojnë se mundem edhe…
Analisti politik Ramadan Ramadani ka ironizuar skajshmërisht me BDI-në dhe pretendimet e kësaj partie për të fituar përsëri komunën e Çairit. Ramadani ka thënë se: “Kur thot DUI se do fitoje komunën Çair më duket si atë vjet kur Korea Veriore e pat fituar kampionatin botëror në futboll”. Ai po ashtu edhe ditë të kaluar ka shkruar në lidhje me punën e deritanishme të BDI-së në Çair, duke thënë se “me 12 ditë fushatë nuk mbulohet 12 vjet taksirat”.

