Nëse jam gjallë e shëndosh, në moshë 50 vjeçare dua të bëhem shefe normale e një shteti normal, thotë prokurorja speciale, fatiem Fetai në emisionin “Trite”, kushtuar jetës dhe punës së tri prokuroreve publike Katica Janeva, Lençe Ristevska dhe Fatime Fetai.
“Me këtë unë e kam arritur kulmin e karrierës sime. Dëu që në moshë 50 vjeçare, sepse atëherë mendoj se do të jem emotivisht stabile në masë të mjaftueshme, të jem, dhe do të jem nëse jam gjallë e shëndosh shefe normale e një shteti normal. Dhe do ta arrijë këtë. Të afrimit e mi mendojnë se mundem edhe tash, por që të jesh baba i shtetit nuk mjafton vetëm t’i dish ligjet dhe ta njohësh punën. Mendoj se ajo që më mungon mua të jem presidente në moshë 40 vjeçare, kur do t’i plotësoj kushtet për të qenë shef i shtetit, është stabiliteti emotiv. Unë jam tip që reagoj furishëm. Kjo nuk lejohet për një shef shteti, por nuk duhet qenë edhe si ai aktual- të mos e hapësh gojën 10 vite”, thotë Fetai.
Edhe prokurorja speciale, Katica Janeva në këtë emision shpreh ambicie politike, por shumë më modeste se Fetai, duke përmendur si ambicie të veten që të jetë kryetare e qytetit të saj, Gjevgjelisë.

