Author: Rilinda

Djali i ish shefit të policisë sekrete maqedonase (DSK), Jordan Mijallkov, nesër do të japë deklaratë para policisë për pjesëmarrjen e tij në turmën e cila fut në Kuvend më 27 prill. Përveç tij, në pyetje do të merren edhe ish truprojat e Mijallkovit, Alen Zekirov dhe Bllazhe Petrevski, raporton Telma. Ata duhet të paraqiten në stacion policor, lidhur me ngjarjet që ndodhën të “enjten e përgjakshme”. Nga incizimet e Tv Telma qartë vërehet prezenca e Jordan Mijallkovit, i cili bashkë me turmën futet në Kuvend, por policia do të hetojë se cili ka qenë roli i tij në ato…

Lexo më Shumë

Maqedonia po bëhet shtet juridik, janë zbuluar rastet e montuara gjyqësore të porositura nga Gruevski. Nikolla Gruevski është politikani i vetëm në botë për të cilin ekzistojnë dëshmi të qarta për krim të kryer, keqpërdorim të pushtetit, korrupsion, mashtrime zgjedhore dhe prëgjim masiv të qytetarëve dhe i cili tenton të mbijetojë në skenën politike me shpresë të rrejshme se do të shpëtojë nga përgjegjësia. Për VMRO-PDMNE-në është e qartë se rastet e montuara gjyqësore të cilat u krijuan me urdhër të Nikolla Gruevskit janë zbuluar tërësisht dhe se drejtësia po vjen. Maqedonia po bëhet shtet juridik në të cilin ligjet…

Lexo më Shumë

Të gjithë mediat, që kanë vendosur ta mbulojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vijuese lokale më 15 tetor, e cila filloi më 25 shtator, duhet të sigurojnë prezantim të drejtë, të balancuar dhe objektiv, deklaroi sot udhëheqësja e Sektorit për të drejta të njeriut dhe edukim medial, në Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale mediale, Emilija Petreska Kamenjarova, transmeton MIA. Ajo në takimin e sotëm të tretë publik të Agjencisë i prezantoi drejtimet e përgjithshme për mediat për ndjekje të fushatës. “Mediat duhet të sigurojnë qasje të barabartë deri tek të gjithë format e prezantimit medial, ndërsa programet për minorentët…

Lexo më Shumë

Në emisionin e sontëm në “Click Plus” që emetohet në Tv 21, ballë për ballë do të jenë kandidatët për kryetar të Komunës së Zhelinës. Ata në një hapsirë të hapur do ti shpalosin programet e tyre zgjedhore para qytetarëve të kësaj komune. Njëherit kandidatët do mund të ju pergjigjen pyetjeve të qytetarëve të kësaj komune, si dhe të argumentojnë se pse qytetarët duhet të votojnë për ta. Çka premtuan kandidatët para banorëve të Zhelinës? Cilat projekte i kanë në plan në gjashtë muajt e parë? Ku do ti gjejnë paratë për ti realizuar projektet? #ClickPlus #PërZhelinën https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1096917747105095/ Edhe kandidatët…

Lexo më Shumë

Lidhja e Romëve në Maqedoni (LRM) sot akuzoi se partia qeverisëse LSDM, përmes drejtorëve të institucioneve shtetërore bën presion mbi romët të cilët janë të punësuar në administratë. Si institucione udhëheqësit e të cilave bëjnë presion sipas Sead Ismail nga LRM, është Sekretariati i Përgjithshëm, Arkivi Shtetëror i RM, GTC dhe disa ministri. “Në emër të romëve ju bëjmë thirrje udhëheqësve dhe drejtorëve të ndalojnë me presionet e tilla dhe të mundësojnë që administrata në mënyrë profesionale ta kryejë punën e saj”, tha bartësi i listës në LRM, Sead Ismail. Ai më tej shtoi se do t’i njoftojë edhe përfaqësuesit…

Lexo më Shumë

Punonjësit e EVN Maqedoni vazhduan të japin mundin e tyre me qëllim të realizimit të aktiviteteve vullnetare për të mirën e bashkësisë. Gjatë ditëve të fundit, proekti “EVN Vullnetarizon” përfshiu më shumë qytete dhe komuna të vendit si: Zrnovci, Sveti Nikole, Dellçevë dhe Shkup. Në hapësirat e kishës “Glasnost” në Shkup, grupa vullnetare e EVN Elektrosnabduvanje në bashkëpunim me organizatën “Retvitni obrok”, e përkushtuan ditën e tyre të punës për përgatitje të ushqimit për personat me status të rrezikuar social. Mbështetje në realizimin e aktivitetit dha edhe z. Markus Brandshteter, menaxher i EVN Maqedoni Elektrosnabduvanje DOOEL. „Svetlina = Zhivot” është…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka mbajtur tubim me banorët e fshatit Zhitoshë të komunës së Dollnenit. Kandidati i PDSh-së për kryetar komune në Dollnen, Eroll Abdiu, kërkoi daljen masovike të banorëve të këtij vendi në ditën e votimit, sepse PDSh, siç tha Abdiu, në strukturën e saj partiake e ka shumë të fokusuar hallin e banorëve të Dolllnenit dhe është shumë e interesuar për përmirësimin e jetesës së banorëve të këtij vendi. “Ua bëjmë me dije oponentëve tanë mos të mendojnë kot se PDSh nuk është e fokusuar strukturalisht, nuk është e fokusuar në komunën e Dollnenit. Unë nuk do…

Lexo më Shumë

Qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione në RM siç janë MPB, Kadastra dhe të tjera duhet të mundësojë formimi i Regjistrit Qendror Elektronik i popullsisë, projekt i ri qeveritar për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare. Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit e obliguar është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoni edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar fushatën e tyre dhe takimet me qytetarët. PDSH mbajti tubimin qendror me banorët e Zhitoshes të komunës së Dollnenit. Në këtë tubim mbajti fjalim edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili theksoi se PDSH asnjëherë nuk ka anashkaluar dhe se edhe më tej do të vazhdojë të jetë pranë banorëve të kësaj komune duke ju premtuar mbështetje të plotë të gjitha komuniteteve. BDI gjate ditës së djeshme vizituan fshatin Pllanicë ku u zotuan se do të bëjnë çmos për përmirësimin e kushteve të tyre, duke kërkuar votën e…

Lexo më Shumë

Gjate dites se merkure, 27 shtator 2017, moti mbi vendin tone parashikohet te jete me alternime kthjellimi vranësira, te cilat lokalisht do te sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Shoqata “Zelena Lupa”, ka dorëzuar 18 ankesa të reja për përgjegjësinë e gjykatësve nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, mes të cilëve edhe për gjykatësit të cilët i mundësuan afaristit Sead Koçan, mundësi ligjore që “t’i ikë” paraburgimit. Mes tyre është kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, dhe gjykatësit Faik Arsllani, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski dhe Rahilja Stojkovska. Shoqata “Zelena Lupa” deri më tani ka ngritur dy iniciativa për gjithsej 12 gjykatës në lidhje me lëndët “Target” dhe “Fortesa” ku në mes të detajeve të drejtësisë gjendet edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Ka edhe gjykatës tjerë nga…

Lexo më Shumë