Maqedonia po bëhet shtet juridik, janë zbuluar rastet e montuara gjyqësore të porositura nga Gruevski.
Nikolla Gruevski është politikani i vetëm në botë për të cilin ekzistojnë dëshmi të qarta për krim të kryer, keqpërdorim të pushtetit, korrupsion, mashtrime zgjedhore dhe prëgjim masiv të qytetarëve dhe i cili tenton të mbijetojë në skenën politike me shpresë të rrejshme se do të shpëtojë nga përgjegjësia.
Për VMRO-PDMNE-në është e qartë se rastet e montuara gjyqësore të cilat u krijuan me urdhër të Nikolla Gruevskit janë zbuluar tërësisht dhe se drejtësia po vjen.
Maqedonia po bëhet shtet juridik në të cilin ligjet vlejnë njejtë për të gjithë, ndërsa qytetarët besojnë në drejtësi.
Qytetarët në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar i vunë fund erës kriminele të sundimit të VMRO-DPMNE-së. Në këto zgjedhje lokale qytetarët vetëm do ta konfirmojnë vendimin se dëshirojnë të jetojnë në një Maqedoni të lirë, të drejtë dhe prosperuese.

