Punonjësit e EVN Maqedoni vazhduan të japin mundin e tyre me qëllim të realizimit të aktiviteteve vullnetare për të mirën e bashkësisë. Gjatë ditëve të fundit, proekti “EVN Vullnetarizon” përfshiu më shumë qytete dhe komuna të vendit si: Zrnovci, Sveti Nikole, Dellçevë dhe Shkup.
Në hapësirat e kishës “Glasnost” në Shkup, grupa vullnetare e EVN Elektrosnabduvanje në bashkëpunim me organizatën “Retvitni obrok”, e përkushtuan ditën e tyre të punës për përgatitje të ushqimit për personat me status të rrezikuar social. Mbështetje në realizimin e aktivitetit dha edhe z. Markus Brandshteter, menaxher i EVN Maqedoni Elektrosnabduvanje DOOEL.
„Svetlina = Zhivot” është titulli i aktivitetit të grupit të QEK Shtip. Ky aktivitet vullnetar mundësoi zëvendësimin e ndriçimit jofunksional brenda dhe jashtë objektit në kopshtin e fëmijëve “Rahilka Goneva” në Sveti Nikole.
Anëtarët e grupit KEC Dellçevë bënë ngjyrosjen dhe rifreskimin e shtyllave për ndriçim rrugor në qendrën e qytetit, ndërsa grupa e KEC Koçani u angazhuan në riparimin e gardhit dhe vendosjen e dyerve në fushën e futbollit në f. Zrnovci.
EVN Maqedoni planifikon të marrë pjesë në shumë aktivitete tjera vullnetare të shumëllojshme dhe me këtë t’a mbështesë zhvillimin e përgjegjësisë shoqërore në vend.



