Djali i ish shefit të policisë sekrete maqedonase (DSK), Jordan Mijallkov, nesër do të japë deklaratë para policisë për pjesëmarrjen e tij në turmën e cila fut në Kuvend më 27 prill. Përveç tij, në pyetje do të merren edhe ish truprojat e Mijallkovit, Alen Zekirov dhe Bllazhe Petrevski, raporton Telma.
Ata duhet të paraqiten në stacion policor, lidhur me ngjarjet që ndodhën të “enjten e përgjakshme”. Nga incizimet e Tv Telma qartë vërehet prezenca e Jordan Mijallkovit, i cili bashkë me turmën futet në Kuvend, por policia do të hetojë se cili ka qenë roli i tij në ato ngjarje, transmeton Gazeta Lajm.
Te incizimet vërehet edhe Alen Zekirov. Nuk përjashtohet mundësia që në paraqitjen e parë në polici, djali i Mijallkovit të zbulojë edhe emrat e deputetëve të BDI-së, për të cilët mediumet patën shkruar se vërehen duke u përqafuar (me djalin e Mijallkovit) më 27 prill.

