Shoqata “Zelena Lupa”, ka dorëzuar 18 ankesa të reja për përgjegjësinë e gjykatësve nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, mes të cilëve edhe për gjykatësit të cilët i mundësuan afaristit Sead Koçan, mundësi ligjore që “t’i ikë” paraburgimit.
Mes tyre është kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, dhe gjykatësit Faik Arsllani, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski dhe Rahilja Stojkovska.
Shoqata “Zelena Lupa” deri më tani ka ngritur dy iniciativa për gjithsej 12 gjykatës në lidhje me lëndët “Target” dhe “Fortesa” ku në mes të detajeve të drejtësisë gjendet edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Ka edhe gjykatës tjerë nga Gjykata Supreme, ajo e Apelit dhe Gjykata Themelore e Shkupit.
Shoqata “Zelena Lupa” i ka iniciuar këto procedura sepse për ta Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme nuk e kanë ndjekur praktikën e vendosur dhe ligjet në rastet kur PSP-ja kërkonte paraburgime. Rezultati përfundimtar, sipas kësaj shoqate është fakti se në atë mënyrë gjykatat ua kanë hapur dyert për arrati ish shefit të DSK-së Goran Grujevskit dhe të punësuarit po në të njëjtën Drejtori, Nikola Boshkovskit./Almakos

