Author: Rilinda

Dikur në 2016-tën në Zgjedhjet Parlamentare, znj. Teuta Arifi para banorëve të Reçicës së Madhe si dhe lagjes Reçicë e Vogël u premtoi ndërtimin e një shkolle fillore. Ajo para të pranishmëve deklaroi në mënyrë diktatoriale sikurse Enver Hoxha dikur ‘miqtë tanë kinez’ do të mundësojnë ndërtimin e shkollës, e nëse ajo nuk ndërtohet nga ‘kinezët’ atëherë do të kërkojmë nga Xhevat Ademi që të shpraz buxhetin e ‘dërzhavës’ dhe ta ndërtoj të njejtën. Por as ky premtim si premtimet tjera nuk janë realizuar! Parashtohet pyetja, mos vallë u skadoi afati ‘kinezëve’ të Tetua Arifit apo parat e tyre u…

Lexo më Shumë

Sonte (e ejte) të ftuar në debatin televiziv ‘Rruga drejt’ ishin kandidatët për Kryetar Komune në Dibër, z.Ruzhdi Lata nga rradhët e BDI-së, z.Xhemail Çupi nga Lëvizja Besa dhe z.Arben Agolli nga Aleanca, përcjell Almakos. Z.Xhemail Çupi shpalosi dhe një herë të (pa)arriturat e Kryetarit aktual z.Ruzhdi Lata: Uji, ajri, gjallërimi i qytetit janë gjëra që vazhdimisht premtohen. Duke mos dashur të përsëritem në të gjitha studiot ajo që theksoi Lata për shëtitoren apo gjimanzin, ato janë investime nga mërgata dhe ky i fundit nga donacione turke- Tika. Shëtitorja si e tillë për dy vite është shkatërruar, ne do bëjmë…

Lexo më Shumë

Pak para se BDI të na bindte definitivisht se vërtetë e urren VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë një dokument që flet të kundërtën. Në fakt, lista tregon se BDI në mënyrë të gabuar, mos të themi në mënyrë të marrë, e ka shprehur këtë urrejtje që thonë se e kanë ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit. Njerëzit dhe subjektet normale urrejtjen ndaj dikujt e shprehin duke votuar kundër tij, kurse BDI këtë urrejtje e kanë shprehur duke dhënë votën e tyre për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit si kryeministër të Maqedonisë. Në dokumentin të cilin të plotë ua…

Lexo më Shumë

Magjistri i shkencave juridike, Sasho Nikollov, i cili është bartës i listës së pavarur të kandidatëve për anëtarë të Këshillit për zgjedhjet lokale, edhe para katër viteve në komunën e Negotinës, i befasoi të bashkëqytetarët me zgjedhjen e kandidatëve. Pikërisht, gjatë prezantimit të listës- këtë vit, në Negotinë, një qytet mjaftë i vogël ku pothuajse të gjithë njihen në mes vete, është në pah edhe ajo se si Nikollov e ka përfshirë edhe gruan e tij Natalija Nikollova, birin Aleksandrin si dhe vajzën e tij Zdarvkica Donevska. Ai thotë se, nuk ka përse të fshehë anëtarët e familjes si pjesë…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit më të madh që ka Maqedonisë me shtetet fqinje, përkatësisht atij të çështjes së emrit që kontestohet nga Greqia, mbetet vetëm në deklarata politike, përderisa nuk ka ndonjë propozim konkret nga palët. Ndërmjetësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic ka paralajmëruar se nga fundi i këtij viti apo në fillim të vitit 2018 mund të ketë lëvizje nga pozicionet e të dyja palëve. Ky paralajmërim i tij, ishte përcjellë më pas nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me deklaratën se nga mesi i vitit të ardhshëm mund të ketë ndonjë propozim konkret. Por, shefi i…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, kandidatët listës për këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë shpalosur ofertën për këto zgjedhje në komunën e Butelit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubim, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, ka vlerësuar rolin e BDI-së në mirëmenaxhimin e krizës politike në vend, duke rikujtuar se nëse BDI-ja do t’i braktiste institucionet nuk dihet se çfarë drejtimi do të merrnin zhvillimet. “Neve njerëzit na besuan për të drejtuar, ne njerëzit na kanë besuar për të udhëhequr, për të marrë vendime të guximshme, qofshin ato me kosto dhe pasoja…

Lexo më Shumë

Burime në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë dhënë detaje për Gazetën Lajm lidhur me informacionin për gjetjen e një bombe, respektivisht mjeti shpërthyes afër ambasadës amerikane në Shkup. Në MPB demantojnë të jetë gjetur ndonjë mjet shpërthyes, duke theksuar se bëhet fjalë për stërvitje të rregullt policore. “Bëhet fjalë për një stërvitje interne policore, e jo për gjetjen e ndonjë mjeti shpërthyes. Ne zhvillojmë kohë pas kohe stërvitje të tilla. Kishim marrëveshje që asgjë lidhur më këtë të mos dalë në opinion, mirëpo meqë janë plasuar informacione, jemi të detyruar të bëjmë sqarime plotësuese”, thonë në MPB,…

Lexo më Shumë

Analistët: Nëse BDI nuk i publikon marrëveshjet e fshehta Ahmeti-Gruevski, rrezikon humbje më të madhe se më 11 dhjetor Nëse BDI nuk i publikon para opinionit shqiptar marrëveshjet që kishte me VMRO-DPMNE-në deri sa ishin partnerë qeveritar në periudhën 2008-2017, rrezikon të pësojë edhe një fiasko zgjedhore më të rëndë se ajo e 11 dhjetorit, vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoni. Opinioni shqiptar gjithnjë e më tepër po bën presion ndaj partisë së Ali Ahmetit, që të tregojë se cila është marrëveshje e tyre për zgjedhjen e Gruevskit kryeminister, shkruan Almakos. Mirëpo BDI edhe më tej po i mban të fshehta…

Lexo më Shumë

Vazhdim i seancës gjyqësore për rastet “Lagjja e Trimave”, është caktuar për sot në Gjykatën Penale Shkup. Gjykimi është në fazën e fjalëve përfundimtare të të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Në këtë proces 37 të akuzuar gjykohen për veprën “terrorizëm” dhe “organizim terroristik”, përcjell Almakos. Në këtë rast 37 të akuzuarve u gjykohet për terrorizëm dhe organizatë terroriste. Familjarët e të akuzuarve shprehen gjithashtu të zhgënjyer me procesin gjyqësor dhe presin më shumë transparencë nga gjykata. Për ta, akuza është skandaloze. “Ankesat tona janë të shumta pasi familjarët nuk lënë që me i pa gjatë procesit të gjykimit, dhe…

Lexo më Shumë

Për sot është planifikuar seanca e parë për rastin “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski. PSP nga fundi i prillit ka ngritur akuzë për këtë rast, por për faktin që të akuzuarit nuk pranuan ftesat, seanca gjyqësore është shtyrë për në shtator. Në këtë lëndë, i dyshuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 300 mijë euro, mashtrim me udhëtimin publik të nxënësve të Manastirit. “Akti akuzues, në pajtim me AKMIS – sistemin elektronik, i…

Lexo më Shumë

Ish-truproja e Sasho Mijallkovit, Alen Zekirov dhe Bllazho Petrevski, i cili gjithashtu konsiderohet i afërt me Mijallkovit janë përgjigjur në ftesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe u paraqitën për dhënie të dëshmisë në stacionin policorë në Kisella Voda. Djali i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, i cili gjithashtu është ftuar për dhënie të dëshmisë nuk u paraqit në stacionin policor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç mëson TV24, Jordan Mijallkov ndodhet në udhëtim, ndërsa ftesa nuk i është dorëzuar në mënyrë të rregullt.

Lexo më Shumë

Reagimi i plotë Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, Sonte jemi mbledhur këtë pikërisht në hapesirën më të bukur dhe më të frekuentuar të qytetit tonë, jemi mbledhur këtu në qendrën e qytetit, në shetitoren e Strugës. Arsyeja pse po bëjmë këtë pres-konferencë pikërisht këtu është për t’ju treguar ju qytetar të dashur të Komunës së Strugës,edhe një premtim tjetër të realizuar nga ish-kryetari i Komunës së Strugës. Ky premtim konsiston në faktin që e gjithë qendra dhe tërë shetitorja e qytetit tonë të bukur është i stërmbushur me KAZINO, BASTORE SPORTIVE DHE HAPËSIRA TË TJERA TË LOJËRAVE TË…

Lexo më Shumë