Author: Rilinda

Kryetari i shtabit të skenderbeut Orhan Kurtishi me strukturën e tij ka kaluar tek lëvizja BESA lajmin e ka konfirmuar vet kryetari i shtabit Orhan Kurtishi. Te Aleanca për Shqiptarët në Kumanovë ekziston pakënaqësi ndaj kryetarit të shtabit zgjedhor te kesaj partie Elmi Aziri, të cilin e akuzojnë se e ka privatizuar degën partiake.

Lexo më Shumë

Komuna e Dibrës, një bastion i BDI-së, që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 dha shenja se nuk mund të vijojë të jetë i tillë, duke e zhvendosur votën pikërisht te partitë tjera. Nga ana tjetër, Dibra mbahet dhe si një komunë simbol e shqiptarëve në Maqedoni, por tani të lënë mbasdore dhe që duhet të rilindën për të dytën herë. Xhemail Çupi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që ka vënë kandidaturën për kreun e komunës së Dibrës, i është drejtuar me ca pyetje publike Kryetarit aktual përmes postimeve ne rrjetin e tij socal FB: A mbeti…

Lexo më Shumë

Shkalla e rritjes e Bruto prodhimit vendor për vitin 2016 paraqet 2,9 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. Sipas të dhënave të publikuara bruto-prodhimi vendor në vitin 2016 paraqet 598.8881 milionë denarë dhe në krahasim me vitin 2015 është rritur nominalisht për 7,1 për qind. Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar në strukturën e BPV-së në vitin 2016 kanë sektorët: Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, Transport dhe deponim, Objekte për vendosje dhe veprimtari servisuese me ushqim 18,7 për qind. Konsumi final në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015,…

Lexo më Shumë

“Pas 15 tetorit do të ndërtojmë komunë të hapur për të gjithë qytetarët. Komunë që pa asnjë përjashtim do t’u mundësojë qytetarëve të saj të marrin shërbimet e nevojshme në mënyrë më të hapur dhe në një vend edhe ato nga pushteti qendror edhe nga pushteti lokal. Shërbim elektronik të shërbimeve dhe zyra mobile në çdo fshat dhe kjo do ta bëjë komunën më të hapur për të gjithë”,- deklaroi kandidati për Komunën e Gazi Babës – LSDM, Boris Georgievski.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Shkup zhvilloi takim me Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu. Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe për tema të tjera me interes. Fillimisht Kryetari Thaçi falënderoi Ish kryeministri Dautogllu dhe shtetin e Turqisë për ndihmën e çmuar e të gjithanshme dhënë Maqedonisë, në veçanti për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Duke folur për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, Kryetari Thaçi u shpreh se e konsideron Turqinë një partner strategjik të shqiptarëve si vendi më i fuqishëm në rajon.…

Lexo më Shumë

Zgjidhja për administratorët, pas zgjedhjeve lokale, kështu është shprehur ministri, për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Administratorët thonë se deri kur do të presin për vendosjen në vendet e punës, duke patur parasysh se shpesh paraqiten zgjedhjet parlamentare, lokale, presidenciale. U arsyeja qëndron se kodi zgjedhor, nuk lejon bllokimin, për vendosjen e atytre që marrin rrogë e qëndrojnë në shtëpi, shkruan Almakos. Sipas deklaratës së fundit të ministrit Mançevski, sistematizimi i 1600 administratorëve që marrin paga dhe qëndrojnë në shtëpi, do të bëhet pas zgjedhjeve lokale. Ku thotë se Kodi Zgjedhor, nuk lejon ndryshime ligjore gjatë periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë

Fjalimi i Ish kryeministri i Republikës së Turqisë Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, në promovimin e librit “Qytete dhe qytetërime”, nё Shkup: “Mё ka kёnaqur tej mase fakti qё botimi i parё nё gjuhёn tё huaj i librit “Qytete dhe qytetërime”, u bё nё gjuhёn shqipe, pas botimit nё original, nё qershor 2016. Ёshtё privilegj pёr mua qё hapёsirёs gjeografike tё Ballkanit, e cila zё njё vend tё veçantё nё zemrёn dhe mёndjen tim e, t’I drejtohem nё njё gjuhё, e cila poashtu zё vend tё veçantё nё kёto troje, kёtё herё nёpёrmjet qyteteve tё gjeografisё sonё tё zemrёs. Nё libёr,…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, dje e vizitoi Universitetin e Tetovës. Fillimisht, ai u prit në një takim nga udhëheqësia e Universitetit të Tetovës, ndërsa më pas në amfiteatrin e Rektoratit, para studentëve dhe stafit akademik mbajti një ligjëratë, me temë: “Ardhmëria e (ç)rregullimit kombëtar dhe global; Populizmi përjashtues kundrejt qeverisjes globale gjithëpërfshirëse”. Në emër të Universitetit të Tetovës dhe të Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ish kryeministrit turk, Prof. Dr. Ahmet Davutogllu i uroi mirëseardhje. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit, Prof. Dr. Arbër Çeliku, tha se i bëhet nder Uniersitetit, me vizitën e…

Lexo më Shumë

Nën moton “Për shpirt të shëndoshë” nga data 12-të deri më 18-të tetor në Qendrën Kulturore të Maqedonisë do të mbahet Festivali i 11-të ndërkombëtar i teatrit “Skupi”. Hapja më 12-të tetor do të jetë në Suli an në orën 20 me shfaqen “Shtëpia e Bernarda Alba” në teatrin “Andon Çajupi” nga Korça, Shqipëri. Krahas nga Shqipëria, në festival këtë vit do të ketë shfaqe nga Rusia, Kosova, Izraeli, Serbia, Irani dhe nga Bullgaria. Biletat mund të blihen përmes mktickets.mk dhe www.karti.com.mk.

Lexo më Shumë

Rekomandimi për negociata të Maqedonisë me Bashkimin Evropian është kushtëzuar nga reformat politike dhe nga zgjidhja e kontestit me emrin. Qeveria duhet të bëjë ndinjë hap lidhur me reformat politike sepse atë edhe vetë deklarativisht e premtoi, ndërkaq nëse nuk bëhen reformat, atëherë nuk mund të flasim për të dytën, konsiderojnë nga Instituti për politikë evropiane të cilat sot organizuan debat kushtuar eurointegrimeve të Maqedonisë dhe mundësisë së saj të dytë, transmeton MIA. Nga Instituti thonë se të gjithë faktorët në shtet duhet të punojnë të bashkuar në mënyrë që të mund të prëshpejtohet procesi eurointegrues i Maqedonisë. “Nëse bëjmë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit për këmbim të përvojave midis gjykatësve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë, i implementuar në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, gjatë javës së ardhshme, gjykatësi federal amerikan Poll G. Bajron do ta vizitojë Gjykatën Themelore Shkupi 1, njoftuan nga Gjykata. Gjykatësi Bajron do të mbajë takim me gjykatës dhe do të marrë pjesë në debatin kryesor të disa lëndëve, me qëllim të njoftimit me mënyrën e punës së Gjykatës Penale në Shkup.

Lexo më Shumë

49 vjeçari Dejançe Nikoleski nga Prilepi, në vend se të jetë në burgun e Shtipit, për shkak të rrethanave të këqija, ai tashmë me muaj është në arrati, ku mundohet të mbetet gjallë, përkatësisht shërohet. Nikoleski për “Fokus” e rrëfen tregimin e tij, duke theksuar se edhe pse është i vetëdijshëm se mund ta burgosin dhe menjëherë ta futin në burg, megjithatë thotë se publiku patjetër duhet ta dijë se çfarë po ndodhë në gjykatën juridike, edhe si shkak i vendimeve skandaloze të këtyre institucioneve njerëzit vdesin nëpër burgje, transmeton gazeta Lajm. “Ai potencon se në janar, drejtori i burgut…

Lexo më Shumë