49 vjeçari Dejançe Nikoleski nga Prilepi, në vend se të jetë në burgun e Shtipit, për shkak të rrethanave të këqija, ai tashmë me muaj është në arrati, ku mundohet të mbetet gjallë, përkatësisht shërohet.
Nikoleski për “Fokus” e rrëfen tregimin e tij, duke theksuar se edhe pse është i vetëdijshëm se mund ta burgosin dhe menjëherë ta futin në burg, megjithatë thotë se publiku patjetër duhet ta dijë se çfarë po ndodhë në gjykatën juridike, edhe si shkak i vendimeve skandaloze të këtyre institucioneve njerëzit vdesin nëpër burgje, transmeton gazeta Lajm.
“Ai potencon se në janar, drejtori i burgut në Shtip, me iniciativën e tij, ka ngritur propozim për ndalimin e dënimit të tij 13 vjeçar, duke u arsyetuar se në burg nuk ekzistojnë kushte për shërimin e Nikoleskit dhe se jeta e tij është në rrezik. Nikoleski sqaron se ka sëmundje shumë serioze në mëlçi”.
Duke vepruar sipas kërkesës, Gjykata themelore e Prilepit merr vendim për ndërprerjen e dënimit. Vetëm sa kishin kaluar tre ditë, vendimi hyri në fuqi dhe ai u lëshua në liri, për shkak se prokuroria nuk e ka vendimin në gjykatë. Mirëpo pas 15 ditëve, që kur pati mundësi të shërohet, jo formalisht e kanë lajmëruar nga gjykata se patjetër duhet të kthehet në burg , për shkak se prokuroria përsëri ka ngre ankesë. Ndërsa, Këshilli penal i gjykatës e ka pranuar. Bashkëbiseduesi sqaron se edhe pse ankesa e prokurorisë ishte e vonuar, e cila ishte arsyetuar se gabimisht e kanë dërguar në gjykatë tjetër, megjithatë ajo nuk duhej të ishte e pranuar për shkak se ka kaluar afati gjyqësor.
Nikoleski thotë se për momentin fshihet dhe se është duke u shëruar.
“E kam të domosdoshme për tu fshehur dhe të shërohem, për shkak se nëse kthehem në burg do të vdesë. Atje nuk ka kushte për të mbijetuar njeriu i shëndoshë, e lëre më njeriu që është i sëmurë rëndë. Pikërisht edhe për atë drejtori kërkoi ndërprerjen e dënimit, për shkak se e di se mund të vdesë atje”, tha Nikoleski.
Ai gjithashtu shton edhe pse ndërprerja ka qenë për dy muaj, ai në mënyrë ligjore prapëseprapë ka mundur të shërohet rreth një viti, sepse vlerësimin për atë e jep mjeku.
“Së bashku me avokatin dërguam kërkesë me të cilën kërkojmë një person të aftë që tregon se sëmundja ime, më diagnozën time nuk mund të shërohet në burg, mirëpo nuk e besoj se diçka do të ndryshohet”, thotë Nikoleski.
Revista javore “Fokus” para disa vjetëve shkruante për rastin e Nikoleskit, i cili edhe sot e kësaj dite pohon se nuk e ka kryer veprën penale e cila e rëndon dhe për të cilën është gjykuar me dënim përfundimtar në burg prej 11 vjet, e ajo është bashkë pjesëmarrës në vrasje.
Më 31 dhjetor 2004, përderisa të gjithë kanë festuar Vitin e ri,në një shtëpi fshati Rashtak ka ndodhur një tmerr i vërtetë. Dy sulmues të panjohur sëpari kanë vrarë qenin i cili ka mbrojtur shtëpinë, kurse më pas kanë gjuajtur edhe pronarin e saj, 60 vjeçarin Mile Mojsovskin. Pas vrasjes, i kanë lidhur bashkëshorten e tij dhe mysafiren e Miles, duke kërkuar se ku gjendet safi i parave, ndërsa djalit të moshës vogël i kanë thënë të hesht. Pasi e marrin plaçkën kanë ikur me xhipin e të vrarit.
Pas katër viteve të vrasjes, Nikoleski dhe një shokë ishin arrestuar pasi që kishin plaçkitur banesë. Mirëpo, në vend se ta ndjekin me akuzën për vjedhje, për Dejançen ndodh shok. Inspektorët i thonë se është akuzuar për kryerës të vrasjes dhe grabitje të rëndë. I shprehin gjykim, vetëm me katër seanca të mbajtura, duke e dënuar me 12 vjet dënim për vrasje gjak ftohtë, me egërsi, mundim dhe tortura, transmeton gazeta Lajm.
Më vonë vepra është rikualifikuar, nga në bashkëpjesmarrës, me çka merr 11 vjet dënim. Ajo çka është e diskutueshme si për të akuzuarin ashtu edhe për familjen e tij, është ajo se prokuroria nuk ka pasur dëshmi që në çfarëdo mënyre e lidhin me krim.
Nga vendi i krimit janë marrë qime, pështyma nga e filtrat e cigareve, si dhe nga vetura me të cilën kanë vozitur vrasësit, mirëpo pas kryerjes së analizës së ADN-së, ka treguar se ato nuk janë gjurmët e të akuzuarit Dejançe. Gjithashtu edhe shenjat e lëna nëpër gjithë shtëpinë nuk ishin të tij.
Gjykimi ndaj tij bazohet thjeshtë në dëshminë e bashkëshortes së Miles, Lujza Mojsoska. Sipas rrëfimit të saj të dy sulmuesit kanë mbajtur kapuç në kokë, ndërsa fytyrën e njërit e ka parë kalimthi për dy sekonda. Dhe ja ashtu pas 4 viteve i është kujtuar se ai ka qenë Nikoloski. Dëshmitari tjetër, sekretaresha e të vrarit, ka dëshmuar në interesin e tij, përkatësisht ka përshkruar krejtësisht person tjetër.
Dëshmitar i pamjes misterioze ka qenë edhe 8 vjeçari i Miles, të cilit as në prani të personave profesional nuk i është lejuar të dëshmoj. Kështu, gjykata vetëm se është kryqëzuar në dëshminë e Ljuzës, a pa u menduar fare i ka hedhur 17 dëshmitarët e Dejançes, të cilët kanë vërtetuar se kanë qenë së bashku me atë në natën e vitit të ri, edhe atë në Prilep.
“Pranoj se nuk jam lule për nuhatje, mirëpo të më akuzojnë për vrasje ishte e pamundur. Unë kam vjedhur, me kokë pohoj se nuk jam vrasës. Shpirti im është i pastër, por më vjen keq për fëmijën që vuan përderisa unë qëndroj i pafajshëm. Më burgosën pa iu trembur syri, edhe atë pa asnjë dëshmi. Bile as nuk e di se ku ndodhet ai fshatë Rashtak. Këmba ime asnjëherë nuk ka shkelur atje”, thotë Nikoleski.

