Komuna e Dibrës, një bastion i BDI-së, që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 dha shenja se nuk mund të vijojë të jetë i tillë, duke e zhvendosur votën pikërisht te partitë tjera. Nga ana tjetër, Dibra mbahet dhe si një komunë simbol e shqiptarëve në Maqedoni, por tani të lënë mbasdore dhe që duhet të rilindën për të dytën herë.
Xhemail Çupi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që ka vënë kandidaturën për kreun e komunës së Dibrës, i është drejtuar me ca pyetje publike Kryetarit aktual përmes postimeve ne rrjetin e tij socal FB:
A mbeti kush pa u baltosur në këtë fjalim plot mllef ndaj 4356 votuesve të zgjedhjeve parlamentare në Komunën e Dibrës, vota këto që pjesa dërmuese ishin votuesit e tu në prill të 2013.
Zotri Kryetar, edhe pse na ofendove ne si Lëvizje Besa duke na quajtur të pabesë dhe na konsiderove si mbeturina, dije se ne jemi “të pabesë” karshi krimit, korupsionit, padrejtësive dhe nepotizmit. Nëse ne fitojmë padyshim që do ta pastrojmë deponinë por jo vetëm, ne do përkushtohemi që të kemi një Dibër më të bukur, më të pastër dhe të lirë që qytetarët e saj të frymojnë lirshëm.
E shave Aleancën dhe aludove në vrasje; Nëse fiton aleanca për shqitarët gjithsesi se do ti pastrojnë edhe rrugët por do kujdesen që Dibra të jetë ndryshe nga ky realitet i hidhur.
Zotri, i shave të LSDM-së duke i quajtur sllovo komunist duke e ditur se shumë prej tyre ishin shqiptarë, muslimanë dhe romë , kurse sot je në kualicion me to dhe shpresat e fundit i ke vetem te to.
Po dhe po! Dibra është e dibraneve, por ajo do çlirohet dhe do frymon lirshëm vetëm pas 15 tetorit, shkruan Çupi.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1445867612120753/
Zotri Kryetar, pavarsisht miratimit të këshillit komunal besoj se këtë projekt e haruat!
https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155671715725270/
Zotri Kryetar, për cilat drunjë e kishit fjalën kur theksuat se drunjtë e shëtitores do zavendësohen me të reja?
https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155668472715270/
Zotri Kryetar, çka bëri këshilli komunal në raport me këtë klub të lënë në mëshirë të fatit?
Kur disa futbollistë bojkotuan ndeshjet sepse nuk kishin marrë me muaj të tërë rrogën minimale pse i anashkaluat dhe nuk i ndihmuat!
Po herën e fundit kur ishin në prag të kualifikimit në ligën e dytë, pse nuk i ndihmuat të paktën në dy ndeshjet e fundit?
https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155665870645270/
Zotri Kryetar, këtë premtim e keni realizuar pjesërisht sepse tashmë studentët më të dalluar (ekselentë) kanë një asistencë në biletat e tyre të udhëtimit, por ju premtuat për tërë studentët pa përjashtim 30% participim për biletat e tyre dhe këtë nuk e bëtë realitet!
https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155662621495270/
Zotri Kryetar, ju lobuat edhe për krijimin e një Terminali në pikën doganore mes dy Dibrave por për fat të keq edhe kjo nuk u bë realitet! /Almakos
https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155659469435270/

