Në kuadër të projektit për këmbim të përvojave midis gjykatësve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë, i implementuar në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, gjatë javës së ardhshme, gjykatësi federal amerikan Poll G. Bajron do ta vizitojë Gjykatën Themelore Shkupi 1, njoftuan nga Gjykata.
Gjykatësi Bajron do të mbajë takim me gjykatës dhe do të marrë pjesë në debatin kryesor të disa lëndëve, me qëllim të njoftimit me mënyrën e punës së Gjykatës Penale në Shkup.

