Zgjidhja për administratorët, pas zgjedhjeve lokale, kështu është shprehur ministri, për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Administratorët thonë se deri kur do të presin për vendosjen në vendet e punës, duke patur parasysh se shpesh paraqiten zgjedhjet parlamentare, lokale, presidenciale. U arsyeja qëndron se kodi zgjedhor, nuk lejon bllokimin, për vendosjen e atytre që marrin rrogë e qëndrojnë në shtëpi, shkruan Almakos.
Sipas deklaratës së fundit të ministrit Mançevski, sistematizimi i 1600 administratorëve që marrin paga dhe qëndrojnë në shtëpi, do të bëhet pas zgjedhjeve lokale. Ku thotë se Kodi Zgjedhor, nuk lejon ndryshime ligjore gjatë periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve. Por, punësimi i administratorëve shqiptarë në administratën publike, i cili erdhi si nevojë e përfaqësimit të barabartë që parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, është premtuar shumë herë nga përfaqësuesit e institucioneve kompetente.
Ministri Mançevski, premton se do të zgjidhet çështja me administratorët, ku edhe janë të punësuar në kuadër të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Për ata që marrin rroga e rijnë në shtëpi presim që të na lirojë bllokada që po na e bën kodi zgjedhor. Ndryshe nga e kaluara, tani ka vullnet politik tek të gjithë ata qe janë pjesë e qeverisë, që ky problem sa më shpejt të zgjidhet. Po ata të gjithë janë të punësuar në kuadër të Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit por dua të theksoj se ka të punësuar nga të gjitha nacionalitetet – tha Damjan Mancevski, ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Analistët mendojnë se kjo është një lojë e politikanëve, që u bëhet të rinjve në Maqdoni, ku edhe keqpërdoren, vetëm se të vihen në shërbim, për çështjet e partive politike, në vend.
“Mendoj se institucionet e shtetit në rend të parë duhet ta depolitizojë administratën e shtetit dhe ndërkohë të vënë mekanizma për reduktimin ose shpërndarjen e saj dhe kështu të krijohet një administratë efikase.
Sa i përket deklaratës së ministrit Damjan Mançevski, se bashkërendimi i administratorëve do të bëhet pas zgjedhjeve lokale, dhe jam i mendimit se këtë iniciativë ministria adekuate do ta realizojë në praktikë.
Sistematizimi i administratorëve duhet të rregullohet, dhe nga asnjë pushtet të mos keqpërdoret për interesa të ngushta”, thotë analisti Bujar Pllloshtani, për Almakos.
Nga ana tjetër analisti Shpëtim Pollozhani e quan mashtrim, punësimin e të rinjve, ku paguhen, pa bërë punë.
“Unë mendoj se puna e Administratorëve ishte mashtrim i dekadës, këta njerëz, fajin deridiku e kanë edhe vetë, pasi ato në vendet e punës, në të cilat ishin caktuar, me siguri asnjëhëherë nuk e kërkuan ta lexojnë statutin edhe rregulloren për sistematizimin në vendin e punës, që të shohin se ku janë të sistematizuar. Kështu që këto administrator gjithnjë janë në shënjestër të likuidimit të tyre në administratë, për arsye se në një reformë më të vogël në administratë, ato do të largohen të parët. Me këto administrator, unë mendoj se shteti ka bërë krim, ku edhe ua ka humbur dhjetëvjeçarin më produktiv, pra më të frytshëm të këtyre të “punësuarve”. Tregu i punës ndryshe merr një 25 vjeçar dhe ndryshe e konsideron një 35 vjeçar”, thotë Shpëtim Pollozhani, për Almakos.
/Delvina Kërluku
Almakos.com

