Stërvitje për barazi gjinore dhe ngritjen e vetëdijes në lidhje me këtë çështje do të zbatohet për nëpunësit shtetëror në institucionet e Republikës së Maqedonisë me ndihmën e dy e-moduleve, të përpunuar nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Zyra për barazi gjinore dhe përforcim të gruas pranë Kombeve të bashkuara dhe me përkrahje të Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska tha se ky është hapi i parë sistemor në drejtim të vendosjes së barazisë gjinore, që është detyrim nga neni pesë i Ligjit për mundësi të njejta ndërmjet meshkujve dhe femrave…
Author: Rilinda
Në seancën e rradhës të Këshillit gjyqësor të caktuar më 4 tetor, anëtarët e këtij trupi do të diskutojnë për informatën se burgjet nuk i respektojnë urdhërat e gjykatësve për të përcjellur të pandehurit në seancat e caktuara gjyqësore. Bëhet fjalë për pikën e katërt të rendit të ditës në seancën e 264, që është në lidhje me “shqyrtimi i gjendjes në gjykata në lidhje me mos veprimin e institucioneve për dënim, pas urdhërave të gjykatësve për përcjellje të personave të pandehur në seancat e caktuara”. Rast i tillë i fundit është lënda “Monstrum”, kur Gjykata supreme për herë të…
Në këto dhjetë ditë treguam se në Maqedoni secili është i rëndësishëm duhet të kemi respekt ndaj qytetarëve dhe se pushteti është i obliguar që të punojë për qytetarët ndërsa pas fitores në zgjedhje lokale do të tregojmë se secila komunë është e rëndësishme, kështu ka thënë Oliver Spasovski pas takimit me banorët në komunën e Makedonska Kamenicës. “E kemi rritur rrugën minimale në 12 mijë denarë, shfuqizuam taksën radiodifuzive, vendosëm tarifë të lirë të rrymës dhe krijuam kushte për jetë më të mirë të qytetarëve, në këtë mënyrë treguam se jemi të përgjegjshëm në punë dhe ndaj qytetarëve, komunat…
Dragi Rashkovski tashmë dy ditë po heshtë dhe nuk ka ndërmend që të dorëhiqet nga posti i sekretarit gjeneral të qeeverisë, nuk mund të fshehë nepotizmin e punës së tij, kështu ka thënë Svetlana Kolariq nga VMRO. “Me atë që vjehra e tij Elena Nacevska u tërhoqë nëna e bashkëshortes së tij Veronika Nacevska e cila ishte vendosur si kryetare e komisionit për ankesa, ndërsa edhe kushëriri i tij u tërhoq, Dejan Kostiq ka qenë i angazhuar si avokat në sekretariatin gjeneral të qeverisë edhe krahas asaj që qeveria ka shërbim ligjor, këto njerëz duhet që të kthejnë paratë dhe…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit hebraik me rastin e festës Jom Kipur. Duke e uruar fillimin e kremtimit të festës, kryeministri Zaev theksoi se kjo festë e faljes në traditën hebraike tregon rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit, tolerancës dhe përkrahjes. “Edhe ne jemi në Maqedoninë tonë të përbashkët, se vetëm përmes dorës së zgjatur mund t’i tejkalojmë pengesat dhe të ecim përpara më ndryshimet. Ky nuk mund të jetë vetëm sukses i një njeriu apo i një komuniteti, ky është suksesi ynë i përbashkët në njohjen se…
Tre grupe të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këtë fundjavë punojnë në propozime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe në përcaktimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot bëri të ditur se në grupet e punës janë përfshirë ekspertë nga Ministria, Byroja për Zhvillim të Arsimit, Qendra për Arsim të Mesëm Profesional. Inspektorati Arsimor Shtetëror, përfaqësues të SASHK-ut dhe MESO-s. Lidhja e Defektologëve të Maqedonisë, Oda e Psikologëve të Maqedonisë, Plenumi i Mësiмdhënësve, përfaqësues të profesorëve nga të…
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot shpalli thirrje për marrjen e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2017. Mjetet janë dedikuar për ndërtim të kapaciteteve të reja, zgjerim, rikonstruktim dhe modernizim të objekteve ekzistuese për akuakulturë, si dhe ndërtim të kapaciteteve të reja për përpunimin e peshqve dhe furnizimin e pajisjes për fazën përfundimtare, përpunim, magazinim dhe paketimin e peshqve. Nga Agjencia informojnë se mbështetja financiare do të paguhet sipas parimit të bashkëfinancimit të investimeve të realizuara dhe të paguara në lartësi prej minimum 50 për qind deri në maksimum…
Në kafe-barin “Selekt” në Strumicë sonte në orën 20 do të hapet manifestimi i shtatë ndërkombëtar “100 mijë poetë për ndryshim”. Kjo është pjesë e manifestimit global “100 Thousand Poets for Change” i cili çdo vit po mbahet në qindra qytete në botë, me më shumë se 500 ngjarje të paralajmëruara. Republika e Maqedonisë që nga fillimi është është e përfshirë në këtë manifestim. Lëvizja globale “100 mijë poetë për ndryshim”, e realizon edicionin e shtatë në bashkëpunim me shoqatën “Kontekst – Strumicë”. Krahas poetëve nga Maqedonia të cilët janë të përfaqësuar në antologjinë që çdo vit botohet në suaza…
Industria, ndërtimtaria dhe agro biznesi janë në fokusin e forumit ekonomik të Maqedonisë dhe Greqisë që u mbajt sot në Shkup në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedoninë nën mbështetjen e Universitetit Kolumbia nga SHBA-ja. Delegacioni i biznesit nga Greqia i kryesuar nga kryetari Kirijakos Lefakis realizoi edhe takime B2B me kompani anëtare të LOE. Në hapjen e forumit kryetarja e LOE, Danella Arsovska theksoi se potencialet për bashkëpunim midis biznesmenëve të të dyja vendeve janë të mëdha dhe treguan për rëndësinë e forumit ekonomik bilateral i cili është rezultat i marrëdhënieve të mira afariste midis organizatave të…
“Një person ka humbur jetën, 17 janë plagosur në tërmetin në Serbi” është titulli i lajmit të parë që Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA) e transmetoi më 30 shtator të vitit 1998, kur edhe filloi prodhimi i rregullt i informacioneve për shfrytëzuesit. MIA është shërbim publik informativ, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1992. MIA angazhon pesëdhjetë gazetarë për lajme dhe gazetarë -reporterë në redaksi dhe tridhjetë gazetarë- korrespondentë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja. MIA ka prodhim ditor prej 300 deri në 350 lajme dhe pres informacione të tjera në gjuhën maqedonase,…
Nëpunësit e Ministrisë për punë të brendshme sot në Ambasadën e SHBA-ve, së bashku me personelin e kësaj ambasade do të realizojnë stërvitje të përbashkët për ballafaqim me situata të jashtëzakonshme. “Si pjesë e skenarit të ushtrimeve do të përdoren sirena të alarmit, të cilat do të mund t’i dëgjojnë edhe qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit në afërsi të Ambasadës”, njoftojnë nga MPB. Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është koordinimi më efikas ndërmjet MPB-së dhe Ambasadës amerikane gjatë ndvrmarrjes së aksioneve për ballafaqim me gjendje të krizës.
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me mëngjes të freskët dhe periudha më të gjata me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do lëvizin ndërmjet 3 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 15 deri më 22 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë në drejtim veriperëndimor. Temperaturat do të jenë ndërmjet 8 dhe 19 gradë Celsius.

