Author: Rilinda

Nën moton “Përpara rozë – bëni hapa kundër kancerit të gjirit” për nder të të gjitha grave të cilat kanë kancer në gji, të atyre që janë shëruar, por edhe të atyre që e kanë humbur betejën, sot u mbajt shëtitje në sheshin “Maqedonia”. Shëtitja është në organizim të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re” me çka filloi fushata tremujore kundër kësaj sëmundje. Me këtë shëtitje, siç thonë nga “Borka”, dëshirojnë t’u japin mbështetje personave të prekur nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre dhe t’i inkurajojnë se nuk janë vetëm dhe t’u…

Lexo më Shumë

Dita e mërkurë, 11 tetori, Dita e kryengritjes kombëtare do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Deri në fund të vitit pasojnë edhe dy ditë jopune për të gjithë qytetarët, ndërsa këto dy ditë janë edhe fundjavë të vazhduara. Ditë jo pune janë: 23 tetori – e hënë, Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë dhe 8 dhjetori – e premte, Shën Klimenti i Ohrit.

Lexo më Shumë

Liqeni i Dojranit edhe sot shënon rritje të nivelit, prej – 82 centimetra sa është mesatarja për tetorin, në 178, kumtoi Drejtoria për Hidrometereologjike. Matjet hidrologjike nuk tregojnë devijime më të mëdha në nivelin te Liqeni i Ohrit dhe Prespës. Gjendja tek lumenjtë është më ndryshe. Nivelet e ujit të Vardarit në Veles, Shkup dhe Jegunoc, në Pçinjë në Banjën e Katllanovës dhe në Sateskë në Botun janë më të ulëta nga mesatarja në tetor, derisa Strumica në Sushevë shënon rritje të caktuar.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pohon se në MPB tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe se për atë mundet në çdo kohë të bëhen kontrolle ekspertësh dhe kuvendore. “Me përgjegjësi pohoj se tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe për atë mund të kemi kontroll nga ekspertë, kontrolle nga Kuvendi në çdo kohë. Ne qëndrojmë në dispozicion dhe jemi të hapur, në bazë të dispozitave ligjore, të bëhen kontrolle të tilla”, thotë ministri Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë. Në pyetjen pse MPB ngriti kallëzime penale kundër disa kryetarëve të komunave para zgjedhjeve,…

Lexo më Shumë

Nesër duhet të fillojë procesi gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” u vodhën 400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro. Seanca paraprake u anulua me kërkesë të mbrojtjes, që ishte anulimi i dytë pas seancës së parë që u mbajt më 31 gusht. Anulimi i parë ndodhi për shkak se burgu i Shutkës nuk i përcolli tre të akuzuarit në gjykatë. Prokuroria themelore publike pas kryerjes së hulumtimit në muajin qershor ngriti aktakuza kundër tetë personave. Sipas akuzës, nga data 31 mars deri më 8 prill të këtij…

Lexo më Shumë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të moshuar, ndërsa analistët e demografisë parashikojnë që deri në vitin 2050 numri i të moshuarve për herë të parë do ta tejkalojë numrin e të rinjve në botë. Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit. Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Radiot, televizionet apo gazetat…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani ka folur për ofensivën e VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj për të ndërtuar një imazh pozitiv tek shqiptarët. Sipas tij, janë të kota tentimet dhe intervistat e realizuara jashtë Maqedonisë, gjegjësisht në Kosovë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Selmani për TV21 ka theksuar se Gruevski ka investuar gjëra të këqija ndaj shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij të kaluar. Ish-kryeministri i Maqedonisë, tashmë udhëheqës i opozitës në këtë vend, Nikolla Gruevski, ka thënë se nuk e sheh aspak me sy të mirë koalicionin ndërmjet Zoran Zaevit e Ali Ahmetit. “Shqiptarët nuk janë të njoftuar mirë me anët…

Lexo më Shumë

e rastin muajit të bereqetit dhe solidaritetit, sot në Çarshinë e Vjetër, në praninë e shumë mysafirëve, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara dhe kalimtarët e rastit, u shënua Dita e Ashures. Ky manifestim, tashmë tradicional, për 12 vite mbahet në Shkup në organizim të Organizatës Humanitare “El Hilal”-it dhe Shoqatës Bamirëse e Kulturore “Ensar”. Mbështetje edhe këtë herë pati nga qyteti i Bursës dhe komuna e Çairit. Ishte një ditë e mrekullueshme, ku nuk munguan mesazhet e paqes solidaritetit dhe mirëqenies nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me mëngjes të freskët dhe periudha më të gjata me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do lëvizin ndërmjet 3 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 15 deri më 22 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë në drejtim veriperëndimor. Temperaturat do të jenë ndërmjet 8 dhe 19 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, në Programin e tij zgjedhorë parasheh, investime kapitale të jashtme në Saraj. Një ndër investimet më të mëdha është investimi në Liqenin e Treskës. Blerim Bexheti thotë se tani më pritet vetëm një vendim i Ministrisë së Ekonomisë, që Liqeni i Treskës të shpallet zonë e lirë Turistike, ndërsa komuna po përfundon dokumentacionin e nevojshëm. Sipas planifikimeve, në Liqenin e Treskës, pritet të investohet rreth 300 milion euro, nga investitorë të jashtëm, dhe sipas planifikimeve do të hapen rreth 1500 vende pune. “ Punët administrative janë në fazën finale rreth investimit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kërçovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj autorit të sulmit me armë të kryer tre ditë më parë në Kërçovë, informon Ina. Në këtë sulm pësuan me plagë, Alit Abazi, kandidati i pavarur i listës së këshilltarëve për zgjedhjet komunale në Kërçovë, si dhe dy persona të tjerë. Sulmuesi është A.A, 58 vjeç nga Strogomishti i epërm, i cili papritur në mbrëmje kishte sulmuar Abazin, në pjesën qendrore të Kërçovës. Dy të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan për shërim në Klinikën e Shkupit, ndërsa i treti që është gazetari kërçovar, është lëshuar…

Lexo më Shumë

Kandidati i LëvizjesBESA për kryetarë në komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi ka vazhduar me demaskimin e premtimeve të parealizuara të BDI-së në këtë komunë. kësaj adhe Ibrahimiparaqitjen para qytetarëve e ka bërë te vendi ku para katër viteve u premtua ndërtim i një universiteti. “Ashtu siç ju kemi paralajmëruar se pushteti i deritanishëm është mashtrues dhe premtimthyes, jemi këtu që edhe një herë t’jua përdëftojmë këtë. Pushteti aktual i Komunës së Çairit në fushatën e vitit 2013, por edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pati premtuar se këtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohet një objekt universitar dhe objekti…

Lexo më Shumë