Mundësim i serviseve më të mira sociale dhe kujdesit mjekësor në kushte shtëpiake për personat në moshë të tretë, të cilët janë të rrezikuar nga aspekti shëndetësor dhe social, kanë për qëllim që projektet që i zbaton Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, të promovuara sot në kuadër të shënimit të Ditës botërore të personave të moshuar 1 Tetori. “Në territorin e Qytetit të Shkupit funksionojnë katër qendra ditore për persona të moshuar, të cilët së bashku me vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq realizojnë projekte me qëllim që të sigurohen servise më të mira sociale për njerëzit…
Author: Rilinda
Në verarinë Kamnik në Shkup sot u hap Festivali gastronomik ICE2017 (Innovative Culinary Experience) që do të mundësojë të njihen katër kuzhina internacionale, në gjashtë master klase të posaçme trajnimi dhe gala mbrëmje, i prezantuar prej gjashtë master shefave, gjashtë shefave dhe gjashtë kuzhinierëve të rinj. Ideja për këtë ngjarje është e shefit Mark De Jong, ndërsa qëllimi i saj është master shefat të vijnë në Maqedoni ta ndjejnë traditën dhe kulturën përmes recetave burimore kuzhiniere nga vendi, si dhe të këmbehen përvoja dhe teknika të reja inovative nga kuzhina. Ngjarja është e mbështetur nga shoqata Macedonian Multiethnic Culinary Chefs…
– GPO Qendra historike nga Dublini, Irlandë ( Witness History Visitor Centre), e fitoi çmimin Mikeleti për muze më të mirë në Evropë në ceremoninë e sivjetme solemne të Akademisë evropiane të muzeve (AEM), nikoqir i së cilës ishte IK Muzeu i Luftës së Maqedonisë nga Shkupi. Në garë për çmimet ishin 35 institucione muze nga rreth 20 vende nga Evropa, ndërsa Qendra historike u theksua si shembull i jashtëzakonshëm i muzeut i cili hap çështje të reja emotive historike përmes transformimit të tyre në mesazhe për pajtim. Mirënjohje të veçantë fitoi muzeu Alpinarium nga Galtur, Austri, ndërsa çmimin DASA,…
Ligjërues nga Austria, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Britania e Madhe, Maqedonia, Polonia, Serbia dhe Suedia, në formë të TED fjalimeve do të ndajnë rrëfime inspiruese për atë se si bizneset e tyre kontribuojnë për krijimin e bashkësisë më të mirë, në kuadër të Konferencës për inovacione sociale, që për herë të dytë po mbahet në Shkup. Organizatori i konferencës, Kristian Milevski nga “Social Impact Lab”në hapje tha se Shkupi dhe Maqedonia sot janë qendra e inovacioneve sociale dhe sipërmarrësisë sociale. Klimentina Ilievska nga Asociacioni për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik” theksoi se konferenca zhvillohet gjatë kohës kur shohin vullnet të…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një kolumnë për botimin e së dielës të gazetës “To Vima”, mes tjerash u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët, si dhe për situatën në rajon. Dimitrov thotë se vendimi që ta vizitojë fillimisht Athinën, pasi që e ndërmori funksionin ministër, ka sjellë mesazhe të vullnetit të mirë, njohjes së interesave të përbashkëta dhe nevojës për bashkëpunim. “Në Athinë erdha si mik, pa paragjykime dhe agjendë të fshehur, që të kërkoj mbësjtetje nga Qeveria greke dhe nga populli grek në rrugën tonë…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot filloi debati kryesor për lëndën “Fortesa 2”, në të cilën sipas akuzës së PSP-së, në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të “bombave” të opozitës, u shkatërruan sisteme për ndjekjen e komunikimeve. I akuzuari i parë për këtë rast është ish-shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në Drejtori. Grujovski, i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë. Në seancën paraprake është thënë se në këtë rast dëshmitar është edhe kolegu i Grujovskit nga DZK, Nikolla Boshkovski, i cili gjithashtu, është në arrati. Goran Grujovski dhe Nikolla…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në qytetin e Prespës ku ka promovuar Listën e kandidatëve të partisë për Këshillin e kësaj komune dhe me këtë rast ka bërë thirrje që këshilltarët shqiptarë të legjislaturës së re të pushtetit vendor të punojnë e bashkëpunojnë me qëllim të përparimit të mëtejshëm të zonës: ‘Prespa në vazhdimësi ka qenë dhe do të mbetet emblematike në gjithë hapësirat shqiptare për kontributin e dhënë në të gjitha sferat, duke filluar që nga ajo çlirimtare e deri tek ajo akademike e shkencore,’- tha z. Ahmeti duke paralajmëruar se pas…
Tre grupe të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këtë fundjavë punojnë në propozime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe në përcaktimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se në grupet e punës janë përfshirë ekspertë nga Ministria, Byroja për Zhvillim të Arsimit, Qendra për Arsim të Mesëm Profesional. Inspektorati Arsimor Shtetëror, përfaqësues të SASHK-ut dhe MESO-s. Lidhja e Defektologëve të Maqedonisë, Oda e Psikologëve të Maqedonisë, Plenumi i Mësimdhënësve, përfaqësues të profesorëve nga të gjitha…
Një grua 30-vjeçare e cila ka qenë për të lindur vdiq dje në spitalin e Tetovës, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. “Në gjendje të rëndë mbrëmë është sjellë një shtatzënë nga Zhelina me tension të lartë të gjakut. Menjëherë i është dhënë terapia përkatëse, por pacientja ra në komë. Kolegët arritën që të nxjerrin të gjallë foshnjën”, deklaroi shefi i pavijonit të Gjinekologjisë pranë Spitalit klinik në Tetovë, doktor Nagip Raufi. Ai sqaroi se ishin thirrur ekipe mjekësore shtesë anesteziologë, internistë dhe specialistë të tjerë, por edhe përkundër tentativave të shumta ata…
Kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore në Berovë. Siç është theksuar në buletinin e policisë, pardje rreth orës 14:30 në Stacionin Policor Berovë, A.S. (43) nga Gjermania, me vendbanim në Berovë, duke lëvizë në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore, ka vërejtur një pjesë të kafkës e cila i ka ngjarë si e njeriut. Pas ekspertizës së kryer dje nga ekipi i SP Berovë në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur edhe një thes në të cilin ka pasur eshtra të cilat kanë ngjarë si eshtra…
Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Republikën e Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të vitit arrijnë 2,86 milionë euro. Me këto të dhëna, Greqia u gjend në vendin e shtatë mes investuesve të huaj në vend, publikoi Naftemboriki. Gazeta thekson se të dhënat i ka siguruar Byroja për lidhje dhe Byroja për çështje tregtaro-ekonomike të Greqisë në Republikën e Maqedonisë. Në shkrim theksohet se investimet greke në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2017 janë më të mëdha në krahasim me vitin e kaluar. Në vitin 2016 shuma e përgjithshme e investimeve ka qenë 0,96 milionë euro. Në…
Grubi: Visari për Deputeti dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka komentuar debatin e sotëm të Jeta Xharrës që u trasmetua në televizionin Art Channel, dhe që sipas tij ofertë dhe program konkret për komunën e Çairit ka ofruar vetëm kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, njofton TetovaSot. “E ndoqa debatin e konkurentëve për komunën time, për Çairin. I vetmi kandidat që e respektoi qytetarin, votuesin, me ofertë konkrete për çdo temë, me program të detajizuar me afate dhe buxhet, ishte profesori Visar Ganiu. Të tjerët me duar në xhepa, vlerësime paushalle dhe vetëm me akuza, u shfaqën…

