Numri i të papunëve në Gjermani mbeti mbi 3 milionë në gusht, ndërsa stanjacioni në tregun e punës vazhdoi pavarësisht sinjaleve të fundit pozitive ekonomike, transmeton Anadolu.
Numri i të papunëve u rrit me 54.000 krahasuar me korrikun dhe me 36.000 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 3,061 milionë, sipas Agjencisë Federale të Punësimit..
Shkalla e papunësisë u rrit në 6,5 për qind nga 6,4 për qind sa ishte në korrik.
Kryetarja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se tregu i punës nuk shfaqi ndonjë dinamikë të dukshme në gusht, përtej efekteve të zakonshme sezonale.
Numri i të papunëve në Gjermani e tejkaloi shifrën prej 3 milionësh në korrik për herë të parë që nga prilli, pjesërisht për shkak të fillimit të periudhës së pushimeve verore.
Ekonomistët thanë se rritja e vazhdueshme e papunësisë që nga korriku pasqyronte si faktorët sezonalë, ashtu edhe dobësinë ciklike të ekonomisë.
Megjithatë, shenjat e fundit të përmirësimit të aktivitetit ekonomik pritet të mbështesin tregun e punës në periudhën e ardhshme.
The post Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht appeared first on TV-SHENJA.


