Për banorët e Komunës së Tearcës është bërë si shprehi që për çdo projekt që e bën komuna që të vijnë dhe të vetparticipojnë ngase është bërë si një rregull i pashkruar. Kështu tha Amir Elezi nga Lëvizja BESA në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Duke folur për projektet që do të realizojnë nëse vijën në pushtet, Elezi tha se ata i kanë ndarë në projekte afat mesme, afat shkurte dhe afatgjate. “Puna imediate që duhet të bëhet është pastrimi i deponisë së vjetër mes fshatit Derbosh dhe Glloq. Është krijimi i zonave të gjelbërta dhe parqeve rekreative…
Author: Rilinda
Zeqirija Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes Besa për të parin e Komunës së Çairit, në intervistën e tij dhënë për Lajm TV ka zbuluar idetë dhe projektet për Çairin. https://www.youtube.com/watch?v=dQQr465m7eg
Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezatuar në fshatin Kamjan skuadrën fituese në zgjedhjet lokale për komunën e Bogovinës. Tubimi u çel me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të ndjerë të kësaj komune, Hazbi Idrizi. Në takim, Berzah Bejtullahu-Xaki, kandidat për kryetar dhe Fatmir Iseni, bartës i listës kanidatëve për këshilltarë, në paraqitjen e tyre nënvizuan se tshmë në konsultim me banorët e zonë kanë hartuar projekte konkrete për të 16 vendbanimet të cilat gravitojnë në komunën e Bogovinës – duke filluar nga investimet në rrjetin rrugor, për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm, meremetimin e…
Partia Demokratike Shqiptare sonte më 02.10.17 mbajti tubimin e saj në Kumanovë. Para të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Fitor Seferi – kandidati për këshilltar nga lagja e trimave, Valon Çoti – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Besnik Memeti kandidati i PDSH-së për kryetar komune në Kumanovë, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë. Z. Memeti në fjalimin e tij potencoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe rikthimi i shpresës së humbur tek shqiptarët e Kumanovës nga keq…
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja sonte mbajti tubim parazgjedhor në Makedonski Brod. Kandidati për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së Milloslim Vojneski theksoi se prioritet e tij do të jetë përfundimi i rrugës Makedonski Brod deri në Shkup, rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugëve të reja lokale, si dhe sistemet e furnizimit me ujë për disa fshatra në komunë. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski iu porositi të pranishmëve në tubim se nga vota e tyre varet ardhmëria e Makedonski Brodit dhe Maqedonisë, të cilës, potencoi, i duhet epokë e re dhe fitore të reja.
Sot jemi tek QRS Liqeni i Treskës, erdhëm këtu që qytetarët përmes kamerave me sytë e tyre të binden, për gjendjen e këtij objekti kapital. I braktisur dhe i harruar, qyteti i Shkupit asnjëherë nuk gjeti as forcë, as mjete, as vullnet, që kjo pasuri që e kemi disa kilometra nga qendra e Shkupit të vihej në funksion. Administrata e re e qytetit të Shkupit, unë si kryetar, do të vendosim në funksion të plotë këtë objekt kapital. Me parneritet publiko-privat do të ndërtojmë një impiant për pastrimin e ujit, i cili do ta bëjë atë të shëndeshëm, në liqenin…
Ekzistojnë dyshime se gjinekologët amë për shumën e 500 deri 800 eurove në të zezë kanë shitur ilaç vdekjeprurës, nga i cili javën e kaluar një shtatzënë mezi shpëtoi, ndërsa foshnja e saj ndërroi jetë. Ky ilaç nuk është i regjistruar në shtet, ndërsa në ato fqinje shitet për 10 deri 15 euro, thonë nga Klinika për Gjinekologji. “Mjekët e shesin në ordinanca për 500 deri 800 euro. Ka dyshime edhe për raste tjera, por pacientet nuk e pranojnë”, tha Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës për Gjinekologji. Jovanovska potencoi se gjinekologët të cilët e kanë shitur ilaçin për gruan e…
Tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik i përmbushin kërkesat edukative, shkencore, pedagogjike, psikologjike, didaktiko-metodike, etike, gjuhësore, artistike dhe teknike në pajtim me standardet dhe me objektivat e planeve dhe të programeve mësimore, kjo mbetet për t’u shqyrtauar nga këshilltarët, inspektorët, gjuhëtarët e shkrimtarët, pedagogët e mësimdhënësit. Në asnjë vend të botës nuk lejohen tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyrat shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik që bëjnë propagandë kundër shtetit, ose qytetarëve të atij shteti, që cenojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe që nxisin urrejtje politike, nacionale dhe fetare. Vetëm në Maqedoni kjo ndodh. Ku ne kemi…
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot prezantoi propozim-iniciativa për biznes rregullativë më të mirë. Iniciativat këto nga rezultati i 18 ngjarjeve informative të mbajtura me kompanitë në të cilat janë identifikuar 65 kërkesa për harmonizim, ndryshim ose implementim të rregullativave të caktuara në shtet, njohton Almakos. Një ndër kriteret që kërkojn biznesi vendore, por edhe personat, të cilët janë të inkuadruar në fushën e biznesit, ose që pretendojnë të hyjnë në këtë fushë janë kthimi i shpejtë dhe të plotë, pa kushte të TVSH-së, ulje të gjobave dhe heqjen e dënimeve të dyfishta edhe për personat juridikë dhe për atë përgjegjës,…
Në emisionin e sontëm në Click Plus që emetohet në Tv21, në debat do jetë kandidati i vetëm shqiptar për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Emisioni zhvillohet në hapsirë të hapur dhe ai para qytetarëve do ti shpalos aryet se pse kërçovarët duhet t’i japin edhe një mandat të dytë. #ClickPlus, e hënë 21:30 në #TV21 понеделник, 21.30 часот на ТВ21 (со превод на македонски јазик)! Kërçovа/Кичево Si do ta ndalojë migrimin e rinisë Fatmir Dehari? Pse kërçovarët duhet ta votojnë sërish? Gjatë mandatit katër vjeçarë, a i bindi të gjithë qytetarët të votojnë për të? Përgjigjet i…
Në suaza të stërvitjes në terren “Shkëlqimi i Maqedonisë-12” sot me kontrollimin e elementeve të cilat i nënshtrohen vlerësimit në lokacionet në kohë paqeje të njësiteve deklaruese të ARM-së, filloi faza e parë e rivlerësimit në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative-niveli 2. Në suaza të stërvitjes, në periudhën deri më 6 tetor do të kryhet edhe faza e dytë e rivlerësimit të grupit të batalionit të mesëm këmbësorik (gbmk) dhe çetës së renxherëve (çr) nga ana e ekipit vlerësues të përbërë nga NATO-ja dhe përfaqësuesit kombëtar. Qëllimi i NATO vlerësimit, niveli 2 është që të vlerësohet gatishmëria…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska është zgjedhur bashkëkryesuese e Takimit të 10-të rajonal evropian në organizim të Organizatës ndërkombëtare të punës, në Stamboll, Turqi, që filloi sot dhe do të zgjasë deri më 5 tetor. Siç kumtoi Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Takimi rajonal evropian mbahet në çdo katër vite dhe në të marrin pjesë konstituentët trepalësh – qeveri, punëdhënës dhe punëtorë nga 51 vende. Takimi ka për qëllim të këmbehen qëndrime për çështjet kyçe ekonomike dhe sociale në këtë pjesë të botës, si dhe për shkak të konfirmimit të prioriteteve rajonale të Organizatës ndërkombëtare të…

