Partitë politike maqedonase në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor, janë futur në garë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të fitojnë votat e elektoratit shqiptarë, për dallim nga herët e kaluara kur vota shqiptare orientohej për kandidatët maqedonas në komunat me shumicë maqedonase dhe qytetin e Shkupit përmes partive politike shqiptare. Risi paraqet partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, parti e shquhet për idetë nacionaliste në garën për të fituar qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal që në vete ngërthen 10 komuna, ka premtuar se nëse fiton kandidati i…
Author: Rilinda
Qendra për liri – Civil përmes një kumtese ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm fizik ndaj kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram. Nga Civil thonë se pa dallim nëse hetimet vërtetojnë prapavijë politike ose kriminale, dhuna është e papranueshme. Edhe pse ekipet monitoruese të Civil jozyrtarisht mësojnë se bëhet fjalë për llogari kriminale edhe në rastin e Kërçovës dhe në rastin e Shuto Orizares, simptomatike është fakti pasi bëhet fjalë për kandidat për kryetar dhe këshilltar komunal. “Dhuna në kohën e zgjedhjeve, pa marrë parasysh motivet, e rrënon karakterin demokratik në proceset zgjedhore dhe vendos në pikëpyetje themelet…
Shtatë persona janë lënduar në katër nga gjithsej 11 aksidente rrugore që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme njoftojnë nga SPB Shkup. Ndërsa shtatë aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm materiale. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka dënuar një numër të madh shkelësve të ligjit, pesë vozitës janë dënuar për mos respektim të shenjave për vozitje, tri vozitës kanë qenë në ndikim të alkoolit si dhe 24 vozitës të cilët kanë vozitur veturën pa patent shoferi, po ashtu edhe pa regjistrim. Janë dënuar edhe 73 vozitës për parkim të gabuar. Janë dënuar edhe 22 raste ku kanë kaluar semaforin…
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot do të mbajnë takime me qytetarët nëpër qytete dhe nëpër vendet rurale, ku do të prezantojn programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të cilat janë caktuar të mbahen më 15 tetor. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Saraj, si dhe takime në Qendër dhe Karposh. Takime me qytetarët në Bërvenicë, Tearcë dhe Jegunovcë do të ketë koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila do të ketë takim edhe në Gjorçe Petrov dhe Kumanovë. BDI do të mbajë takim në…
Sot mbahet seancë publike për rastin “Monstra” pranë Gjykatës Supreme. Sipas avokatit të të paditurve Naser Raufi, Prokuroria speciale publike duhet ta ndërmarrë lëndën që të merret vesh e vërteta. “PSP ka kompetenca dhe duhet ta ndërmarrë këtë rast, për shkak që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet deri te e vërteta për këtë lëndë”, deklaroi Raufi. Gjykatësit publikë në seancë publike duhet t’i shqyrtojnë ankesat për dënimet e përjetshme me burg, të cilat të paditurve ua shqiptoi Gjykata Themelore, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Seanca deri më tani është anuluar disa herë. Në këtë rast para…
Tryezë e rrumbullakët për cilësinë në hulumtimet në shkencat shoqërore dhe parandalimin e largimit të intelektualëve nga Republika e Maqedonisë – leksionet e mësuara dhe sfidat e ardhshme, do të mbahet sot në Shkup. Ngjarja është në organizim të Institutit për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – ISIE, në partneritet me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe Qendrën zvicerane për ekspertizë në shkencat shoqërore nga Lozana dhe në të do të merr pjesë Majkëlll Oksner, hulumtues i shquar i Institutit zviceran për ekspertizë në shkencat shoqërore nga Lozana. Në suaza të ngjarjes do të prezantohen edhe rezultatet prej dy…
Instituti për të Drejtat e Njeriut organizon debat të hapur në temën “Këshilli gjyqësor i RM-së garanci e pavarësisë gjyqësore!? në të cilin do të prezantohet raporti i tretë tremujor nga monitorimi i punës së Këshillit gjyqësor të RM-së për periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti. Në debat do të flasin kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, gjykatësja e Gjykatës Supreme të Sllovenisë në pension Maja Tratnik, gjykatësi dhe profesori universitar Lazar Nanev dhe avokati Xvonko Davidoviq.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë njëditore pune në Republikën e Kosovës, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës. Siç kumtoi SEP, Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Vejseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Në takime do të hapen çështjet për…
Memorandum për bashkëpunim i cili parashikon interaksion më të madh të institucioneve të sigurisë dhe bashkësisë akademike sot do të nënshkruajnë drejtori i Agjencisë për Zbulim i Republikës së Maqedonisë, Zoran Ivanov dhe dekani i Fakultetit për Siguri-Shkup Nikolla Dujovski. Fakulteti dhe Agjencia, mes vete do të bashkëpunojnë dhe në mënyrë të ndërsjellë do të ofrojnë mbështetje me qëllim të këmbimit të përvojave, diturive, edukimit dhe avancimit të kuadrove nga sferat në të cilat të dyja palët kanë potenciale kadrovike dhe të tjera. Bazë e bashkëpunimit është nevoja për interaksion më të madh të institucioneve të sigurisë dhe bashkësisë akademike,…
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Dibrës, njëherë edhe kryetari i deritanishëm, Ruzhdi Lata, sot ka vizituar një çerdhe në Dibër, ku ka përuruar fillimin e punimeve për zgjërimin e objektit të çerdhes, me ç’rast në profilin e facebookit “Ruzhdi Lata – faqja zyrtare” ka publkuar një tekst për ngjarjen dhe ka shoqëruar një foto me disa fëmijë të kësaj çerdhe, transmeton InfoShqip. Keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore është e rregulluar me konventën për të drejtat e fëmijëve, si dhe me Deklaratën për mbrojten e fëmijëve të miratuar nga kuvendi i Republkës së Maqedonisë. Nga Ambasada…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë ndërmjet minus 3 deri më 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nga 16 deri më 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperaturat do të jenë nga 8 deri më 21 gradë Celsius.
I ftuar ne emsionin e sontëm #Click Plus në Tv21 ‘Edhe një garë etnike për Kërçovën’ flet para qytetarëve kandidati i vetëm shqiptar për Kryetar komune z.Fatmir Dehari nga rradhët e BDI-së. Duke vlerësuar punën e deritanishme të pushtetit lokal në Kërçovë, u apelua deri tek të gjitha subjektet dhe komunitetet tjera në Kërçovë, bashkë me diasporën kërçovare, që të përkrahin kandidaturën e Dehari drejt fitores së radhës. Gjatë përballjes të Deharit me qytetarët një nga kërkesat e tyre ishte dhe çështja e fakultetetve të disperzuara UT dhe NT të cilët u mbyllën nga qeveria e atëhershme BDI-VMRO, ndërkaq Dehari…

