Sot mbahet seancë publike për rastin “Monstra” pranë Gjykatës Supreme. Sipas avokatit të të paditurve Naser Raufi, Prokuroria speciale publike duhet ta ndërmarrë lëndën që të merret vesh e vërteta.
“PSP ka kompetenca dhe duhet ta ndërmarrë këtë rast, për shkak që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet deri te e vërteta për këtë lëndë”, deklaroi Raufi.
Gjykatësit publikë në seancë publike duhet t’i shqyrtojnë ankesat për dënimet e përjetshme me burg, të cilat të paditurve ua shqiptoi Gjykata Themelore, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Seanca deri më tani është anuluar disa herë.
Në këtë rast para Gjykatës Supreme vepron prokurorja Liljana Spasovska, e cila paradokohe u emërua ushtruese e detyrës prokurore shtetërore publike në vendin e të shkarkuarit Marko Zvrlevski.
Pesë të akuzuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, që ka ndodhur më 12 prill të vitit.
Ndryshe, me burg të përjetshëm për rastin Monstra u dënuan Afrim Ismailoviq, Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq. Fejzi Aziri dhe Sami Luta për veprën penale terrorizëm si bashkëpjesëmarrës, ndërsa Haki Aziri si ndihmës në veprën penale “Terorizëm”, i cili gjatë hetimit kishte status të dëshmitarit të mbrojtur. Për Sejdi Ramin nuk kishte prova të mjaftueshme. Gjykata penale aktgjykimin për Monstrën e solli më 30 qershor të vitit 2014, ndërsa Gjykata e Apelit e konfirmoi në dhjetor të vitit 2015. Avokati Raufi ankohet se 15 muaj presin seancë të Supremes lidhur me ankesat e tyre pranë kësaj gjykate./Almakos

