Author: Rilinda

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vizitës, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në të cilin pritet të këmbehen mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre në sferat me interes të ndërsjellë. Theks i veçantë do të vendoset për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për rolin dhe mbështetjen e Luksemburgut në realizimin e këtij qëllimi strategjik. Në kuadër të vizitës, ministri Aselborn do…

Lexo më Shumë

Në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe Shoqatës të familjeve me një prind “Një Mundet” sot do të mbahet Takim rajonal për kandidatë për kryetar komunash dhe bartësit e listave të këshilltarëve për rajonin e Shkupit, në të cilën do të prezantohet nevoja për ndërmarrjen e masave konkrete në nivel lokal dhe sigurimin e mjeteve nga vetëqeverisja lokale për zhvillimin e qasjes deri te serviset për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës. Kandidatët do të nënshkruajnë Angazhim publik për zhvillimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve viktima të formave të ndryshme të dhunës,…

Lexo më Shumë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti. Bashkimi Demokratik për Integrim sot mban aktivitete në bashkësitë lokale, ndërsa konferenca shtypi sot do të kenë shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së Fatmir Besimi dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Lëvizja BESA sot organizon tubim me banorët në Bogovinë. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Çuçer Sandevës dhe mitingje në Shuto Orizarë, Butel…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 23 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Zjarr ka shpërthyer sot rreth orës nëntë në lagjen Gjorçe Petrov, në të cilin janë përfshirë kati i shtëpisë dhe konstruksioni i çatisë. Në zjarr nuk ka persona të lënduar. Një pjesë e mediave publikuan informata se bëhet fjalë për shtëpinë familjare të kandidatit për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit dhe ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shtëpia ka qenë pronësi e B.M. (58). Theksojnë se ekspertiza do të realizohet gjatë ditës kur do të krijohen kushte. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë disa automjete zjarrfikëse dhe zjarrfikës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot dërgoi apel deri te partitë politike që urgjentisht të ndërpresin me të gjithë incidentet dhe porositi se dhuna vetëm mund t’u sjellë dëm kandidatëve, partisë, procesit zgjedhor dhe shtetit. “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ashpër i dënon të gjithë incidentet deritanishme në virgjilje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor. Ato e prishin ambientin demokratik dhe procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe duhet të ndërpriten”, deklaroi sot Çiçakovski. Kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë, si dhe partitë politike të cilat ata i përfaqësojnë, theksoi Çiçakovski, nënshkruan kodeks për…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të deritanishme të përfaqësive diplomatikokonsullare në SHBA, nuk ka denoncime për qytetarë të vdekur ose të lënduar të Republikës së Maqedonisë në sulmin në Las Vegas, informojnë nga MPJ e Maqedonisë. Për nevojën eventuale, ndihmë ose informacione, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në telefonin kujdestar në Ambasadën e Maqedonisë në Uashington: +1 102 66 70501. Policia në Las Vegas kumtoi se të paktën 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 527 janë lënduar në sulmin e kryer dje në festivalin muzikor në Las Vegas. Personi i dyshuar për sulmin është identifikuar si Stiven Pedok (64) nga Nevada. Pedok…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Dibrës në një nga debatet elektronike dhe televizive që zhvillohen në mediat vendase ngriti akuza të rënda për kandidatin e Lëvizjes Besa për Kryetar komune z.Xhemail Çupi, mes tjerash ai akuzoi Çupin për blerje votash ndër qytetar. Lata e quajti fundërinë dhe mbeturinë Xhemail Çupin në debatin e zhvilluar midis tyre. Ishte kryefjalë për ditë me radhë ironia e Latës: ” Lëvizja Besa është produkt sllavo, islamik-indonezian i Singaporit”, përcjell Almakos. Deklaratat e tij të pavërteta e dëmtojnë pozicionin juridik të tij dhe janë jo vetëm joprofesionale por edhe të pandershme. Kjo shpifje është plotësisht tendencioze dhe…

Lexo më Shumë

Autostrada Kërçovë – Ohër është dëshmi për qeverisjen e paaftë, kriminale dhe shkatërruese të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit i cili qartë shihet se nuk mund të qetësohet me atë që tashmë nuk mund të dakordojë provizione për vete dhe bashkëpunëtorët e tij. Trasetë e gabuara, lëshimet në ndërtim, provizionet për Gruevskit, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra milion euro, para të qytetarëve që do të përdoren për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga paaftësia dhe krimi i VMRO-DPMNE-së. Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i sanon dëmet në autostradën Kërçovë – Ohër dhe autostradat tjera, investon në infrastrukturë…

Lexo më Shumë

Me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias më 4 dhe 5 tetor në Selanik do të mbahet takim i shefave të diplomacive të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, publikuan mediat greke. Ky do të jetë takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend dite më të gjerë dhe paraqet vazhdim të kontakteve të paradokohshme të Koxiasit me kolegët e tij nga këto tre vende gjatë Asamblesë së…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRODPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin në Sveti Nikole theksoi se populli mund ta krahasojë kohën kur ata ishin në pushtet me qeverisjen e deritanishme të pushtetit të ri që siç tha, punon në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kjo, sipas tij, duket me marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë, tentativat që të miratojnë ligje jokushtetuese dhe tentativa në Maqedoni të sjellin 150.000 emigrantë. Ai tha se pas 15 tetorit errësira do të largohet dhe do të vijë era e re. Paraqiti progres të madh në sigurimin e shtëpive, veçanërisht për të rinjtë përmes bashkëfinancimit nga qeveria, kredi të buta…

Lexo më Shumë